Bardhyl Xhama

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

bardhyl25.jpg
Bardhyl Xhama

Numri i vizitoreve

 

BARDHYL LAME XHAMA

( 13 qershor 1933) :

Mėsues i Merituar, shkrimtar, punonjės shkencor, gazetar.

Ka lindur nė Fterrė. Arsimin fillor e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn 7-vjeēare  dhe shkollėn e mesme pedagogjike i pėrfundoi nė Gjirokastėr nė vitin 1953 me rezultate tė shkėlqyera. Po kėtė vit emėrohet mėsues matematike nė gjimnazin “Asim Zeneli”. Qė nga viti 1954 deri nė 1959 punon nė arsim nė Delvinė, si mėsues . zėvendėsdrejtor e drejtor shkolle tetėvjeēare e gjimnaz. Gjatė kėsaj periudhe kryen studimet me korrespondencė nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė. Nga viti 1959 gjer nė vitin 1964 punon nė Sarandė si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri nė vitin 1969 ėshtė drejtor nė gjimnazin “Hoxha Tahsin” tė Sarandės.

Nė vitin 1969 transferohet nė Tiranė si redaktor e mė pas Sekretar Kolegjiumi i gazetės “Mėsuesi”. Nė vitin 1981 emėrohet zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė 1982 fillon punėn si Shef Sektori pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė  nė Institutin e Studimeve Pedagogjike. Nė vitin 1989 del nė pension.

          Si mėsues e kuadėr nė arsim ėshtė shquar pėr pėrgatitje tė lartė shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me  qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikė pėr fėmijė, romane, novela, vėllime me pėrralla, vėllime me rrėfenja etj.

               Tetė nga veprat e tij janė nderuar me ēmime nė konkurset kombėtare tė letėrsisė pėr fėmije e tė rinj.

Ka shkruar mbi njėqind pėrralla e tregime ne organet e shtypit, pjesė pėr teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarė dokumentarėsh televizivė etj.

Ka dhėnė ndihmesė tė veēantė  nė Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, si nėnkryetar i saj pėr njė kohė tė gjatė.

Mban shumė urdhėra e medalje dhe titullin “Mėsues i Merituar”

 

bardhyllpellumbi480.jpg
Libri i ri "Pellumbu me fjongo te kuqe"

Kliko per Videoclip me fotografi

Ditelindja - 13 qershor 2007 videoclip

lineee026.gif

book1.gif

 

TAKIM JUBILAR

 

            Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tėShqipėrisė, Shoqata Mbarėkombėtare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj nė bashkėpunim me Komunitetin fteriot tė Tiranės, organizuan mė 13 qershor 2003 Takim Jubilar kushtuar 70-vjetorit tė lindjes tė mėsuesit, shkrimtarit dhe gazetarit

Bardhyl Xhama.

            Nė kėtė takim morėn pjesė Ministri i Arsimit dhe Shkencės Luan Memushi, Shkrimtari i madh, Nderi i Kombit, Dritėro Agolli, Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė Limoz Dizdari, Akademiku Bedri Dede, deputeti Sabit Brokaj, Presidenti i Shtepisė Botuese Toena Fatmir Toēi e personalitete tė tjera. Morėn pjesė gjithashtu shumė shokė, ish nxėnės, miq e dashamirės tė Bardhylit dhe njė numėr i konsiderueshėm fteriotė me banim nė Tiranė.

            Fjalėn e hapjes e mbajti Z. Limoz Dizadari. Me vonė folėn Jakup Mato pėr kontributin e Bardhylit si mėsues, shkrimtari Skėnder Hasko pėr kontributin si shkrimtar pėr fėmijė, Guro Zeneli pėr kontributin si gazetar dhe nė emėr tė komunitetit fteriot tė Tiranės pėrshndeti Dilaver Shkurti. Pastaj folėn Dritėro Agolli, Fatmir Toēi, Luan Memushi, ish nxėnėsi i Bardhylit Josif Papagjoni. Nė emėr tė Shoqatės Mbarėkombėtare tė Shoqatės pėr Fėmijė e tė Rinj, komunikoi dhėnien e Ēmimit tė Karrierės e cila ju dorėzua nga akademiku Bedri Dedja.

 

            Takimi kaloi nė njė atmosferė tė gėzuar.

 

 

 

Nga fjala e Limos Dizdarit

Kemi ardhur nė tempullin e shkrimtarėve dhe artistėve. Ėshte festė disi e veēantė: kėtu ėshtė Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, Shoqata Mbarėkombetare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, por dhe Kominiteti Fteriot, para tė cilit mė duket se nuk dalim dot. E nderojmė dhe e respektojmė. Mirėse keni ardhur!

Mė vjen shumė mirė qė mblidhemi sot nė kėtė gėzim pėr tė nderuar mikun tonė Bardhyl Xhama. Ka shumė arsye qė vijmė kėtu. Ne tė gjithė nga fėmijėria jonė, qė e kujtojmė me mall, se kemi gėzime, kemi brenga, kemi shumė dashuri, qė ca i realizua, ca besojmė ti realizojmė e ca do tė mbeten pa realizuar.

Gjėnė mė tė bukur e bėjnė kėta shkrimtarėt pėr fėmijė. Nuk janė shumė tė mėdhenj, qė tė trondisin dheun kur kalojnė, si ca shkrimtarė tė rėndė, por janė pėrherė prezentdhe hyjnė nė zemrėn tonė, nė gjakun tonė, ashtu tė pėrzemėrt dhe secili mbart me vete kujtimet e fėmijėrisė.

Nė fėmijėrinė tonė, nė fėmijėrinė e Bardhylit, ka shumė ngjarje e mbresaAto i lamė diku larg pėr tė shijuar tani fėmijėrinė e fėmijėve tanė dhe tė nipėrve e te mbesave.

Ne jemi shumė tė gėzuar qė thesi me libra, baullja, valixhja ose rafti, apo biblioteka, janė tė mbushura dhe me librat e Bardhyl Xhamės, qė ėshte njė kontribut nė kulturėn tonė kombėtare.

Nė emėr tė shkrimtarėve, por dhe tė kompozitorėve, se Bardhyli ka shkruar dhe vargje e kėngė, i uroj shėndet, lumturi familjare, njė jetė tė gėzuar. I urojmė krijimtari tė vazhdueshme, sepse ai smund tė tjetojė pa letėrsi, si dhe pa ju, qė jeni tė gjithė miqtė e tė dashurit e tij.

Mirėseardhėt!

 

 

Fjala e Dritėro Agollit:

Unė kam kėnaqėsi tė madhe sot qė tė pėrshėndes e ti shtrėngoj dorėn shokut tim tė rinisė sė hershme tė shkllės sė mesme tė Gjirokastrės. Bardhyli qė nė atė kohė ka qenė njė nga njerėzit qė binte nė sy , jo vetėm si njeri i mendēėm e tepėr i edukuar, si njė nxėnės me tė gjitha kėrkesat pėr tė dalė i shkėlqyer, po ai ishte dhe njeri artist, jo vetėm nė punėn e tij, po dhe nė pamje dhe nė tė gjitha. Ka qenė e mbetet tepėr simpatik. Atėhere, do tė thosha unė, qė tė gjitha vajzat e gjimnazit, morepo tė gjithė qytetit, e kishin mendjen te Bardhyli. Pėrveē kėsaj, Bardhyli ishte artist i vėrtetė dhe nė drejtimin tjetėr, sepse nė tė vetmin teatėr qe ishte atėhere, teatri i shkollės sė mesme, sepse nuk kishte nė qytet, ky merrte pjesė nė grupin teatral dhe mė kujtohet qė lozja edhe unė. Nuk isha i shquar, po lozja nė rolet gjysmėkomikė. Mė kujtohet qė kemi lojtur komedine e Ēajupit "Pas vdekjes" dhe tė tjera. Ky dhe Gaqo Veshi etj. shquheshin.

Qė atėhere botonte, bėnte pjesė nė rrethin letrar tonin. Mė vonė ai u bė njė arsimtar i shkėlqyer, i dalluar, mė vonė drejtor. Dhe kėshtu eci puna e tij paralel nė tri fusha: nė fushėn e pedagogjisė, nė fushėn e publicistikės pedagogjike dhe nė fushėn e krijimtarisė sė letėrsisė pėr fėmijė.Dhe tė tria kėto fusha i ka me vlera tė larta. Sepse mund tė jesh tepėr i dalluar nė njė fushė, po nė tjetrėn nuk je. Kurse Bardhyli nė tė tria ka qenė i shkėlqyer. Ėshtė shquar jo vetėm si njeri qė jepte mėsim bukur, por dhe si organizator i arsimit, me mendime tė drejta pedagogjike dhe tė mendēme. Kurse nė publicistikė nuk ėshte dalluar vetėm nė fushėn pedagogjike e arsimore, po dhe nė anėn sociale tė jetės, tė kulturės e tė tė gjithave.

Por do them qė Bardhyli ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė lėmin e letėrsisė pėr fėmijė, qė nga libri i parė "Pėrrallat e detit" e deri te "Djali me tre brirė" i vitit 2002. Me kėto ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ndezjen e fantazisė sė fėmijėve pėr animizimin e sendeve, qė ti bėjė sendet e kafshet tė flasin si njerėz, tė nxjerrė nė dukje aksioinin, qė u pėlqen tepėr fėmijėve. "Pėrrallat e detit" kanė lindur, siē e tha Skėnderi, edhe nga eksperienca e tij, ka qenė zhytės i shkėlqyer e notar shumė i mirė dhe jo vetėm se ka lindur e ėshtė rritur nė bregdet, por ėshtė vetė person i tillė. Se ka njerėz qė lindin nė bregdet, po mbyten nė njė legen me ujė.

Pėr kėtė gjė arriti dhe 70 vjet, po ma merr mendja se ėshtė njė kockė e fortė, qė do tė arrijė mbi 85, them se afėr 101, veēanėrisht nė kėtė shekull, qė do tė na arrijė mosha mesatare 145 vjet.

Urime Bardhylit, po dhe komunitetit fteriot!

 

 

Fjala e Ministrit tė Arsimit e tė Shkencės, Zotit Luan Memushi

Pėrshėndetje tė gjithėve!

Unė jam kėtu nė funksion tė detyrės pėr tė nderuar njė nga figurat e shquara tė arsimit shqiptar, zotin Bardhyl Xhama.

Unė jam kėtu pėr tė treguar kontributin nė fushėn e arsimit tė familjes Xhama, sepse ajo ėshtė familje qė ėshtė pėrfaqėsuar nė fushėn e arsimit jo vetėm nga zoti Bardhyl, por dhe nga pjesėtarė tė tjerė tė familjes.

Unė jam kėtu pėr tė vlerėsuar vetė Bardhylin si mėsues, si drejtues shkolle, si drejtues nė seksionet e arsimit, nė kabinetet pedagogjike, nė strukturat botuese deri nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, nė Institutin e Stdudimeve Pedagogjike dhe si punonjės i shquar i Ministrisė sė Arsimit tė atyre viteve nė fushėn e gazetarisė pedagogjike.

Unė jam kėtu si njė bashkėudhėtar nė fushėn e arsimit pėr tė treguar se njė nga vlerėsimet e larta qė i ėshtė bėrė Bardhylit nė punėn e tij pėr kontributet nė arsim,(Titulli "Mėsues i Merituar" shėnimi ynė) i ėshtė dhėnė atij nė njė vend simbolik, siē ėshtė Mirdita, nė pėrvjetorin e njėqindtė tė shkollės sė parė shqipe.

Jam kėtu pėr tė vlerėsuar jo vetėm Bardhylin, por gjithė kontributin e fteriotėve, qė, me thėnė tė drejtėn, nė aspektin intelektual gjithė krahina e Labėrisė i vlerėson dhe i respekton. Jam kėtu si bir i Labėrisė dhe jam kėtu dhe me funksion pėr tė vlerėsuar pėrmes Bardhylit gjithė kontributet e gjithė arsimtarėve, veēanėrisht ata qė janė tė spikatur si Bardhyli.

Urime e jetė tė gjatė!

 

 

Nga fjala e z. Fatmir Toēi

Pėrfitoj nga rasti dhe unė qė ti bėj njė urim publik Bardhylit me rastin e 70-vjetorit. Arsyet e mia pėr kėtė pėrshėndetje janė dy: e para se te ne janė botuar disa nga librat e fundit tė Bardhyl Xhamės, do tė thoja, disa nga librat mė tė suksesshėm dhe mė tė shitur, madje qė kanė patur fatin tė ribotohen disa herė, gjė qė ndodh rrallė me autorėt shqiptarė nė kėtė periudhė.

Sė dyti, nė luginėn tonė jemi afėr, jemė shumė komshi. Bile shtėpitė e fisit tim janė midis Kuēit e Fterrės dhe unė nuk di nganjėherė jam nga Kuēi apo nga Fterra. Kur bėhet fjalė pėr arsim e dituri, them se i kam miqtė fteriotė.

Shkenca thotė se nuk janė ndonjė gjė e madhe 70 vjet nė jetėn e njė njeriu. Dhe kėtė e shohim edhe te Bardhyl Xhama, fare mirė nė konstrukt, por mbi tė gjitha shumė i suksesshėm dhe njė nga njerėzit mė miqėsorė qė kam njohur nė marrėdhėniet e punės nė fushėn e botimeve.Kėtė e tregon shumė mirė edhe pjesėmarrja kaq e nderuar dhe kaq e zgjedhur nė kėtė sallė.

Sė fundi, dua tė bėj njė kompliment pėr unitetin e fteriotėve, tė cilėt, pėr gjithė krahinėn tonė nė pėrgjithėsi, japin njė shembull tejet me vlerė, kur bėhet fjalė pėr frymėn e bashkėpunimit, pėr frymėn e miqėsisė, pėr frymėn e bashkimitKjo duket dhe nė kėtė organizim pėr tė festuar 70-vjetorin e mikut tonė Bardhyl Xhama, gjė qė lidhet edhe me njė faktor tė rėndėsishėm, traditėn shekullore arsimdashėse tė fshatit, qė ka nxjerrė shumė mėsues e hoxhallarė.

 

 

Gazetari qė ruhet nė memorien e Mėsuesisė

 

Shkrimet e para i  ka nisur qė  nė rrethin letrar  tė Gjimnazit " Asim  Zeneli" nė Gjirokastėr. Ka botuar nė organe qėndrore, qė kur ka qėnė nė shkollėn 7- vjeēare. Profesionin e gazetarit e  ka  nisur nė fillim tė viteve '60-tė. dhe  e ka ushtruar pėr 14 vjet, si redaktor e si sekretar kolegjiumi nė gazetėn "Mėsuesi", ku ka luajtur rolin e gazetarit profesionist dhe njeriut tė mirė, ashtu siē e ka luajtur kėtė rol dhe si zv/drejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe si Shef i Sektorit te Gjuhės e Letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike pėr 10 vjet tė tjerė.

Qė kur ishte korrespondent i gazetės "Mėsuesi" nė Sarandė, Kryeredaktori me emer, Sofokli Afezolli, nė rėvistėn "Tribuna e Gazetarit", shkruante: "Nė shkrimet e  Bardhyl Xhamės, nuk ka nevojė tė vėsh dorė". Bardhyli ka shkruar, duke shkuar me penėn e tij, nė tė gjitha qytetet dhe rrethet e Shqipėrisė, madje deri nė fshatrat mė tė thella tė vendit tonė e deri dhe nė Kosovė nė vitin 1972 dhe nė Turqi nė vitin 1980-tė. Kjo veprimtari ėshtė vlerėsuar me dy urdhėra "Naim Frashėri": "Pėr shkrime me cilėsi nė lėmin e gazetarisė pedagogjike".

Bardhyli ynė, ka qėnė gazetar qė ka studjuar, gazetar qė ka diskutuar dhe gazetar qė ka shkruar duke saktėsuar mendimet e idetė e tij, si gazetar e si studjues pedagogjik. Si gazetar, ka shkruar me shpirt tė pasur e me mėndje tė kthjellėt, duke ēmuar dhe dashuruar penėn, tė cilėn ia pėrkushtoi arsimit e kulturės, duke respektuar e pėrjetuar, dhe problemin, dhe mėsuesit e nxėnėsit, vėndlindjen - Fterrė, vėndrritjen - Sarandė dhe vėndbanimin -Tiranė.

Bardhyli, si penė me arsye, ka patur ndjeshshmėri e dinjitet profesional, ka patur sy-kritik e aftėsi seleksionuese e pėrgjithėsuese, ka ditur tė pėrdorė semantikėn e fjalės sė shkruar. Gjithashtu, ka ditur: dhe tė shkruaj, dhe tė redaktojė, duke kryer njė veprimtari tė ēmuar krijuese, duke kapur e trajtuar probleme tė rėndėsishme pėr arsimin e pėr kulturėn,
pėr sportin e pėr probleme sociale, duke pėrcjellė me mjeshtėri tek lexuesi, mesazhin e  punės  pedagogjike e arsimore.

Bardhyli  ka shkruar nė tė  gjitha gjinitė e gazetarisė, sepse ka ditur tė bėjė lajmin e artikullin, reportazhin e portretin, skicėn e tregimin, dhe deri humorin, duke pėrfituar njėherazi dhe njė pėrvojė krijuese, qė mė vonė iu bė bazė pėr tė shkruar dhe libra pėr fėmijė.
Artikujt e Bardhylit kanė qėnė nga mė tė lexueshmit nė faqet e gazetės "Mesuesi",apo nė revistėn pedagogjike, sepse dhe stili i tė shkruarit tė tij mbetet i pastėr e joshės, si kur lavdėronte, dhe kur fshikullonte. Ka ngelė kuptimplote, nė ato vite, replika:  - Bardhyl Xhama gazetar, ca kanė frikė, ca kanė llahtar,.me pėrgjigjen: - Kanė tė drejtė ēėshtė e vėrteta, njė
gabim tė merr gazeta.

Pra, me veprimtarinė qė ka kryer nė gazetari, duke botuar mbi 500 artikuj  e 10 studime pedagogjike, kryesisht, nė faqet e gazetės "Mėsuesi" dhe nė Revistėn e studimeve pedagogjike, ka ngelur e do tė mbetet nė memorjen e gazetarisė arsimore e pedagogjike
tė mėsuesisė shqiptare, si njė gazetar cilėsor, qė ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė lėmin e gazetarisė pėr arsimin e  kulturėn.

Duke pėrfunduar, dėshiroj t'i uroj Bardhylit tone, jetė sa mė gjatė e krijimtari tė freskėt dhe pėr gazetėn e pėrdymuajshme "Fterra Jonė", nė emėr tė sė cilės, dua t'i dhuroj njė tufė mė tri lule: si mėsues, si gazetar dhe si shkrimtar.                         

                            Guro   ZENELI

Tiranė, 13 qershor 2003

 

 

scan0003.jpg

LULI - PĖRHERĖ BUZĖGAZ, KURDOHERĖ KRIJUES

 

Njė jetė tė tėrė, nga fėmijėria deri sot nė moshėn e thyer e kam njohur nga afėr Lulin, siē e thėrresin shpesh Bardhyl Xhamėn. Nė mėndje mė ėshtė fiksuar fytyra e tij e dashur, buzagaze. Gjithmonė e pėrfytyroj midis shokėsh e miqsh dashamirės  e me humor. Luli  ka shumė shokė e miq, di t'I nderojė, prandaj dhe ata e duan dhe e respektojnė ēiltėrsisht. Por mbi tė gjitha ai di tė krijojė njė atmosferė gazmore me shokėt, me fjalėn e tij tė mėnēur, me humorin e kėndshėm, me kulturėn e gjerė dhe shpirtbardhėsinė.  Ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje dhe qė mė shtyu tė shkruaj dy radhė pėr tė ėshtė njė fakt tjetėr. Luli kurdoherė dhe nė ēdo rast  ka qenė i dalluar, si i  talentuar , shumė i zoti  nė mėsime  dhe aftėsi tė shumta tė tjera.

            Gjatė shkollės fillore ai tėrhiqte vėmendjen e mėsuesit dhe tė shokėve jo vetėm si njė nxėnės i dalluar nė klasė,por shquhej  pėr shkathtėsi tė veēantė nė lodrat. Mė ka mahnitur dhe mė kujtohen edhe sot disa lodra "magjepėse" qė sajonte, si  biseda midis dy shurdhėve, tjetra me gjelat, ose ajo kur fuste gjembin nė njė qoshe tė shkollės, e fshihte midis gishtave, pastaj tėrhiqte turmėn e nxėnėsve pas, ta shihnin si e nxori nė anėn tjetėr tė ndėrtesės. Tė tilla lodra, veē atyre tė zakonshmeve, si zjarrēI, topimesazi etj, ai organizonte shpesh. Pėr humor po shtoj se edhe me llastiqe ai shquhej dhe unė e kisha zili se ai kishte vrarė edhe cirko, qė ishin aq dinake. Shumė nga ne tė tjerėt arrinim deri te mėllenjat e ndonjė grifshė.

Nė shkollėn shtatėvjeēare nė Gjirokastėr ishim pėrsėri bashkė, por ai njė klasė mė lartė. Mbaj mėnd se shpesh emri i tij ishte nė tabelėn e nderit dhe ndėr tė parėt, qė i jepej fleta e nderit. Qė ishte me tė gjitha notat shumė tė mira as qė bėhej fjalė.  Dhe nuk ishte e lehtė tė ishe i pari ose ndėr tė parėt nė klasėn e tij, se kishte disa nxėnės gjirokastritė shumė tė zotė.

Nė gjimnaz shpėrthyen me tėrė gjallėri aftėsitė e Lulit, nė mėsime dhe nė shumė veprimtari jashtėshkollore. Qė ishte nxėnėsi mė i mirė i klasės  kuptohet po tė tregoj se fill pasi mbaroi maturėn, ai u emrua pedagog po nė atė gjimnaz. Dhe pedagogėt hijerėndė qė kishin mbaruar universitetet nė Paris, Athinė, Romė e pranuan me respekt tė ulej nė njė tavolinė me ta. Dhe unė pata fatin tė jem nxėnės i tij. Bardhyli jepte matematikė nė klasat e tjera dhe metodikė vizatimi nė klasėn tonė tė maturės. Ē'I lidhte matematikėn dhe vizatimin, qė i jepte njė pedagog? I lidhte talenti dhe aftėsia e Lulit. Por nuk shkėlqeu vetėm nė mėsime nė gjimnaz. Ai ndiqte rrethin letrar dhe atje mori shtysat si shkrimtar i njohur i sotshėm, nė letėrsinė pėr fėmijė. Ai sot ėshtė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė kėsaj letėrsie. Unė diēka kam shkruar pėr njė libėr tė tij, por si kritik letrar i ngelem borxhli. Luli luante nė teatrin e shkollės dhe pati njė shkėlqim tė veēantė si sportist. Nė Baēe tė Teqesė si voleibollist e duartrokitėm shpesh me entusiazmin e tifozėve. Dhe kėtu shkėlqente midis lojtarėve tė tjerė tė zotė si Ndrico dhe Hashorva. Njė djali tė tilė plot virtyte e hire iu bėnė "jashik" e admirues vajza edhe tė klasės sime. Ndonjera edhe ma pat shprehur simpatinė qė ushqente. Por shpirtin e Lulit e kishin bėrė pėr vete vyrtytet e njė vajze fisnike  tė Delvinės qė iu bė shoqe jete, Feraseti.

Mė vonė, si  drejtor i gjimnazit tė Sarandės. Dhe kjo shkollė shpejt tėrhoqi vėmendjen pėr rezultatet dhe talentet qė pėrgatiti. Dikur ne shkruanim se shkolla ėshtė pasqyrė e drejtorit. Dhe rasti i kėtij gjimnazi e provon kėtė. Qė nga Saranda e mė vonė nė gazetėn "Mėsuesi" ai u shqua pėrsėri si gazetar i talentuar. Mbaj mend njė herė, kur punoja nė gazetėn ,"Mėsuesi' dhe Luli ishte ende nė Sarandė, sekretari i kolegjumit, njė ndėr gazetarėt mė tė talentuar tė kohės, solli njė artikull dhe shtoi: "Kėtė shkrim po e ēoj direkt nė shtypshkronjė, s'ka nevojė pėr redaktim, e ka shkruar Bardhyli. " Tė fitoje besimin e atij gazetari qe njė sukses i veēantė. Unė kam ndjerė pėrherė kėnaqėsi dhe krenari qė Fterra jonė ka nxjerrė djem si Luli ynė i dashur. Ai pėrherė ėshtė krijues, veprues. Dhe andej nė Amerikė shkruan poezi tė bukura humoristike, gjuan peshk nė Oqean, si Heminguej,( Kam pėrshtypjen se  ishte lindur pėr pėrmasa oqeani) na dėrgon pėrshėndetje tė pėrmallshme. Dhe ne, me dashuri e mall,  i urojmė gjithė tė mirat.

                                                                                                                          Jakup MATO

Nr. 31 – dhjetor. 2002

0001.jpg
Bardhyl Xhama

001kampion.jpg
kampjoni i peshkut ne Boston

004b.jpg
Perse mendojne keta male...

0002.jpg

0003.jpg

006violaparlament.jpg
Edhe Viola ne parlamentin e Fterres

001.jpg

002.jpg

003.jpg

004.jpg

005.jpg

008.jpg

006.jpg

009.jpg

010.jpg

011.jpg

012.jpg

014.jpg

013.jpg

015.jpg

016.jpg

019.jpg

020.jpg

021.jpg

022.jpg

023.jpg

025.jpg

026.jpg

028.jpg

031.jpg

Kliko ketu faqen "Fterra"

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA