Bardhyl Xhama

Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Bardhyl Xhama , Tiranė, 27 Maj 2005

 

Promovimi i krijmtarisė letrare

nė Qendrėn Kulturore tė Fėmijėve

Regjistruar saktėsisht nga Magnetofoni –

 

Pjesėmarrja: Shkrimtarė, bashkėfshatarė fterjotė, familjarė, miq e dashamirės, fėmijė

Organizatorė: Shoqata Mbarėkonbėtare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare Kulturore tė Fėmijėve – Tiranė

 

1 - Nga fjala vlerėsuese e Tatjana Nurit:

…Motivet kryesore morale nė librat e Bardhyl Xhamės janė tri gjėra mė tė rendėsishme nė jetė : edukata, shkolla dhe puna  dhe se libri ėshtė arma e tė mėnēurit. Fjalori dhe gjuha e pasur dhe e saktė shkencore e pėrdorur nga autori pasuron fjalorin e gjuhės shqipe te fėmijėt dhe ndihmon nė zėvendėsimin e fjalėve tė huaja me ato shqipe nė pėrdorimin e pėrditshėm. Librat ndihmojnė lexuesit e vegjėl nė njohjen e pėrdorimin e fjalėve tė reja dhe tė orografisė sė gjuhės shqipe. Fjalitė janė tė shkurtra, tė ndėrtuara drejt nga pikėpamja semantike, gramatikore e ortografike.

Librat e Bardhyl Xhamės pasurojnė botėn e brendshme shpirtėrore tė fėmijėve, duke i mbushur me dashurinė pėr tė mirėn, pėr njeriun, pėr kafshėt e natyrėn. Ndjenjat negative zėnė shumė pak vend nė libra dhe pėrdoren vetėm si kundėrvėnie ndaj sė mirės nga ana e personazheve negative. Pyetjet e vendosura nė aparatin pedagogjik pėrbėjnė vlera tė theksuara didaktike dhe pedagogjike dhe ndihmojnė jo vetėm mėsuesit e nxėnėsit nė punėn e tyre pėr pėrvetėsimin e vlerave morale, artistike e shkencore tė librave, por dhe prindėrit e tė afėrmit, tė cilėt mund tė ndihmojnė fėmijėt nė leximin e tyre.

Librat kanė dhe karakter zbavitės e argėtues

Mbėshtetja nė traditėn ėshtė njė element shumė domethėnės  nė veprėn letrare tė Bardhyl Xhamės. Ky fakt e bėn veprėn e tij mė tė asimilueshme nga njė shtresė e gjerė lexuesish, duke pėrfshirė dhe ata tė rritur.

Nuk mund tė mos vlerėsojmė  dhe faktin tjetėr, qė librat e Bardhyl Xhamės janė ilustruar me mjeshtėri nga mjeshtri i njohur Llazar Taēi, gjė qė i shton sė tepėrmi vlerat e librave.

Janė kėto disa nga arsyet qė vepra e Bardhyl Xhamės ėshtė kaq e pėlqyeshme  nga fėmijėt, kaq e dobishme pėr edukimin e tyre moral, qytetar e shkencorsi dhe me vlera kaq tė spikatura tė stilit e tė metodės.

Duke prfunduar, i uroj zotit Bardhyl jetė tė gjatė, lumturi, suksese, sė bashku me zonjėn e tij tė nderuar Feraset, sė bashku me tre fėmijėt, Liljanėn, Edin e Meritėn dhe me 7 nipat e mbesat.

Urime!…Gjithė tė mirat!…

 

2. – Nga pėrshėndetja e fėmijėve:

 

I dashur xhaxhi shkrimtar , tė dashur tė ftuar,

I dashur xhaxhi Bardhyl, tė falėnderojmė shumė pėr librat e bukur qė ke shkruar pėr ne fėmijėt, qė na mėsojnė shumė se si tė sillemi me tė afėrmit tanė, me mėsuesit, me shokėt, me shoqet, me prindėrit e me persona tė tjerė qė na rrethojnė. Prandaj ne sot kemi dėshirė qė t’u pėrshėndesim me pjesėt qė kemi pėrgatitur nga veprat tuaja.

                          

3. Vazhdojnė recitimet: 

Prozė. 1 Ē’ke nė tru s’t’i marrin dot

2. Vodhe vezėn, vjedh dhe buallin

 3. Lypsarja e vogėl

Poezi: 1. Miu dhe ēarku

2. Majmuni shkencėtar

3. Semafori

 

4. Pyetje nga fėmijėt e pėrgjigjet e shkrimtarit:

1. Nė librat tuaja ju bazoheni nė kujtimet tuaja tė fėmijėrisė, nė pėrjetimin e tė tjerėve, apo ėshtė thjesht fantazi?

Pėrgjigje: Janė tė tria sė bashku. Do pėrgjigjem shkurt: Jam bazuar nė pėrvojėn e fėmijėrisė time,  nė leximin e librave, por, domosdo edhe me fantazi, se pa fantazi nuk ka letėrsi.

2. Gjithashtu, nė librat tuaja ju na jepni njė mori tė rejash shkencore, kuriozitete shkencore etj. Shkencat  natyrore janė pėr ju njė pasion?

Pėrgjigje:  Ėshtė e vėrtetė qė nė disa nga librat, sidomos nė krijimtarinė fantastiko-shkencore, por edhe nė librat me perralla e rrefenja, ka mjaft tė dhėna shkencore. Pėrgjithėsisht kėto janė tė bazuara nė dėshirėn time tė madhe qė kam patur pėr tė studiuar kuriozitete shkencore.  Qė kur kam qenė fėmijė, kėshtu si ju, , me gjithė se atėhere ishte shumė vėshtirė tė gjeje librat qė doje,  kam lexuar shumė libra, veēanėrisht pėr detitn, por  kam qenė dhe njė zhytės i mirė, mund tė them, jam zhytur me mijėra here nė fundin e detit dhe shumė nga kuriozitet i kam parė me sytė e mi

3.  Ju, prveē se jeni njė shkrimtar i njohur,  keni dhe titullin Mėsues i merituar, pra keni patur kontakte tė drejtpėrdrejta me ne fėmijėt.  Ē’keni vlerėsur mė shumė te nxėnėsit tuaj?

Pėrgjigje: Kjo ėshtė njė pyetje njė ēikė e vėshtirė pėr mua, sepse nė fakt unė e quaj veten mė shumė mėsues, sesa shkrimtar. Dhe jeta si mėsues mė ka bėrė shkrimtar. Sepse unė i kam dashur shumė nxėnėsit dhe mė kanė dashur dhe ata. Kam ēmuar gjithmonė sinqeritetin, zgjuarsinė e talentin e tyre, kam ēmuar gjithmonė aftėsitė e tyre dhe miqėsinė e dashurinė me njėri-tjetrin. Kėto cilėsi janė tė mrekullueshme pėr fėmijėt tanė, kanė qenė , janė dhe do tė jenė akoma mė tė mira. Dhe kėto bėjnė qė dhe mėsuesit tė bėhen shkrimtarė, por dhe shkrimtart tė mos i harrojnė kurrė nxėnėsit e tyre

4. Nė librat tuaja vėmė re qė ka shumė fjalė tė urta  dhe shumė shprehje frazeologjike. Doja tė dija a ka ndikuar dikush apo dicka nė kėtė aspekt tė librave tuaj?

Pėrgjigje: Nuk ka ngjarje pa shkak. Ka njė zanafillė ēdo gjė. Dhe zanafilla pėr kėto ka qenė nėna ime. Nėna ime ka qenė njė pėrrallėtare e mrekullueshme. Kur ishim tė vegjėl i mblidhte tė gjithė fėmjėt, jo vetėm tė familjes, por tė gjithė lagjes dhe na tregonte pėrralla tė bukura. Dhe ėshtė e ēuditshme se ajo dinte pėrrallat e njėmijė e njė netėve, duke  i mėsuar ato nga rrėfimi gojė mė gojė. Bashkėfshatarėt e mi nga Fterra e Sarandės kanė qenė tė shumtė nė kurbet dhe andej nga Arabia kanė sjellur gojarisht pėrrallat dhe janė trashėguar nė breza. Pra, e para ėshtė nėna, qė mė mbrujti me dėshirėn e pėrrallave popullore, e proverbave dhe e gjė e gjėzave. Pastaj, kam gėrmuar nė gurrėn popullore, kam lexuar, kam shfrytėzuar, jo vetėm ato tė anės sonė, tė Fterrės e tė rrethit tė Sarandės, por tė tė gjithė Shqipėrisė.

5. Shpesh personazhet e librave tuaja janė kafshė. Vihet re qė ju i doni shumė ato. Keni patur ndonjė kafshė shtėpijake qė ju e keni dashur mė shumė dhe e keni patur pikė referimi?

Pėrgjigje:Unė mė shumė dua peshqit. Unė, duke u zhytur me mijėra herė e duke qenė njė peshkatar i zoti, ( pėr kėtė kam se pėrse tė mburerem, pėr tė tjerat mbase jo), e kam dashur detin shumė. Por edhe kafshėt nė pėrgjithėsi unė i dua. Por nuk i dua, pėr shembull, sa i do xhaxhi Skender Hasko. Ai shquhet pėr dashurinė e madhe pėr kafshėt Kur kalojmė rrugės e sheh ndonjė qen apo mace qė vuan, tė braktisur, tė lėnė rrugėve, xhaxhi Skenderi  ėshtė gati tė lotojė. Edhe mua mė vjen keq, po jo sa atij.

6. Siē thatė, deti ėshtė shumė i dashur pėr ju, zė njė vend tė madh. Desha t’u pyes konkretisht. Ēfarė ėshtė deti pėr ju?

Pėrgjigje: Deti pėr mua ėshtė tre tė katėrtat e sipėrfaqes sė globit. Unė kam patur fatin qė tė notoj e tė zhytem  nė shumė dete tė botės. Mė bėhen nja pesė a gjashtė a shtatė dete. Po mbi tė gjitha, edhe nė oqeanin Atlantik, sepse kur shkoj nė Amerikė, ku kam djalin e nusen e dy mbesat binjake, shkoj njė deri dy herė nė javė pėr peshk. Edhe atje vazhdoj “zanatin”, por jo me zhytje, me grep dhe zė peshq tė egėr, direkt nga oqeani

( Ore, sikur po mė bėni shumė pyetje!)

7. Jeni ndjerė ndonjėherė keq duke gjuajtur peshq?

Pėrgjigje: Unė jam ndjerė keq duke kapur peshq, por jo nga rojet, sepse as kėtu te ne e as nė Amerikė nuk ėshtė e ndaluar tė gjuash peshk, nuk ka ndonjė ligj qė e ndalon peshkimin. Po unė jam ndjerė keq duke u zhytur nė ujė dhe duke u futur nė njė shpellė, nė njė kllapė guri. Aty futa dorėn pėr tė kapur peshkun qė kisha plagosur dhe mė ngeci dora brenda. Dhe po ta vėrenii mirė dorėn time, do tė shikni shumė tė gėrvishtura, sepse unė e hoqa dorėn me force, se doja tė nxjirrja dhe peshkun. Dhe i lashė ca copa lekure nėpėr shkėmbinj, duke  fituar peshkun.

8. Xhaxhi Bardhyl, ju na thatė se nėna juaj ju ka treguar shumė pėrralla kur ke qenė i vogėl. Po kėtyre nipėrve e mbesave tuaja ju tregoni pėrralla?

Pėrgjigje: Shiko, edhe atyre u tregoj, po mė shumė u kam treguar fėmijėve tė mi, tani tė rritur , dhe njėra ėshtė  kjo kėtu, Liljana, mėsuese letėrsie, qė mė dhuroi lulet. Kėtyre fėmijėve u kam treguar pėrralla unė, por do t’u tregojė xhaxhi Skenderi sesi ua kam treguar. (Skėnderi: Pėrrallat nuk ua ka treguar, se i ka shkruar. Rrini urtė, u thoshte, se do shkruaj) Jo, nė fakt ka ndodhur e kundėrta. Unė tregoja pėrrallat dhe tė nesėrmen ua tregoja pėrsėri. Mirėpo nuk i mbaja mend si ua kasha treguar njė ditė mė pare dhe i stisja nga mendja mė ndryshe.Ata mė thoshin, jo, nuk ėshtė kėshtu. Dhe atėhere ē’bėra unė, pėr tė shpėtuar i shkrova pastaj dhe ua lexoja.

9. Xhaxhi Bardhyl, dhe njė pyetje tė fundit:  Pse shumicėn e rasteve ju shohim me xhaxhi Skėnderin, apo sepse vėndlindjet tuaja janė afėr?

Pėrgjigje: Jemi shokė nė mendime, po jemi dy tipa tė kundėrt. Pėr hembull, po tė na gjeni mua e xhaxhi Skėnderin  tė pimė kafe ndonjėherė, do tė shihni se zihemi aq shumė me njėri-tjetrin, sa nuk keni ide. Pse zihemi. Pse, thotė ky, e thithe kafen nga kjo anė e filxhanit, ta kishe marrė me dorėn e majtė, thotė. Por, jo more, me vjen mė mirė me dorėn e djathtė, i them unė. Jo, s’e ke mirė, mė pėrgjigjet. ( Skėnderi: Dua ta edukoj. Pastaj shaka e ilaritet nė sallė, kur Skenderi tregon pėr mungesėn e emrit tė nėnės nė regjistrin e gjendjes civile dhe pėr tri datėlindjet e mia.)

Bardhyli; Kur tė rriten kėto vajza e tė bėhen shkrimtare, unė do tė vij e tė promovojmė librat e tyre. ( Tė qeshura dhe pyetja: pse, sa do rrosh ti, 200 vjet?)

 

5.Mbyllja, Adelina, Kryetare e Shoqatės:

Dy fjalė vetėm pėr ta mbyllur. E para, ju falėnderoj pėr pjesėmarrjen e gjerė. Ėshtė kėnaqėsi .Dy fjalė dhe pėr Bardhylin. Nė kėtė ekspoze tė shkurtėr pėr veprat,  del shkrimtari i mirė dhe mėsuesi i merituar, por unė dua tė theksoj edhe njeriu i merituar. Dhe kjo ėshtė kryesorja.

6. Falėnderon Bardhyli

Tiranė, 27 maj 2005

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA