Make your own free website on Tripod.com

Bardhyl Xhama

Shkrimtari i detit

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

                 Bardhyl Xhama -  “Shkrimtari i detit”

                 - Ėshtė zhytur e ka peshkuar nė brigjet detare tė tre    

                                      kontinenteve

Botuar nė gazetėn “Ballkan”, mė 10 korrik 2010

 

Fillimisht, na thoni diēka pėr jetėn e punėn tuaj nė vite

Kam lindur nė njė fshat piktoreskt, nė Fterrė tė rrethit tė Sarandės, rreth 10 kilometra larg brigjeve tė Jonit. Vitin e kaluar , mė 30 qershor, festova 75 vjetorin e lindjes. Shkollėn  fillore e kreva nė fshat e nė Sarandė. Shtatėvjeēaren dhe te mesmen nė shkollėn “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr. Me qė dola me rezultate tė shkėlqyera, mė emėruan “profesor” nė gjimnazin “Asim Zeneli”. Pastaj, kam punuar si mėsues, inspektor arsimi e drejtor gjimnazi nė Delvinė e Sarandė. Gjatė kėsaj kohe, nė vitin 1960 pėrfundova studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1969, mė transferuan nė gazetėn “Mėsuesi”, ku punova si redaktor e sekretar kolegjiumi. Mė pas, deri nė vitin 1989 kur dola nė pension, kam kryer detyrėn e zėvendėsdrejtorit nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor e pėr shumė vite me radhė shef i sektorit tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nė Institutin e Studimeve Pedagogjike.

              Mbaj dy Urdhra “Naim Frashėri” dhe titullin “Mėsues i Merituar”. Pėr krijimtarinė letrare jam nderuar me “Ēmimin Karrierės” dhe “Diplomėm e Mirėnjohjes”. Nga 13 librat pėr fėmijė tė botuar deri tani, 8 kanė fituar ēmime nė Konkurset Kombėtare.

Dhe tani le tė kthehemi nė temė: Pse ju quajnė shkrimtar i detit?

            vjen mirė qė ma bėni kėtė pyetje. Njė pjesė tė fėmijėrisė e pothuaj gjithė rininė time e kam kaluar nė Sarandė, ku banonim familjarisht. Nė Sarandė punova mbi dhjetė vjet edhe nė arsim. Kam ndjerė dhe ndjej adhurim jo vetėm pėr njerėzit e pėr qytetin “perlė” tė Jugut, por edhe pėr detin. Ai mė ka joshur me bukurinė dhe madhėshtinė e tij. Dhe jo vetėm kur isha fėmijė, por edhe sot nė moshė tė thyer. Tė gjitha librat  qė kam shkruar pėr detin, e marrin tematikėn nga Saranda, ngjarjet zhvillohen kryesisht nė brigjet e saj. Persanzhet, here tė vėrtetė e here tė trilluar, janė po nga Saranda.

          Deti, me madhėshtinė dhe misteret e tij, mė ka frymėzuar pėr krijimtari letrare. Nė Sarandė u bėra notar e zhytės. Madje njė gjuetar  i njohur  me pistoletė, me zhytje nė thellėsi. Pash me sytė e mi  njė botė pėrrallore, botėn me ngjyra fantastike tė faunės e tė florės sė larmishme tė Jonit. Si tė thuash, kam shėtitur nė tė gjitha brigjet e Jonit, nga Saranda deri nė Borsh, duke u zhytur e peshkuar. Kėto mė lanė pėrshtypje tė thella, tė pashlyeshme.

          Me qė isha marrė me letėrsi qysh nė rini, nė rrethin letrar tė Gjimnazit “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, u frymėzova tė shkruaj pėr detin, me tė cilin pėrballesha ēdo ditė. Kėshtu qė shkrova tre libra pas njėri-tjetrit me tematikė nga deti: “Pėrrallat e detit” mė 1975, novelėn “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive” mė 1977 dhe romanin fantastiko-shkencor “Ekspedita e Kaltėr” mė 1980. Tė tre librat kanė fituar nga njė ēmim nė konkurset kombėtare tė letėrsisė pėr fėmijė. Shkollarėt i pritėn mirė kėto libra. Edhe pse u botuan nga 8-10 mijė kopje, u shitėn me shpejtėsi. Kėto dhjetė vjetėt e fundit janė ribotuar disa herė, tashmė tė ilustruara me ngjyra dhe mė cilėsore. Pra, ato pėlqehen edhe sot.

            Dhe natyrshėm mua filluan tė mė quajnė si shkrimtar tė detit. Mė vjen mirė qė mė quajtėn tė tillė. Vėrtet mė pas “dola nė tokė”  dhe shkrova libra tė tjerė pėr fėmijė, pėrralla, novela, rrėfenja etj., por detit iu ktheva pėrsėri me romanin “Nė kthetrat e Piratit”, botuar” mė 1997, fitues i ēmimit “Tasim Gjokutaj”, i cilėsuar si libri mė i mirė i vitit pėr fėmijė i Shtėpisė Botuese “Toena”.

Para se tė flasim pėr librat e detit, lexuesit nė kėto ditė vere duan tė mėsojnė diēka mė tepėr pėr Bardhylin si notar, peshkatar e zhytės. A ėshtė e vėrtetė se ju keni notuar, keni peshkuar dhe jeni zhytur nė brigjet detare tė tre kontinenteve?!

 

Ėshtė rastėsi, por ėshtė e vėrtetė. Nė detin Adriatik e Jon po e po, qė nga Butrinti gjer nė Bunė jam zhytur e kam peshkuar me qindra herė dhe i njoh mirė brigjet, gjiret e nėndetin. Pra, kėto dete janė nė kontinentin e Evropės.

Po kam notuar dhe jam zhytur edhe nė Detin e Zi, edhe nė Detin Maramara, nė Detin Egje, nė Ngushticėn e Bosforit etj. Kur isha nė gazetėn “Mėsuesi” kam shoqėruar ansamblin e Dibrės pėr nė festivalin ndėrkombėtar tė Samsungut, qytet turk nė brigjet e Detit tė Zi. Ishte gusht dhe unė nuk mund tė rrija pa provuar pasionin tim. Por kam qenė disa herė nė Turqi dhe Greqi dhe  jam zhytur e kam peshkuar edhe nė brigjet e tyre detare. Ja dhe kontinentin e Azisė, me Detin e Zi, e provova.

Nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit kam shkuar katėr herė nė Amerikė, nė Boston,  ku kam djalin me familjen. Aty e gjeta tė ngritur njė “skuadėr” peshkimi me shqiptarė. Mė vunė “komandant” pėr hir tė moshės, por unė e  pėrligja  veten si  mjeshtėr nė peshkim dhe nė zhytje. Shkonim pėr tė gjuajtur nė brigjet e Oqeanit Atlantik, nė Kep Kod, pronė e familjes Kenedi. Aty kemi lėnė me tė vėrtet nam, sidomos nė gjuetinė me grep tė kocave e tė levrekėve. U bėme tė njohur, aq sa gazeta e shqiptareve “Yllyria” nė Njujork botoi njė faqe reportazh pėr “bėmat” tona si peshkatarė amatorė. Ja pra dhe kontinenti i trete, ai amerikan. Gjė e rrallė pėr njė shqiptar tė jetė zhytur e tė ketė peshkuar nė tre kontinente, por, siē e thashė, kjo ėshtė rastėsi, mė qėlloi mua njė fat i tillė.

Me tė vėrtetė  njė pėrvojė e veēantė dhe interesante. Nė librat tuaj pėr detin ka dhe aventura nė brigje dhe nė thellėsi, mund tė na tregoni disa nga kėto? Ama tė vėrteta, mos i zbukuroni e zmadhoni, si bėjnė zakonisht gjuetarėt.

Tė merresh njė kohė tė gjatė me zhytje e peshkim, natyrisht qė do tė kesh dhe aventura e tė papritura. Kėto janė pjesė pėrbėrėse e gjuetisė. Por, ama, mos prit  qė kėto tė mos i zbukurohen  e zmadhohen  nga pak. Edhe unė nuk mund tė bėj pėrjashtim nga gjuetarėt e tjerė. Veē kėto “zbukurime” i gjen mė shumė nė librat e mi. Kėshtu, pėr shembull, te novela “Zhytėsit e vegjėl” ( me kėtė titull ėshtė ribotuar vitet e fundit), janė pėrshkruar as mė shumė e as mė pak zhytjet dhe gjuetia me pistoletė  qė kam bėrė unė me shokėt e mi brigjeve detare tė Sarandės. Por shkrimtari diēka do tė shtojė, diēka do tė zbukurojė,  do ta rritė dozėn e rrezikut, tė vėshtirėsive e tė aventurės, qė libri tė bėhet mė tėrheqės.

Kėshtu ndodh dhe te romani “Nė kthetrat e Piratit”. Shumica e ngjarjeve janė reale. Po marrim, pėr shembull, rastin e pėrleshjes me oktapodin. Mė ka ndodhur mua realisht. U zhyta dhe gjuajta me pistoletė njė oktapod tė madh. Ai, i plagosur, me shigjetėn nė trup, rrėshqiti nė njė tė ēarė shkėmbore. Unė e ndoqa pas, me zhytje dhe e mbėrtheva me dorėn e majtė. Por ai,  me disa nga kėmbėt thithėse si venduza u mbėrthye pėr shkėmbi e me disa mbėrtheu dorėn time. Pra, mė gozhdoi nė fund tė detit, kur mua, pa bombola gazi, po mė mbarohej fryma. Hoqa nė ēast thikėn qė e mbaja gjithmonė nė brez dhe i preva oktapodit tė tri kėmbėt tė ngjitura pėr shkėmbi, u mbėshteta nė taban tė detit dhe u dhashė lopatėzave me sa fuqi qė mė kishin mbetur. Dola nė sipėrfaqe i mekur dhe u shtriva nė shpinė tė ēlodhesha. Shoku qė mė shoqėronte mė erdhi nė ndihmė. Oktapodi me pesė kėmbė qėndronte ende i ngjitur nė krahun tim. Ma shqiti me forcė dhe atėherė vumė re se dora ime qe  mbushur me njolla tė kuqe dhe ndonjė bulėz gjaku nga thithkat e oktapodit.

E ē’ta zgjatim, raste tė ngjashme kemi me shumicė, se jemi zhytur me mijėra herė nė fund te detit dhe ne shpellat e nėnujshme.

Dhe, mė nė fund, a mund tė na flisni shkurt pėr veprat tuaja letrare qė lidhen me detin, zhytjen e peshkimin? Do tė dėshiroja tė pėrqendroheni mė shumė te romani “Ekspedita e Kaltėr”, qė, me sa di unė, e keni mė pėr zemėr.

Pėr dy librat e parė, “Pėrrallat e detit” dhe “Zhytėsit e vegjėl” po citoj vlerėsimin e bėrė nga studiuesi i letėrsisė pėr fėmijė Milaim Nelaj. Kaq besoj do tė jetė e mjaftueshme. Ai shkruan:

            “Nėpėr rreshtat e librit tė parė, lexuesi i vogėl, nga njėra pėrrallė tek tjetra, pėrthithet tėrėsisht nga tė fshehtat e botės nėnujore, njihet me jetėn, llojet dhe karakteristikat e kafshėve dhe peshqėve tė detit, mėson emrat e tyre tė ēuditshėm, si: peshku elektrik, peshku gjel, peshku balerinė, peshku akrep, kali i detit, dhelpra e detit, derri i detit, zgjeron horizontin me njohuritė e reja shkencore qė merr nga bota e mistershme e detit, pėrjeton ndjesi tė veēanta nga rrėfimi artistik i autorit, sikundėr edhe edukohet me moralin e shėndoshė tė fitores sė tė mirės ndaj sė keqes, tė virtyteve e cilėsive pozitive ndaj veseve e anėve negative qė mishėrojnė personazhet e tyre. Ndėrsa nė librin e dytė lexuesi pėrjeton aventurat e guximshme qė kryejnė zhytėsit e vegjėl, tė cilėt paraqiten jo vetėm si eksplorues e zbulues tė tė fshehtave tė detit, por edhe si notarė tė mirė e peshkatarė tė aftė nė gjuetinė me pushkė sportive nė fund tė detit, gjithashtu njihen me faunėn dhe florėn e larmishme nėnujore. Por mė tepėr atė e intrigon pėrleshja e zhytėsve me kafshėt e rrezikshme tė detit, skena kėto drithėruese e plot ankth, por qė pėrfundojnė me gėzimin e fitores, tė realizuara me art e mjeshtri nga autori”.  

Temėn nga deti e merr dhe romani “Nė kthetrat e Piratit” , botuar mė vonė, nė nė vitin 1997. Pavarėsisht se ngjarjet zhvillohen po nė Sarandė nė vitet 1988-1989, pra nė prag tė pėrmbysjes sė diktaturės,   ato janė aktuale edhe nė ditėt tona, sepse braktisja e shkollės, qė pėrbėn boshtin kryesor tė romanit, ėshtė ende njė dukuri negative. Dhe ėshtė e qartė se disa nga kėta braktisės bėhen kontigjent i krimit dhe i veseve tė dėnueshme. Jemi dėshmitarė se “Piratė”me maska e me armė shfaqen herė pas here nė mjediset tona. Pra, vlera aktuale e romanit ėshtė mė se e qartė dhe ka ndikim pozitiv nė edukimin e fėmijėve dhe tė rinjve shkollarė.

           Tani tė kthehemi tė romani fantastiko-shkencor “Ekspedita e Kaltėr”, qė me tė vėrtetė e kam mė pėr zemėr. Ėshtė botuar sė pari mė 1980 dhe vitet e fundit ėshtė ribotuar i pėrmirėsuar disa herė nga Shtėpia Botuese “Extra”.

            Pa folur vetė pėr tė, po shkruaj njė nga vlerėsimet e studimit pėr krijimtarinė time tė pedagogut e shkrimtarit Xhahid Bushati: “Vepra Ekspedita e Kaltėr plotėson mė tej portretin e shkrimtarit...Vepra pėrmendet jo vetėm si arritje e autorit, por dhe si arritje e vetė zhanrit, ēel njė rrugė tė re shikimi nė zbulimin e mistereve tė detit, sjell informacion tė ri e tė pa njohur shkencor...Kė to janė skenat mė tė bukura, mė mahnitėse, mė poetike, sa reale aq dhe fantastike, qė vetėm Bardhyl Xhama i njeh me shpirt dhe me talentin e tij prej prozatori i pikturoi si njė artist i vėrtetė, gjė qė veprės i dhanė vlera tė veēanta, me njė poetikė tė papėrsėritshme, gjė qė dhe sot tė jep kėnaqėsi pėr ta lexuar”.

            Dhe mė tej mund tė shtoj se njė pjesė e madhe nga pėrmbajtja e kėtij romani bazohet jo vetėm nė studimet e mia pėr detin, por edhe nė pėrvojėn personale si zhytės e peshkatar qė, siē theksova dhe mė parė, kam eksploruar gjithė brigjet e Sarandės ku marrin fill ngjarjet, por dhe mė gjerė, nė gjithė brigjet tona detare.

            Ėshtė me interes tė theksojmė se disa nga parashikimet fantastike, tė shkruara 30 e ca vjet mė parė, sot janė bėrė realitet.

           Tė flasim pak me humor, qė ta bėjmė mė tė kėndshme bisedėn:

           Duke i hedhur kėto ditė njė sy romanit, mė doli se qenkam shumė “i zoti”: Paskam bėrė shpikje e kam ndėrtuar  vepra fantastike, qė do t’i kishin zili dhe shkencėtarėt e ndėrtuesit, disa prej tė cilave janė realizuar e disa janė nė projekte realizimi, por dhe qė do realizohen nė tė ardhmen.

          Konkretisht: Saranda, ku nisin ngjarjet e romanit pėrshkruhet si njė qytet madhėshtor, me pallate shumėkatėshe e vila nė gjithė kodrat, me Universitet, me hotele turistike, me shkallė elektrike nga majat e kodrave deri ne det, me njė gjelbėrim  modern, me portin e veēante tė jahteve etj. Energjia elektrike sigurohet nga panele diellore.

           Bregdeti i Jonit dhe Adriatikut: Qė nga Butrinti deri nė Durrės me hotele turistike e vila moderne, nė Ksamil, Kakome, Bunec, Qeparo, Jal, Himarė, Dhėrmi, Orikum, Pojan e me tej, fshatra turistikė, qyteza e fshatra modernė, autostradė nė gjithė vijėn bregdetare, deri nė Greqi, duke hapur tunelin e  Karaburunit. Pikė turistike botėrore nė Llogora dhe teleferik pėr zbritjen nė Orikum, njė qytet ultramodern turistik.

             Nė Kakome, veē turizmit, ėshtė ndėrtuar dhe njė plantacion eksperimental pėr rritjen e bimėve detare me vlera tė larta ushqimore dhe farmaceutike.

             Me fantazinė time unė kam ndėrtuar  njė helikopter qė fluron nė ajėr,  lundron mbi ujė  dhe zhytet nė thellėsi disa mijėra metra; maketin e njė hidrocentrali gjigand qė punon

me energjinė e lumenjve nėnujorė nė Kanalin e Otrantos, Golfstrimin dhe Antigolfstrimin mesdhetar; uzinėn lundruese; laboratorin nė taban tė detit...

             Ka dhe shumė fantazi tė tjera nė ėtė roman. Lista ėshtė e gjatė, por po pėrmendim edhe disa prej tyre.

             Nė brigjet e Jonit kam ndėrtuar plantacione artificiale me bime e kafshė detare pėr nevoja ushqimore dhe medikamente mjekėsore; uzinė pėr shkripėzimin e ujit tė detit pėr ujitjen e plantacioneve bujqėsore tė Bregdetit dhe sigurimin e ujit tė pijshėm; autostradėn Borsh-Fterrė, ku ėshtė ndėrtuar fshat turistik malor dhe ku punojnė miniera tė pasura; njė qyteti tė ri modern nė Pojan tė Fierit,  Apolonia e Re,edhe si port, ku ėshtė dhe njė spital krahinor e ferma bujqėsore pėr rreth me prodhimtari tė lartė.

             Ndėrlidhja midis njerėzve realizohet jo vetėm nė tokė po dhe nė ajėr e        thellėsi tė detit, ku jo vetėm dėgjohet fjala, por dhe shihen njerėzit e lėvizjet; transporti ndėrurban Sarandė-Tiranė  bėhet edhe me helokopter, etj.

   Me interes ėshtė fakti qė Butrinti me rrethina paraqitet si pikė muzeore botėrore, ku organizohet  dhe njė konferencė shkencore me temė: “E kaluara, e sotmja dhe e ardhmja e Butrintit”.

            Ka dhe shumė e shumė shpikje tė tjera qė i lexojnė me ėndje e kėrshėri jo vetėm fėmijėt, por edhe tė rinjtė e tė rriturit. Shpresoj qe me kėto qė u thashė, gjithkush e nxjerr pėrfundimin se cilat “shpikje”janė  realizuar nga parashikimet e mia, cilat janė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes e cilat do tė realizohen nė tė ardhmen e afėrt e tė largėt.

Ja, pra, pse e kam mė pėr zemėr “Ekspeditėn e Kaltėr”.

Dhe pėr ta mbyllur: Vitet e fundit u jeni kushtuar rrėfenjave tė shkurtra, keni botuar tre vėllime me 170 rrėfenja dhe po pėrgatitni tė katėrtin. Nė kėtė zhanėr keni pasur mjaft sukses, aq sa studiuesi dhe pedagogu Xhahit Bushati shkruan pėr ju se jeni vazhdues i denjė i Kutelit tė madh. Do ta braktisni detin?

         Jo!...Deti nuk mund tė braktiset. Ai ka qenė e mbetet pjesė e jetės sime. Edhe nė rrėfenja kam tema pėr detin, edhe nė pėrralla. Po kam dhe plane krijuese pėr tė shkruar pėrsėri pėr detin (natyrisht po na la mosha, se sivjet, sipas ditėlindjes qė ma ka thėnė nėna, i kam mbushur 77. Pra, jam me dy shtata. Numėr fati, apo jo?!)

                    Faleminderit, zbuluam dhe ca “tė fsheta” tė jetės suaj. Kam shkruar pėr Bardhylin si sportist, po, ja tani edhe si notar, zhytės e peshkatar me “famė”nė tre kontinente.

 

                                   Intervistoi Sejdo Harka

Tiranė, 5 korrik 2010

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA