Bardhyl Xhama

Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Teksti i  lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė

pėr 70-vjetorin e lindjes sė Bardhyl Xhamės

 

Shtatėdhjetė vjetori i shkrimtarit, mėsuesit , gazetarit dhe studiuesit BardhylXhama, mblodhi plot miq e shokė, bashkėpunėtorė e ish-nxėnės tė tij nė njė nga mjediset e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Mėsues e drejtor shkolle, pedagog e studiues, gazetar, sekretar Kolegjiumi i gazetės “Mėsuesi” , administrator dhe shkrimtar i njohur nė letėrsinė pėr fėmijė - ja, ky ėshtė Bardhyl Xhama.

Shtatėdhjetė vjet nė jetėn e njė njeriu ndoshta nuk janė pak. Me kėndvėshtrimin e krijuesit, sigurisht qė gjėrat ndryshojnė. Njė kėndvėshtrim tė tillė, mjaft origjinal, ka shkrimtari ynė i madh Dritėro Agolli.

“Nė atė kohė (bėhet fjalė pėr fillimin e viteve ’50 nė gjimnazin e Gjirokastrės – shėnimi im, B.Xh) ka qenė njė nga njerėzit qė binte nė sy, jo vetėm si njeri i menēėm dhe tepėr i edukuar, si njė nxėnės me tė gjitha kėrkesat pėr tė qenė i shkėlqyer, por ai ishte dhe njeri artist, jo vetėn nė punėn e tij, por edhe nė pamje dhe tė gjitha. Ka qenė dhe mbetet tepėr simpatik. Atėherė, do tė thosha unė, qė tė gjitha vajzat e gjimnazit, apo, more tė gjithė qytetit, e kishin mendjen te Bardhyli”.

Bardhyl Xhama lindi nė Fterrė tė Sarandės nė vitin 1933. Fterra, ky fshat piktoresk buzė Jonit tė kaltėr, fėmijėria nė sokakėt me kalldrėm, lanė mbresa tė pashlyeshme, mbresa qė do t’ua kthente fėmijėve pėrmes krijimtarisė sė tij artistike.

Tre vėllimet e para tė shkrimtarit, Pėrrallat e detit, Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive  dhe Ekspedita e kaltėr, janė treguesi mė i qartė pėr kėtė.

“Bardhyl Xhama e nisi krijimtarinė e tij me detin, pėr tė dalė nė stere”. Kėshtu u shpreh shkrimtari Skėnder Hasko pėr krijimtarinė e Bardhyl Xhamės, krijimtari qė dallohet pėr frazėn e shkurtėr e tė zhdėrvjellėt, pėr koncizitetin e nivelin artistik.

Qė nga viti i largėt 1975, kur botoi vėllimin e parė Pėrrallat e detit, deri tek i fundit, Djali me tre brirė, plot 11 vėllime, autori Bardhyl Xhama ka botuar mbi 100 pėrralla, tregime e rrėfenja nė shtypin periodik. Pjesėt pėr teatrin e kukullave, radiotregimet e skenarėt televizivė, zėnė, gjithashtu, njė vend tė rėndėsishėm nė krijimtarinė e tij.

“Nė vargjet e Bardhylit ka shumė tinguj, ka shumė muzikė, -u shpreh kompozitori Limoz Disdari. -Nėpėrmjet kėtij takimi ne kujtojmė fėmijėrinė, dėshirat dhe brengat, ēfarė realizuam e ēfarė jo”.

Pėr veprimtarinė e Bardhyl Xhamės si mėsues, foli studiuesi Jakup Mato. Ai theksoi ndihmesėn e Bardhyl Xhamės pėr t’i dhėnė emėr gjimnazit tė Sarandės nė tė gjithė vendin

Puna e tij nė Gazetėn “Mėsuesi”  dhe Institutin e Studimeve Pedagogjike sollėn natyrshėm titullin “Mėsues i Merituar”.

“Nė 14 vjet punė si gazetar e studiues, Bardhyl Xhama ka shkruar mbi 500 artikuj e studime pedagogjike”, - theksoi nė fjalėn e tij gazetari Guro Zeneli.

E pėrshėndetėn shkrimtarin dhe bashkėfshatarė tė tij e botues, me tė cilėt autori ka njė bashkėpunim tė vazhdueshėm, si dhe ish-nxėnės tė tij.

( Nxjerrė nga incizimi nė magnetofon)   

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA