Bardhyl Xhama

Ne kthetrat e Piratit

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

08pirati.jpg

 “NĖ KTHETRAT E PIRATIT”

- Roman -

Autori: Bardhyl Xhama     

Shtėpia Botuese “TOENA”

 

R e c e n s ė

                              

                                    Romani “Nė kthetrat e Piratit”, i shkrimtarit Bardhyl Xhama, ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Toena” nė vitin 1997 dhe ka qenė i suksesshėm nė tregun e librit pėr fėmijė e tė rinj.

                                     Nė vitin 1997, nė Konkursin Kombėtar tė Letėrsisė pėr Fėmijė e tė Rinj, fitoi ēmimin “Tasim Gjokutaj”, si libri mė i mirė i vitit pėr fėmijė i Shtėpisė Botuese “Toena”.

                                     “Pirati” i pėrshkruar nė kėtė roman, nuk ėshtė personazh i shekujve tė shkuar, por njė “Pirat” i ditėve tona, qė ka braktisur shkollėn dhe, duke qenė mė i madh nė moshė e nė bėma, tėrheq nė rrugėn e krimit nxėnėsin mbetės e rrėmujaxhi Besnik Bregu, qė, gjithashtu, braktis shkollėn nėn ndikimin e “kapos” mė tė rritur.

                                       Ngjarjet e romanit, sa reale aq dhe tė fantazuara, vendosen nė bregdetin e Sarandės nė vitet 1988-1989. Por ato janė plotėsisht aktuale edhe sot, kur dihet qė braktisja e shkollės ėshtė bėrė dukuri shqetėsuese qė ushqen edhe botėn e krimit nga adoleshentėt. “Piratė” me maska e  tė armatosur janė shfaqur e shfaqen edhe sot kėrcėnueshėm nė mjediset e jetės sonė, madje dhe nė shkolla. Ndaj  vlerėsojmė qė romani ka njė tingėllim aktual dhe ndikim tė fuqishėm edukativ pėr nxėnėsit e klasave tė larta tė shkollės nėntėvjeēare, tė cilėve u adresohet.

                                          Romani ka vlera tė spikatura ideoartistike. Kompozicioni ėshtė i qartė dhe i thjeshtė, gjuha ėshtė koncize, e zgjedhur, e pasur me fjalė tė rralla, me frazeologji e tė folme tė figurshme, ka pėrshkrime tė bukura tė natyrės, sidomos tė detit, ka analiza tė mirėfillta psikologjike tė botės sė brendshme tė personazheve , dialogėt janė tė goditura, personazhet kryesore janė skicuar mirė etj.

                                           Pėr tė nxitur leximin e pėr tė kuptuar mė mire shtjellimin e ngjarjeve, romani prej 136 faqesh ėshtė ndarė nė 15 kapituj, secili me titull mė vete. Nė ta shpalosen gjithė bėmat e personazheve, hap pas hapi, jeta shkollore e aventurat e shumta tė moshės, dalja nė skenė e Piratit dhe joshja e Besnikut pas tij, kalimi dalėngadalė nga gėnjeshtrat e shkeljet e normave tė moralit, deri te vjedhjet e plagosjet me armė tė ftohta

                                           Nė roman, edhe pse disi mė shkarazi, pėrshkruhet dhe jeta nė familje, nė shkollė e nė shoqėri e personazheve kryesore. Pra, ngjarjet kanė njė sfond, nė njė vend dhe nė njė kohė tė caktuar, konkretisht nė fund tė viteve tetėdhjetė.                                           Romani ka edhe vlera njohėse, veēanėrisht pėr bregdetin e Sarandės, pėr kafshėt e peshqit, pėr gjuetinė e nėnujshme, pėr mėnyrėn e jetesės pėr kohėn etj.

                                           Fundi i romanit  mendojmė se ėshtė origjinal dhe jashtė skemave tė zakonshme. Besnik Bregu, edhe pse i penduar qė u fut nė rrugėn e krimit, nuk arrin ende tė bėjė kallėzimin nė organet pėrkatėse dhe kjo sepse Pirati e ka nuhatur se po hetohet pėr arrestim dhe arratiset me not nga brigjet e Ksamilit pėr nė ishullin e Korfuzit. Nė kėtė mėnyrė ēėshtja mbetet e hapur, ndofta pėr njė libėr tė dytė.

 

Tiranė, qershor 2006                         

                                         

Enter supporting content here

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA