Bardhyl Xhama

Interviste ne 75-vjetorin e lindjes

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Intervistohet Mėsuesi i merituar,

gazetari, studiuesi dhe shkrimtari Bardhyl Xhama nė 75-vjetorin e lindjes.

                                                         Nga Alba Marku

Botuar ne forme shkrimi ne , nė”Mėsuesi”, 11 qershor 2008

 

Intervistuesi

1. Flitet se keni tri data pėr ditėlindjen tuaj, 31 qershor, 30 qershor dhe 13 qershor 1933. A ėshtė e vėrtetė?

Pėrgjigje:

Edhe po, edhe jo.

Intervistuesi:

Si ta kuptojmė kėtė dhe cila ėshtė e sakta.

Pėrgjigje.

Deri para 15 vjetėsh nė dokumentet e mia  figuron tė kem lindur mė 31 qershor, edhe pse dihet qė qershori ka 30 ditė. Pra, ligjėrisht nuk kisha ditėlindje. Nuk gjeta ndonjė nėpunės tė logjikshėm qė ta korrigjoja. Po kur do tė merrja pasaportėn pėr jashtė shtetit, kompjuteri nuk e “pranoi” 31 qershorin, sepse u tregua mė i logjikshėm se njerėzit. U bė njė gjullurdi e madhe dhe ditėlindja  u vendos “me urdhėr nga lart” mė 30 qershor. Pra, zyrtarisht tani jam i 30 qershorit. Por praktikisht,  dhe kėtė nėna e kishte tė fiksuar mirė, unė kam lindur njė ditė tė martė, mė 13 qershor tė vitit 1933

Intervistuesi:

- Arritėt 75 vjeē? Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė festoni njė pėrvjetor tė tillė tė plotė, kur, me sa shohim,  nuk e tregoni kėtė moshė.

Pėrgjigje:

- Nuk e tregoj?!... Oh, sapo ma bėni qejfin! Kėshtu mė thonė dhe ish-nxėnės apo shokė, me tė cilėt s’jemi  parė prej kohe. Po unė u pėrgjigjem: Qofsha si mė shihni e mos qofsha si jam. Se pleqėria ( apo tė themi mė mirė mosha) bėn tė vetėn, shfaqet tensioni arterial, zemra, tėmthi, sytė e ku di unė. Edhe unė  nuk jam i imunizuar nga kėto telashe. Dy herė jam operuar, por fatmirėsisht nė Amerikė. Dhe vjen njė ditė, qė,  pa pritur e pa pandehur, vd...

Intervistuesi:

Mos e pėrmendni atė fjalė!...Vdekja ėshtė larg, nuk guxon t’u afrohet... Por, mė thoni tė vėrtetėn, ama,  keni frikė prej saj?

Pėrgjgije

- Aspak. Asnjėherė. Edhe kur isha mė i ri, nuk e kam pėrfillė vdekjen. Pleqėrinė po, e kam frikė. Ajo tė mund, tė cfilit, tė tall, tė poshtėron, kur vdekja tė lė qėllimisht nė  zotėrimin e saj  dhe tė merr atėherė kur s’ke mė asnjė vlerė. Atėherė njerėzit thonė: bėri mirė qė iku, se u katandis pėr ibret, edhe vdekja e kishte harruar e jo mė  njerėzit.

Intervistuesi:

Ėshtė e vėrtetė se kėtė vit do tė festoni disa pėrvjetorė tė plotė?

Pėrgjigje:

Plotėsisht e vėrtetė.  I pari ėshtė 75 vjetori im nė qershor. I dyti ėshtė nė korrik, 50-vjetori i ditėlindjes sė djalit, Edit,. qė banon nė Amerikė prej mbi 10 vjetė. I treti…I treti ėshtė krejt i veēantė: Kėtė vit, nė tetor, me gruan, Ferasetin, festojmė 55- vjetorin e martesės.

Intervistuesi:

Si lumė ju!... 55 vjet martesė!... Brezi ynė zor se do tė arrijė nė pėrvjetorė tė tillė!... I bie kėshtu tė jeni martuar 20 vjeēarė, apo jo?! Si shumė tė rinj, mė duket…A jeni bėrė pishman?

Pėrgjigje

Jo, aspak. Nė atė kohė unė sapo isha emėruar mėsues. Nė muajt e parė tė martesės na dukej sikur ishim dashnorė. Pastaj erdhėn fėmijėt, dy vajza e njė djalė, njė nė ēdo katėr vjet. Kemi kaluar njė jetė tė gjatė, me gėzimet e hallet e kohės. Po kemi qenė e jemi tė lumtur, mbi tė gjitha se i shkolluam tė tre fėmijėt, se u martuan e punojnė tė gjithė, se kemi 7 nipėr e mbesa, mė tė vegjlit 17 vjeēarė, mė tė mėdhenjtė 30 vjeēarė.

Intervistuesi:

Duan tė thonė se nė shkollėn e mesme nė Gjirokastėr keni qenė jo vetėm nxėnės i shkėlqyer nė mėsime, por edhe “artist”, “ēapkėn” e “simpatik”. Ėshtė e vėrtetė? Si shpjegohet qė nuk ia vure syrin ndonjė gjimnazisteje?                                             

Pėrgjigje:

Janė tri ēėshtje dhe nuk  i pėrmbledh dot me njė pėrgjigje. Nxėnės i mirė kam qenė edhe nė fillore, edhe nė shtatėvjeēare. Maturėn pedagogjike e mbarove me nota tė shkėlqyera dhe po atė vit e po nė atė shkollė, mė 1953, Ministria mė emėroi “profesor” gjimnazi. Edhe Universitetin pėr gjuhė e letėrsi  me korrespondencė e mbarova me rezultate tė larta nė vitin 1960.

Sa pėr ēapkėn!...Nuk besoj tė kem qenė tamam i tillė...Ndofta pak ēapkėn e pak artist e pranoj. Dhe e dini pse? Gjatė gjithė viteve tė shkollimit, por edhe kur kam punuar nė arsim, jam marrė shumė me sport dhe me art e kulturė. Gjatė shkollimit tė mesėm nė gjimnazin Asim Zeneli kam qenė anėtar i rrethit letrar, i teatrit, i baletit, nė kor, more dhe rolin e solistit kam bėrė. Le nė sport!... Pėrfaqėsova Gjirokastrėn nė basketboll e volejboll, nė hendboll e nė atletikė nė kampionatet kombėtare. Po qė merrja pjesė dhe nė rrethin e vizatimit! Dhe mė vajti mbarė, se atė vit qė mbarova pedagogjiken dhe mė emėruan “profesor” , siē thashė, lėnda kryesore qė jepja ishte matematika e gjeometria, por ama nxėnėsve maturantė, shokėve tė mi tė njė viti mė parė, u jepja dhe vizatim e metodikė vizatimi.

E lash pėr mė nė fund kėtė ēėshtjen e “simpatikut”, se ėshtė ca me siklet. Mė duket sikur do tė them “Doni mė pėr Belulin?”. Mė pėlqen tė pėrgjigjem  me fjalėt e Dritėro Agollit, shokut tim nė gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr dhe nė tė njėjtin rreth letrar tė atyre viteve. Nė fjalėn e urimit nė festėn e 70-vjetorit tim, pra pesė vjet mė parė, Dritėroi tha:

“Nė atė kohė  ka qenė njė nga njerėzit qė binte nė sy, jo vetėm si njeri i menēėm dhe tepėr i edukuar, si njė nxėnės me tė gjitha kėrkesat pėr tė qenė i shkėlqyer, por ai ishte dhe njeri artist, jo vetėn nė punėn e tij, por edhe nė pamje dhe tė gjitha. Ka qenė dhe mbetet tepėr simpatik. Atėherė, do tė thosha unė, qė tė gjitha vajzat e gjimnazit, apo, more tė gjithė qytetit, e kishin mendjen te Bardhyli”.

E kuptuat?... Mundet tė kem qenė dhe ca simpatik!... Po ku ta dija unė se isha i tillė?... Se Dritėroi, ( vini re me kujdes), nuk thotė qė Bardhyli e kishte mendjen te vajzat e gjimnazit e tė qytetit, po ato e kishin te Bardhyli.

Intervistuesi:

E kuptova, e kuptova mirė...Vajzat tė quanin simpatik, tė donin, tė adhuronin nė njė farė kuptimi, siē thotė dhe Dritėroi.  Ndėrsa ju..., nuk ia hodhėt sytė asnjėrės!... Dhe shkuat e u martuat nė Delvinė. Eh, ē’djalosh i turpshėm dhe i edukuar!

Pėrgjigje:

Ore, prit, prit tė merremi vesh. Se mė duket po mė quani pėr djalkė mamaje. Si murg fare nuk kam qėndruar... Gjirokastritet qenė vajza tė mira, tė bukura, joshėse, tė sinqerta...Ndodhte qė dhe tė na qepeshin ndonjėherė... Ēėshtė e vėrteta, herė na qepeshin e herė u qepeshim...Ju doni qė unė tė hapem pėr dashuriēkat e rinisė?... Aha, kot mundoheni, ato janė kyēur pėrgjithmonė.

Po fati mė ēoi nė Delvinė, te Feraseti. Kur unė vazhdoja pedagogjiken, nė shtėpinė e saj banonte me qira edhe familja ime, sepse babai qe drejtor nė shkollėn shtatėvjeēare tė qytetit. Vajzėn e kishin pėlqyer fillimisht nėna e babai, e pėlqeva dhe unė kur shkova me pushime. U njohėm, u dashuruam  dhe u martuam.

Pesėdhjetė e pesė vjet kemi kaluar bashkė!... Fėmijėt duan ta festojmė. Ne u themi tė presim  60-vjetorin, se ėshtė mė i plotė. Po ata ngulin kėmbė pėr 55-sėn, se ...mos humbasin rastin mė vonė! Le tė bėhet mė e mira!

Intervistuesi:

Keni punuar mbi 36 vjet nė sektorėt e arsimit, nė mos gabohem. E keni nisur si mėsues gjimnazi nė Gjirokastėr nė moshėn 20 vjeē nė vitin 1953, pastaj mėsues nė Delvinė, drejtor gjimnazi nė Delvinė e Sarandė, inspektor arsimi e drejtor nė kabinetin pedagogjik nė Sarandė. Nė vitin 1969 vjen nė Tiranė, fillimisht redaktor e mė pas sekretar kolegjiumi nė gazetėn “Mėsuesi, zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė nė fund shef i sektorit tė gjuhės e letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, gjer nė vitin 1989, kur dolėt nė pension.

Si e keni ndjerė veten nė gjithė kėto detyra?

Pėrgjigje:

Pranueshėm!...Mė tė vėshtirė kam pasur vitin e parė si mėsues nė gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr. Isha tepėr i ri, 20 vjeē, sapo pėrfundova maturėn. Jepja matematikė dhe aritmetikė racionale nė klasat e para gjimnaz e pedagogjike. Ndodhte qė u bėja mėsim edhe shokėve tė mi tė njė viti mė parė. Po e kalova me sukses provėn, edhe falė vullnetit e pėrgatitjes, por edhe ndihmės tė kolegėve, qė mė kishin pasur  nxėnės. Nderim tė veēantė kam pėr Arta Franjėn, mėsuesen e talentuar shkodrane, qė nuk mė la asnjė ēast tė ligėshtohesha.

Intervistuesi:

Po mė me lehtėsi ku keni punuar?

Pėrgjigje:

Asnjėri nga sektorėt nuk ka qenė i lehtė. Kam pasur tė bėj me probleme tė  mėsimit dhe tė edukimin tė brezit tė ri, me kolektiva tė gjera mėsuesish e punonjėsish. Por shpresoj se kam punuar kudo me ndėrgjegje, me pasion dhe i pėrkushtuar nė detyrė.

Po kėnaqėsinė mė tė madhe e kam ndjerė si drejtor gjimnazi, mė pak nė Delvinė e pėr rreth katėr vjet nė Sarandė. Kolektivit tė mėsuesve e nxėnėsve tė gjimnazit “Hasan Tahsini” i gjeta e mė gjeti zemrėn. Veē qė arritėm pėrparimit tė lartė e cilėsor dhe u radhitėm ndėr shkollat mė tė mira tė vendit, por zhvillonim edhe shumė veprimtari artistike, kulturore e sportive. Do tė mbahen mend  shfaqjet e pėrbashkėta artistike mėsues-nxėnės, marshimet e ekskursionet, ndeshjet e garat sportive, maratona e notit, konkurset mėsimore etj. Dhe po e pohoj qė edhe unė kam qenė gjithmonė pjesėmarrės dhe nė ballė tė kėtyre veprimtarive.

Jam ndjerė i kėnaqur edhe nė gazetėn “Mėsuesi”, sepse kemi pasur njė kolektiv tė mirė dhe puna pėrkonte me natyrėn time. Kam shkruar qindra artikuj e studime pėr jetėn e shkollave. Por  kam shėtitur edhe gjithė Shqipėrinė, skaj mė skaj, kam njohur qindra mėsues, banorė mikpritės e arsimdashės tė zonave tė largėta, kam shijuar bukurinė e Valbonės,  tė Thethit e tė Lurės, por dhe magjinė e Butrintit e tė Volorekės,  gjiret mahnitės tė Ksamilit e tė Jalit e shumė e shumė tė tjera.

Intervistuesi:

Me sa kuptoj, jeni i vetėkėnaqur me punėn qė keni bėrė.

Pėrgjigje:

Jo, nuk jam i vetėkėnaqur. Vetėkėnaqėsia dhe mburrja tė dėmtojnė. Unė  jam ndjerė i kėnaqur kur dikush tjetėr ka vlerėsuar e ēmuar punėn time. Dhe ky dikush, nė radhė tė parė, ka qenė nxėnėsi, prindi, mėsuesi, pra, masa e njerėzve  qė u shėrbeva.

Por, tė mos e mohoj, mė ka kėnaqur e mė ka gėzuar edhe vlerėsimi i organeve tė arsimit e tė pushtetit, sepse pėrveē dy medaljeve, jam nderuar edhe me dy Urdhėra “Naim Frashėri” tė klasit tė tretė dhe tė dytė, si dhe me titullin e lartė “Mėsues i Merituar”. Dhe kėto vlerėsime janė  pėr punėn si mėsues, drejtues i organeve arsimore, si gazetar e si studiues nė fushėn e dijeve e tė metodave mėsimore-edukative.

Intervistuesi:

Le tė kthehemi tani te letėrsia pėr fėmijė. Shoku yt Skėnder Hasko  ka thėnė se ju jeni shkrimtar i detit dhe vetėm aty nga viti 1987 keni dalė nė stere. Ėshtė njė shaka?

Pėrgjigje:

Nė kėtė rast vlen shprehja e popullit  “Shakaja ėshtė gjysma e sė vėrtetės”. Duke qenė banor i Sarandės, notar e zhytės i aftė, peshkatar e gjuajtės me pistoletė nė thellėsi, u bėra njė njohės i mirė i mistereve tė detit dhe i brigjeve tė tij. Kjo mė ndihmoi tė hedh nė letėr fillimisht disa pėrralla, tė cilat i pėrmblodha nė njė vėllim me titullin” Pėrrallat e detit”, qė u botua nė vitin 1975. Pas dy vjetėsh pėrshkrova aventurat tona tė gjuetisė nė novelėn “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive”, pastaj erdhi romani fantastiko-shkencor “ Ekspedita e Kaltėr” nė vitin 1980. Mė vonė, siē thotė Skėnderi, dola nga deti nė stere (tokė) dhe botova vėllimin me pėrralla “Zjarrfikėsi i pyllit” dhe novelėn “Tėrfili me katėr fletė”. Kaq deri mė 1990.

Intervistuesi:

Po mė pas? Vazhduat nė tokė apo iu kthyet prapė detit?

Pėrgjigje.

Pas  viteve ‘90 erdhėn kohė tė trazuara edhe nė letėrsi. Edhe po tė kishe diēka tė shkruar, s’kishe ku ta botoje e me se ta botoje. Po ekonomia e tregut i nxori njerėzit e aftė qė hapėn shtėpi botuese private.  Fillimisht mua mė ndihmoi “Toena”, botova dy vėllime me  rrėfenja “Pse qau delfini?” dhe “Djaloshi qė kapte rrufetė”, si dhe romanin “ Nė kthetrat e Piratit”( Me kėtė u riktheva pėrsėri nė det, sepse ngjarjet zhvillohen nė bregdetitin e nėndetin e Sarandės e tė Ksamilit).

Pas vitit 2000  kam botuar e ribotuar edhe nė shtėpi tė tjera botuese,  si te “Extra”, “Neraida”, “Erik”, ”Mėsonjėtorja” e ndonjė tjetėr, tė cilat i falėnderoj, sepse i kanė sponsorizuar vetė botimet e ribotimet e mia.

Intervistuesi:

Me sa kuptoj, jeni bėrė i pasur. S’keni paguar asnjė qindarkė pėr librat e botuara dhe tė ribotuara dhe keni marrė goxha honorare. Nė mos gaboj, qė nga viti 1996 e kėtej keni botuar dhe ribotuar  mbi 20 libra pėr fėmijė. Ku i keni investuar gjithė kėto para?

Pėrgjigje:

Po bėni shaka?!... Me qė po flasim miqėsisht, po ju tregoj tė vėrtetėn. Shpresoj se edhe ju e dini vlerėn e shpėrblimit tė autorit. Ėshtė mė se qesharak. Edhe librat e mi janė botuar e ribotuar nė 500 deri nė 1000 kopje, edhe pse shiten e pjesa mė e madhe e titujve nuk gjenden nėpėr librari. Unė jam shpėrblyer e shpėrblehem kryesisht me 10 pėr qind tė ēmimit tė librit, duke hequr 20 pėr qind e mė shumė tė fitimit tė  librarit dhe 10 pėr qindėshin e tatim fitimit. Pra, kam marrė  mė pak se njė pension pleqėrie pėr ēdo libėr tė botuar apo tė ribotuar, kur shitėsi librar apo dhe i kioskave merr dyfishin. Dhe tė mos harrojmė se shpėrblimin qė marr pėr njė libėr e kam harxhuar pėr  kompjuterizimin, shtypjen e materialit, printimin, skanimet etj., kur dihet se vetėm njė kuti bojė e zezė pėr kompjuterin kushton mė sė paku 30-40 mijė lekė tė vjetra. Por populli ka njė shprehje tė bukur: “Mė mirė puno kot, se sa tė rrish kot”. Kėtė po zbatoj dhe unė dhe jam pajtuar me varfėrinė e kohės, se, sė paku, diēka krijoj, u shėrbej fėmijėve me krijimtarinė time artistike, kėnaq ata, por ndjej kėnaqėsi dhe pėr vete. Ja, pra, ky ėshtė investimi qė pyetėt ju. Unė investoj mendjen, talentin e punėn e jo paratė. Ato i “grin” dhe i pėrlan ekonomia e tregut .

Dhe, sė fundi, a jam bėrė i pasur, pyesni ju. Do t’u them se jam shumė i pasur, por pa pare nė banka dhe nė kasaforta, pa pasuri tė tundshme e tė patundshme. Jam i pasur se kam gruan, tre fėmijė tė martuar dhe 7 nipėr e mbesa qė mė mbushin shpirtin me ngazėllim. Pasurohem me dashurinė qė mė japin  fėmijėt e shkollave, anembanė atdheut, nė takimet qė organizojmė me ta. E ndjej veten mė tė lumturin e mė tė pasurin e botės kur mė rrethojnė e mė pėrqafojnė me sinqeritetin e moshės, kur mė pyesin e mė flasin pėr librat e mi. Eh, ēdo njeri lumturinė e kupton sipas pikėpamjes sė vet.

Sė paku, unė do ta lė njė pasuri letrare pėr brezat, 12 libra artistikė tė botuar pėr fėmijėt, tetė prej tė cilėve me ēmime tė fituara nė konkurset kombėtare dhe, sė fundi, “Ēmimin e Karrierės” mė 2003. Shtoi, pastaj, kėsaj pasurie  studimet shkencore-pedagogjike, artikujt, teletregimet e telenovelat, pjesėt pėr teatrot e kukullave, skenarėt e filmave dokumentarė etj. qė kam shkruar nė vite. Edhe kėto janė pasuri qė mbeten.

Intervistuesi:

Sikur mė kini bindur me ato qė thatė. Mė tepėr desha t’u ngacmoja, se e di qė shkrimtarėt janė nga shtresat intelektuale mė tė varfra tė shoqėrisė. Por, me sa duket, Shoqata juaj e Shkrimtarėve pėr Fėmijė u vlerėsoi me ēmimin e Karrierės nė 70 - vjetor dhe me kaq puna juaj perėndoi. Ėshtė kėshtu?

Pėrgjigje:

Prapė po gaboni, ose vazhdoni  tė mė ngacmoni. Ende e ndjej veten tė fuqishėm, ende nuk mė kanė shteruar energjitė krijuese, por edhe ato jetėsore. Edhe pas vitit 2003 kam krijuar e po vazhdoj tė krijoj ende. Botova njė vėllim me pėrralla e rrėfenja me titullin “Arratisje nga kafazi”  te “Erik” nė vitin e kaluar, ėshtė shtypur e po bėhet gati pėr treg vėllimi me 60 rrėfenja “Pėllumbi me fjongo tė kuqe” te “Toena”, ėshtė gati ribotimi i pėrmirėsuar e i ilustruar me ngjyra i novelės “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive” nga “Extra” etj. Kemi pėrfunduar, sė bashku me tim vėlla, Agronin, njė botim pėr jetėn e veprimtarinė arsimore e patriotike tė babait tonė Lame Xhama, Mėsues i Popullit, qė sė shpejti do tė shohė dritėn e botimit. Punoj, punoj ēdo ditė. Kompjuteri  mė ėshtė bėrė pjesė e gjymtyrėve dhe e mendjes sime.

Pra, nuk ka mbaruar karriera me “Ēmimin e Karrierės”.

Intervistuesi:

Mė keni befasuar me pėrgjigjet qė mė keni dhėnė. Edhe pse kisha rrėmuar nė jetėn tuaj, e kuptoj se nė pyetjet e mia ka pasur ndonjė mangėsi, ndonjėherė dhe tendencė e shaka. Po dijeni se gjithēka e kam bėrė me mirėsi, me zemėr, me sinqeritet, me qėllim qė tė dilnin nė pah ato gjėra qė karakterizojnė jetėn e veprimtarinė tuaj. Shpresoj qė tė mbetemi miq, edhe pse kemi shumė diferencė nė vite. Miqėsia nuk e njeh moshėn.

Mė nė fund, dua t’ju uroj jetė tė gjatė e tė shėndetshme, mendėrisht e fizikisht. Dėshiroj ta pėrfundoj kėtė intervistė me fjalėt e tė madhit Dritėro, kur shprehet pėr ju nė 70-vjetorin e lindjes   

“Bardhyli ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė lėmin e letėrsisė pėr fėmijė, qė nga libri i parė "Pėrrallat e detit" e deri te "Djali me tre brirė" i vitit 2002. Ka qenė zhytės i shkėlqyer e notar shumė i mirė dhe jo vetėm se ka lindur e ėshtė rritur nė bregdet, por ėshtė vetė person i tillė. Se ka njerėz qė lindin nė bregdet, po mbyten nė njė legen me ujė. Pėr kėtė gjė arriti dhe 70 vjet. Po ma merr mendja se ėshtė njė kockė e fortė, qė do tė arrijė mbi 85, them se afėr 101, veēanėrisht nė kėtė shekull, qė do tė na arrijė mosha mesatare  145 vjet”.

Urime, pra, rrofsh 145 vjet, siē thotė Dritėroi qė ti e ke pėr zemėr. E kalofshi gėzuar me familjen, farefisin dhe miqtė e shokėt e shumtė anekėnd vendit.

Pėrgjigje:

Shumė  faleminderit! Shėndet e gjithė tė mirat nė punė e nė jetė.

 

Tiranė, maj –qershor 2008

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA