Bardhyl Xhama

Biografi

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

bardhylgif.gif

A U T O B I O G R A F I

 

Bardhosh (Bardhyl) Lame Xhama, i datėlindjes 30 qershor 1934,  Mėsues i Merituar, shkrimtar, punonjės shkencor, gazetar, paraqes biografinė e shkurtėr si mė poshtė:

Kam lindur nė Fterrė tė rrethit tė Sarandės nė njė familje intelektuale. Babai im, Lame Xhama,. u arsimua nė Normalen e Elbasanit, punoi tėrė jetėn si mėsues e drejtues shkollash dhe ka marrė titullin Mėsues i Popullit.

Arsimin fillor e kam kryer nė vendlindje, ndėrsa shkollėn 7-vjeēare  dhe shkollėn e mesme pedagogjike i pėrfundova nė Gjirokastėr. Nė vitin 1953, mbasi mbarova  shkollėn e mesme me rezultate tė shkėlqyera, jam emėruar nga Ministria e Arsimit mėsues matematike nė gjimnazin “Asim Zeneli” tė Gjirokastrės. Qė nga viti 1954 deri nė 1959 punova nė arsim nė Delvinė, si mėsues . zėvendėsdrejtor e drejtor shkolle tetėvjeēare e te mesme. Gjatė kėsaj periudhe kreva studimet me korrespondencė nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė me rezultate tė larta. Nga viti 1959 gjer nė vitin 1964 punova nė Sarandė si inspektor arsimi e drejtor kabineti pedagogjik, ndėrsa nga viti 1964 deri nė vitin 1969 kam punuar si  drejtor i gjimnazit tė Sarandės.

Nė vitin 1969 transferohem nė Tiranė si redaktor e mė pas Sekretar Kolegjiumi i gazetės “Mėsuesi”. Nė vitin 1981 emėrohem zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė 1982 filloj punėn si Shef Sektori pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė  nė Institutin e Studimeve Pedagogjike. Nė vitin 1989 kam falur nė pension.

Si mėsues e kuadėr nė arsim jam vlerėsuar pėr pėrgatitje tė lartė shkencore, metodike e drejtuese dhe pėr rezultate tė larta nė mėsimin dhe edukimin e brezit tė ri.

Si gazetar e studiues kam shkruar me  qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike  nė ndihmė tė shkollave, veēanėrisht pėr metodat e mėrinit dhe tė edukonit, stilin e metodėn e punės drejtuese  dhe lėndėt shoqėrore , kryesisht pėr gjuhėn e letėrsinė shqipe.

Si shkrimtar kam botuar njėmbėdhjetė libra artistikė pėr fėmijė, romane, novela, vėllime me pėrralla, vėllime me rrėfenja etj. Kam botuar qindra pėrralla e  tregime nė organet e shtypit , kam shkruar e janė vėnė nė skenė dy pjesė pėr teatėr kukullash pėr fėmijė, kam shkruar pėr radion e televizionin disa  radio tregime e novela, Me skenarėt e mi janė shfaqur disa filma dokumentarė etj.

Veprat letrare pėr fėmijė, tė nderuara me ēmime nė Konkurse Kombėtare, janė: ‘Pėrrallat e detit”, “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive”. “Ekspedita e kaltėr” “Zjarrfikėsi i pyllit”,  “Pse qau delfini?’,  “Nė kthetrat e Piratit”, “Lejleku me akullore”  dhe ‘Djaloshi qė kapte rrufetė”.

Nė 70-vjetorin e lindjes jam nderuar me  “Ēmimin e Karrierės” Pėr merita tė veēanta e nė vazhdimėsi nė fushėn e arsimit, tė studimeve pedagogjike, tė gazetarisė e si veprimtar shoqėror jam nderuar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punės, Medaljen Pėr Veprimtari tė Shquar Shtetėrore e Shoqėrore, me Urdhrin ”Naim Frashėri” tė klasit tė tretė, me Urdhrin  “Naim Frashėri”, tė klasit tė dytė dhe me titullin e lartė “Mėsues i merituar”.

Pas viteve 90, duke qenė pensionist, kam qenė ndėr nismėtarėt kryesorė pėr krijimin e Shoqatės Mbarėkombėtarė  tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, kam punuar me pėrkushtim pėr drejtimin e mbarėvajtjen e shoqatės dhe, pėr gati 10 vjet, kam qene nėnkryetar i saj

Edhe tani punoj sistematikisht e shkruaj libra artistikė pėr fėmijė. Njėkohėsisht, jap kontribut tė veēantė  nė Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj

Jam i martuar , kam tre fėmijė e shtatė nipėr e mbesa.

               

        Tiranė, 20 korrik 2006          Bardhosh (Bardhyl)  Xhama

 

Shėnim: Nė dokumente zyrtare jam i regjistruar Bardhosh, ndėrsa opinioni publik me njeh me emrin Bardhyl

 

 

 

line01.gif

Tė dhėna pėrmbledhėse pėr jetėn e veprimtarinė e 

Mėsuesit tė Merituar, studiuesit, gazetarit dhe shkrimtarit

BARDHYL  XHAMA

1.Si mėsues

 

-Shkollėn  fillore e kreu nė vendlindje, ne Fterrė tė rrethit tė Sarandės. Shtatėvjeēaren dhe tė mesmen pedagogjike, si degė e gjimnazit “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, i mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė tė gjitha lėndėt.

-Nė gjimnazin “Asim Zeneli”, nė vitet 1949-1953, ishte pjesėtar aktiv i rrethit letrar tė shkollės, njė nga mė tė dalluarit nė vend, ku  merrnin pjesė dhe Dritėro Agolli, Ismail Kadare e shumė tė tjerė. Poezitė e para i botoi nė organet e shtypit qendror qysh kur ishte nė shtatėvjeēare.

-Nė  vitet shkollore ka marrė pjesė aktive nė veprimtaritė jashtėshkollore, ėshtė marrė gjerėsisht me sport, me teatėr, me balet, me kor etj., qė i kanė ndihmuar shumė nė punėn e mėvonshme me nxėnės e mėsues.

-Nė basketboll , nė hendboll dhe atletikė ka pėrfaqėsuar Gjirokastrėn nė  kampionatet kombėtare tė kategorisė sė parė, nė volejboll e futboll ka luajtur me Delvinėn e Sarandėn nė kategorinė e dytė.

-Pėr rezultate tė shkėlqyera nė marrjen e maturės pedagogjike, nė vitin shkollor 1953-54, nė moshėn njėzetvjeēare,  Ministria e Arsimit e emėron  “profesor matematike” nė gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, aty ku mbaroi maturėn. Ka qenė vit i vėshtirė dhe i suksesshėm. Ata qė kishte shokė, iu bėnė nxėnės, ata qe kishte mėsues, iu bėnė kolegė dhe e ndihmuan.

-Arsimin e lartė me korrespondencė nė Universitetin e Tiranės, Dega Gjuhė – Letėrsi Shqipe, e vazhdoi me kėmbėngulje dhe e pėrfundoi me  mbi dy tė tretat e notave “shumė mirė”.

-Pėr punė shembullore si mėsues, drejtues shkolle, gazetar e studiues ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punės, Medaljen “Pėr shėrbime tė shquara shtetėrore e shoqėrore”, Urdhrin “Naim Frashėri” tė klasit III, Urdhrin “Naim Frashėri” tė klasit II, si dhe me titullin e lartė “Mėsues i Merituar”

 -Ka dhėnė mėsim nė shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme nė Gjirokastėr, Delvinė e Sarandė, pothuaj  tė gjitha lėndėt,por mė shumė matematikė-fizikė.

 -Ka qenė drejtor e zėvendėsdrejtor nė shkollat e mesme (gjimnaze) tė Delvinės e pėr njė kohė mė tė gjatė nė Sarandė.

 -Ka qenė inspektor i arsimit nė  komitetin ekzekutiv. tė Sarandės pėr rreth 5 vjet , si dhe drejtor i kabinetit pedagogjik tė rrethit.

 -Ka pasur marrėdhėnie miqėsore e korrekte me nxėnėsit, me kolegėt e vartėsit, me prindėr e qytetarėt dhe ka gėzuar respektin e tyre.

 

2.Si gazetar e studiues.

  

  -Ka punuar mė shumė se 10 vjet nė redaksinė e gazetės “Mėsuesi”, nė Ministrinė e Arsimit e tė Kulturės, qė nga viti l969. Nė fillim ka qenė redaktor nė kėtė gazetė e mė pas Sekretar i Kolegjiumit tė gazetės.

   -Si gazetar ka shkruar me qindra artikuj nė ndihmė tė mėsuesve, ku janė shquar artikujt pėr drejtimin e shkollės dhe pėr metodat e mėsimdhėnies e tė edukimit.

     -Nga gazeta “Mėsuesi” ėshtė transferuar nė vitin 1982 e ka punuar pėr njė vit zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor e mė pas, pėr gati 10 vjet, nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, si Shef  i Sektorit tė Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe.

      -Nė kėto vende pune ka dhėnė kontribut me vlerė nė  hartimin e  programeve e tė teksteve shkollore, veēanėrisht tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, qė nga klasa e parė fillore e deri nė maturėn e shkollės sė mesme.

       -Gjatė kėsaj kohe ka ndjekur e kryer shumė studime shkencore, si pėr leximin letrar nė shkollėn tetėvjeēare, pėr lidhjen e gjuhės me letėrsinė nė shkollat e mesme, pėr rolin kualifikues tė kabineteve pedagogjike tė rretheve, pėr metodat e mėsimit etj. Me bashkautor ka botuar dhe njė libėr tė veēantė pėr pėrvojėn e shkollės sė mesme bujqėsore tė Delvinės. Ka drejtuar studimin pėr profilizimin e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme nė degėt shoqėrore e matematiko-natyrore. Shumica e studimeve janė botuar nė “Revistėn pedagogjike”,  nė gazetėn “Mėsuesi” e nė botime tė veēanta pėrmbledhėse  pėr shkollat.

.        –Ka pėrgatitur e mbajtur nė seminare kombėtare e konferenca shkencore mbi 30 tema pedagogjiko-shkencore pėr problemet e shkollave.

 

          3. Si shkrimtar

 

         -Ka botuar 11 libra  pėr fėmijė:

1. Pėrrallat e detit, 1975 (vėllim me pėrralla). Nderuar me ēmim .

2. Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive,1977 (novelė). Nderuar me ēmim.

3. Ekspedita e Kaltėr, l980 (roman fantastik-shkencor). Nderuar me ēmim.

4. Zjarrfikėsi i pyllit, 1987 (vėllim me pėrralla). Nderuar me ēmim.

5. Tėrfili me katėr flete, 1989 ( novelė e pėrralla).

6. Pse qau delfini , 1996 ( 50 rrėfenja). Nderuar me ēmimin  “Mitrush Kuteli”

7. Nė kthetrat e Piratit, 1997 (roman). Nderuar me  ēmimin “Tasim Gjokutaj, si libri mė i mirė i vitit. i Shtėpisė Botuese “Toena”:

8. Lejleku me akullore, 1998 (vėllim me pėrralla).Nderuar me ēmimin “La Fonten”.

9. Djaloshi qė kapte rrufetė, 2000 (60 rrėfenja).Nderuar me ēmimin “Bekim Harxhi”.

10. Djali me tre brirė, 2002 (Vėllim me pėrralla).

11. Tre vėllezėrit, 2004 ( pėrrallė, sipas novelės “Tėrfili me katėr fletė”)

Pra, nga 11 libra tė botuar, 8 janė nderuar me ēmime tė ndryshme kombėtare, ndėrsa 6 libra janė pėrfshirė nga Ministria e Arsimit nė listėn e librave pėr leximet jashtė klase tė nxėnėsve.

 Vitet e fundit janė ribotuar nga 2 gjer 4 herė mė shumė se gjysmat e librave te botuara

-Janė shkruar  dy pjesė pėr teatrot e kukullave, tė cilat janė shfaqur nė Sarandė.

-Janė botuar mbi 100 tregime e pėrralla nė gazeta e revista pėr fėmijė

-Janė pėrgatitur pėr radion e televizionin dhjetėra skenarė, teletregime e telenovela pėr fėmijė, qė janė transmetuar disa herė.

-Janė pėrgatitur tre skenarė pėr filma dokumentarė me metrazh tė gjatė, njė pėr shkollat e mesme tė vendit, dy tė tjerėt pėr vizitė tė ansambleve artistike shqiptare nė Kosovė e nė Turqi.

 Pėr krijimin e veprave cilėsore dhe ndihmesė tė veēantė nė krijimin e drejtimin e Shoqatės Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, mė 13 qershor tė vitit 2003 ėshtė nderuar me “Ēmimin e Karrierės”.

                                         

                                                   4. Familja

 

                                  -Ėshtė i martuar, ka tre fėmijė tė martuar, me 7 nipėr e mbesa.

                -Babai i tij, Lame Xhama, ėshtė  “Mėsues i Popullit

                -Tradita e mėsuesisė ruhet nė katėr breza

 

                       Shėnim:

 

                        Kjo pėrmbledhje pėr mėsuesin, shkrimtarin, studiuesin dhe gazetarin Bardhyl Xhama ėshtė hartuar nga grupi nismėtar pėr festimin e 70-vjetorit tė lindjes, qė u zhvillua nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve mė 13 qershor 2003, ku u nderua edhe me “Ēmimin e Karrierės”.

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA