Make your own free website on Tripod.com

Bardhyl Xhama

Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

 

Bardhyl Xhama – shkrimtari qė sfidon moshėn

                             

Nga Milaim NELAJ

( Studim, botuar me shkurtime nė gazetėn “Telegraf”, data  8 prill 2010)

 

Para njė viti, shkrimtari i njohur pėr fėmijė, Bardhyl Xhama, festoi 75-vjetorin e lindjes. Jo vetėm ai, por edhe ne tė pranishmit nė atė pasdite tė freskėt shtatori nė sallėn e Teatrit tė Kukullave nuk e kishim menduar qė do tė mbushej plot e pėrplot dhe do tė thuheshin aq fjalė tė ngrohta e tė sinqerta pėr figurėn e nderuar dhe krijimtarinė e spikatur letrare tė tij. Ishin aty shokėt, miqtė, kolegėt, tė afėrmit dhe njerėzit e familjes, por edhe mjaft shkrimtarė, studiues e bashkėfshatarė tė tij, sepse ai, si njeri i thjeshtė, human, i dashur e buzagaz, miqtė e shokėt i ka tė shumtė dhe di t’i mbajė e t’i nderojė, ndaj edhe ata e duan dhe e respektojnė. Ishte vėrtet njė pasdite letrare e kėndshme, njė mjedis tepėr miqėsor, ku u fol vetėm pėr tė dhe u recituan pjesė nga krijimtaria e tij mė e mirė, njė mjedis ku nuk mungoi edhe humori dhe, sė fundi, urimi nga zemra pėr njė jetė edhe mė tė gjatė e pėr njė krijimtari edhe mė tė begatė, shoqėruar, si nga hera, me njė gotė verė nga ajo e bregdetit tė tij tė shtrenjtė. Ishin vėrtet momente emocionuese pėr tė gjithė dhe e themi me plot gojėn qė ai e meritonte njė “dhuratė” tė tillė, ēka do tė mbetet njė kujtim i paharruar, nė radhė tė parė pėr atė vetė, por edhe pėr ne shokėt, miqtė dhe kolegėt e tij. 

Shkimtarin Bardhyl Xhama nga afėr e kam njohur vonė, pas viteve ’90, gjatė veprimtarive tė Shoqatės sė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, ku ai ėshtė mjaft aktiv si me diskutime, ashtu edhe me aparatin e tij fotografik, pasion i tij i vjetėr. Por shkrimet e tij, veēanėrisht ato nė gazetėn “Mėsuesi” apo nė Revistėn Pedagogjike, si dhe krijimet letrare i kam lexuar qysh heret dhe kam krijuar pėrshtypjen se, ashtu siē shprehen edhe miqtė e tij, ai ėshtė me tė vėrtetė njė njeri “fin”, nė kuptimin e plotė tė fjalės, qoftė nė mėnyrėn e sjelljes me korrektesė e dashamirėsi dhe nė komunikimin e ngrohtė me kolegėt, shokėt, miqtė e me tė gjithė; qoftė nė mėnyrėn e diskutimit dhe parashtrimit me kulturė e modesti tė ideve e mendimeve; qoftė nė mėnyrėn e veshjes dhe paraqitjes sė jashtme, tė cilat sfidojnė dukshėm moshėn e thyer tė tij; qoftė edhe nė krijimtarinė letrare, ku vihet re stili i tij “fin”, finesa nė mėnyrėn e tė shkruarit tė pėrrallave, rrėfenjave, tregimeve, novelave apo romaneve.

Bardhyli, para se tė jetė shkrimtar, ėshtė njeriu model i armatės sė krijuesve tanė, “ai ėshtė njė nga njerėzit mė miqėsorė qė kam njohur nė marrėdhėniet e punės sime me bashkėpunėtorėt nė fushėn e botimeve”, shprehet njė nga botuesit e librave tė tij. Fjala e Bardhylit nė bashkėbisedim apo nė auditorė ėshtė elekuente, e ngrohtė, e sinqertė, modeste dhe frymėzuese pėr tė tjerėt, ėshtė fjalė e menēur e njė njeriu me kulturė dhe edukatė qytetare. Ai, para se tė bėhej njė shkrimtar i njohur dhe cilėsor, ka qenė njė nxėnės i shkėlqyer nė mėsime, por edhe njė pjesėmarrės aktiv i teatrit amator nė shkollėn e mesme, sikundėr edhe njė anėtar i talentuar i rrethit letrar tė shkollės, sikurse edhe njė sportist i dalluar, madje edhe njė zhytės e notar i mirė nė det e mė pas njė mėsues e metodist i dalluar, njė gazetar profesionist, “nė shkrimet e tė cilit, siē shprehet njė ish-kolegu i tij, nuk kishte nevojė tė vihej dorė”, njė studiues i palodhur i shkencės pedagogjike, njė drejtues i aftė e me vizion i disa sektorėve tė rėndėsishėm tė arsimit, tė botimeve tė librave shkollorė dhe tė studimeve pedagogjike, duke u bėrė kėsisoj njė personalitet i shquar nė kėto fusha, kontributi i tė cilit ka qenė shumė me vlerė. Ndaj me meritė, ai mban prej vitesh titullin e nderit “Mėsues i Merituar” dhe me rastin e 70-vjetorit tė lindjes ėshtė nderuar me “Ēmimin e Karrierės” pėr krijimtari cilėsore dhe ndihmesė tė ēmuar nė krijimin dhe veprimtaritė e larmishnme tė Shoqatės sė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, ku pėr njė kohė ka qenė edhe nėnkryetar i saj.                          

Bardhyl Xhama, pėr nga mosha dhe vitet kur ka nisur tė shkruajė e tė botojė, i pėrket brezit tė dytė tė shkrimtarėve tė letėrsisė sė re pėr fėmijė, tė cilėt, me krijimtarinė e tyre tė spikatur, i ngritėn mė lart e i konsoliduan themelet qė vunė paraardhėsit e tyre: Qamil Guranjaku, Teufik Gjyli, Spiro Ēomora, Zihni Sako, Moisi Zaloshnja, Bedri Dedja etj., duke qenė bashkėkohės e bashkėpunėtor me autorė tė njohur tė kėtij brezi, si: Odhise Grillo, Dionis Bubani, Xhevat Beqaraj, Skėnder Hasko, Adelina Mamaqi, Bekim Harxhi, Petraq Zoto etj.                            

Krijimtaria letrare e kėtij autori zė fill nė vitet ’50, nė moshėn e shkollės sė mesme, teksa shkruante e botonte krijimet e para letrare nė gazetėn “Pionieri”, dhe mė pas bėhet njė bashkėpunėtor i ngushtė i shumė prej gazetave e revistave pėr fėmijė qė nisėn tė dalin nė vendin tonė  Nė kėto krijime tė para do tė spikaste dukshėm pasioni pėr letėrsinė, prirja dhe talenti letrar, ēka premtonte se libri i tij i parė nuk do tė vononte dhe se ai do tė pėlqehej prej fėmijėve, do tė mirėpritej nga kolegėt dhe kritika letrare. Dhe ky eveniment i rėndėsishėm pėr ēdo krijues do tė vinte nė vitin 1975, me botimin e pėrmbledhjes “Pėrrallat e detit”, duke u prezantuar jo si poet, siē ndodh shpesh me krijuesit, por si prozator i mirėfilltė, gjini tė cilėn do ta lėvronte edhe mė pas, me libra tė tjerė me pėrralla, tregime, rrėfenja, novela dhe romane, duke na dhėnė tė kuptojmė se kėtė gjini do tė kishte pėr zemėr, aty do tė gjente mė mirė veten e do tė ishte mė i suksesshėm gjatė viteve.          

Nisur edhe nga fakti se ka lindur dhe e ka kaluar fėmijėrinė nė Fterrė tė Sarandės, nė kėtė perlė tė bregdetit tonė tė magjishėm, krijimet e para ai do t’ia kushtonte detit, tė cilin e dashuron dhe adhuron me gjithė shpirt, dhe kėtė ndjesi tė kėndshme do ta mishėronte me penėn e tij krijuese nė tre librat e njėpasnjėshėm: “Pėrrallat e detit” (pėrralla, 1975), “Zhytėsit e vegjėl” (novelė, 1977), “Ekspedita e kaltėr” (roman fantastiko-shkencor, 1980) Tė tre kėto libra ngėrthejnė temėn e detit, njė temė mjaft e dashur pėr fėmijėt, e cila zgjon kėrshėrinė dhe fantazinė e tyre mbi tė fshehtat, misteret, bimėsinė dhe gjallesat e shumta tė tij. Pa dyshim qė frymėzuese dhe motivuese pėr rrokjen e kėsaj teme mendojmė se ka qenė edhe pėrvoja e tij me detin si zhytės, notar e peshkatar i mirė, njohja dhe lidhja e ngushtė me tė Ndaj, me tė drejtė, kolegėt dhe kritika e kohės e kanė quajtur Bardhyl Xhamėn “shkrimtari i detit”. Nė botimin e tyre vėmė re, gjithashtu, edhe diēka tjetėr interesante: kalimin e shpejtė tė autorit nga pėrralla, njė zhanėr i thjeshtė i prozės, nė novelė e mė pas nė roman, ēka dihet qė kėrkon pėrvojė tė madhe dhe pėrgatitje tė lartė profesionale. Por, kuptohet, Bardhyli kėto i ka fituar gjatė jetės sė tij intensive, njohjes sė saj nė mėnyrė tė gjithanshme si gazetar, si dhe nga veprimtaria e pareshtur krijuese nė organet letrare pėr fėmijė, ku ka qenė njė nga bashkėpunėtorėt dhe miqtė e tyre mė tė ngushtė, duke botuar nė to gjatė viteve mbi njėqind shkrime. Kėto tri vėllime janė ribotuar pas viteve ’90, ndonjėri mė shumė se njė herė, me dėshirėn dhe synimin e autorit pėr t’i pėrpunuar e pasuruar qoftė me lėndė tė re, ashtu edhe me ilustrime me ngjyra dhe me “aparat pedagogjik”, njė element i ri ky, qė vihet re kryesisht nė krijimtarinė e kėtij autori, duke i bėrė kėsisoj ato mė tė plota e cilėsore dhe duke u dhėnė vlera tė reja njohėse, shkencore, artistike, pedagogjike dhe edukative.             

Nėpėr rreshtat e librit tė parė, lexuesi i vogėl, nga njėra pėrrallė tek tjetra, pėrthithet tėrėsisht nga tė fshehtat e botės nėnujore, njihet me jetėn, llojet dhe karakteristikat e kafshėve dhe peshqėve tė detit, mėson emrat e tyre tė ēuditshėm, si: peshku elektrik, peshku gjel, peshku balerinė, peshku akrep, kali i detit, dhelpra e detit, derri i detit, zgjeron horizontin me njohuritė e reja shkencore qė merr nga bota e mistershme e detit, pėrjeton ndjesi tė veēanta nga rrėfimi artistik i autorit, sikundėr edhe edukohet me moralin e shėndoshė tė fitores sė tė mirės ndaj sė keqes, tė virtyteve e cilėsive pozitive ndaj veseve e anėve negative qė mishėrojnė personazhet e tyre. Ndėrsa nė librin e dytė lexuesi pėrjeton aventurat e guximshme qė kryejnė zhytėsit e vegjėl, tė cilėt paraqiten jo vetėm si eksplorues e zbulues tė tė fshehtave tė detit, por edhe si notarė tė mirė e peshkatarė tė aftė nė gjuetinė me pushkė sportive nė fund tė detit, gjithashtu njihen me faunėn dhe florėn e larmishme nėnujore. Por mė tepėr atė e intrigon pėrleshja e zhytėsve me kafshėt e rrezikshme tė detit, skena kėto drithėruese e plot ankth, por qė pėrfundojnė me gėzimin e fitores, tė realizuara me art e mjeshtri nga autori.              

Po aq interesante dhe intriguese janė ngjarjet, skenat dhe episodet e librit tė tretė, romanit fantastiko-shkencor “Ekspedita e kaltėr“, nė fokus tė tė cilit ėshtė njė grup fėmijėsh qė ndėrmarrin me guxim e kurajė njė ekspeditė eksploruese nė det, me synimin pėr tė ndėrtuar maketin e njė hidrocentrali. Ata zhyten nė thellėsi dhe lundrojnė me mjete moderne fantastike, ndeshen me vėshtirėsitė e detit, si dhe me kafshėt e tij tė rrezikshme, sulmohen nga anije pirate, kryejnė prova dhe eksperimente tė shumta, me durim, vullnet e kėmbėngulje, derisa ia arrijnė qėllimit qė i kanė vėnė vetes pėr tė ndėrtuar maketin e hidrocentralit. Pėrveē vlerave artistike qė bartin ngjarjet dhe skenat intriguese, romani tė tėrheq edhe pėr anėn fantastike tė tij, e cila, pa dyshim, ngjall kureshtjen e fėmijėve, si dhe pėr informacionin e pasur shkencor qė ofron pėr lexuesin. Tė tre kėto elemente, qė janė karakteristikė e romaneve fantastiko-shkencorė, spikatin dukshėm nė kėtė vepėr dhe janė ndėrthurur natyrshėm, nė funksion tė realizimit tė idesė dhe misionit tė saj.  

Me kalimin e viteve e pikėrisht nga fundi i viteve ’80 vėmė re qė shkrimtari Bardhyl Xhama “del nga deti”, pas njė karriere tė suksesshme letrare nė atė mjedis, natyrisht pa e braktisur pėrfundimisht atė, dhe me fantazinė e tij krijuese rrugėton nėpėr hapėsirat e pafund tokėsore, duke e shtrirė kėshtu tematikėn e krijimtarisė sė tij, me synimin pėr ta bėrė mė tė larmishme, nė mėnyrė qė tė prekė edhe dėshira e interesa tė tjera tė fėmijėve. Kėshtu, mė 1987 autori boton vėllimin me pėrralla “Zjarrfikėsi i pyllit” dhe pas dy vjetėsh, mė 1989, boton novelėn-pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė ”. Nė kėtė mėnyrė autori i rikthyet pėrsėri gjinisė sė pėrrallės, si dhe novelės, por tashmė, sigurisht, mė i pjekur artistikisht e mė i disponueshėm pėr t’u dhuruar lexuesve tė vegjėl libra me vlera edhe mė tė arrira artistike, njohėse, shkencore dhe edukative, ēka e vėmė re tė materializuar mė sė miri nė kėto dy libra. Dhe konkretisht vėllimi me pėrralla “Zjarrfikėsi i pyllit” ka fituar ēmimin e dytė nė konkursin kombėtar tė letėrsisė pėr fėmijė nė vitin 1987, pėr vlerat e tij tė shumanshme e pėr mesazhet edukative qė pėrcjell, ndėrsa novela-pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė”, pėr fabulėn e saj interesante, mėnyrės si janė skalitur personazhet e pėr vlerat morale dhe edukative qė bart, ėshtė pėlqyer dhe ribotuar disa herė.

Tashmė personazhet kryesore tė pėrrallave nuk janė mė ato tė detit, por kafshėt e pyllit dhe tė mjedisit, si: ujku, elefanti, gjirafa, lepuri, pelikani etj. Pėrmes veprimeve e bėmave tė tyre mishėrohen ide morale me vlerė pėr edukimin e fėmijėve dhe fshikullohen vese tė kėqija, si: gėnjeshtra, grykėsia, mėndjemadhėsia, mendjelehtėsia etj. Ndėrsa nė pėrrallat me personazhe njerėz, si: “E mirė fuqia, e mirė dhe urtia” apo “Xhuxhum Gjudurumi dhe Qerosi” etj., lartėsohen cilėsi tė tilla pozitive, si: dituria, zgjuarsia, pėrvoja, menēuria etj.

Duke u ndalur te novela-pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė”, njė zhanėr origjinal dhe interesant i autorit, tėrhiqemi nga rrėfimi i rrjedhshėm, dinamik  e konciz i autorit, nga ndodhi e aventura sa reale, aq edhe fantastike, ku personazhet e saj (vėllezėrit Gjoka, Gjika dhe Gjeka), nė rrugėn e mundimshme pėr tė gjetur lumturinė (tėrfilin me katėr fletė), ndeshen me vėshtirėsi dhe rreziqe tė mėdha (me kusarėt, gjarprin me dy kokė, kuēedrėn, vampirėt  etj.), saqė dy tė parėt largohen nga rruga e nisur, por pėrfundojnė si lypės, kurse i treti, Gjeka, duke u bashkuar nė misionin e tij me Cinxon e vogėl, shokun e tij besnik, i kapėrcen ato me durim, guxim e zgjuarsi, me ndihmėn e njerėzve tė mirė, bujqėve dhe muratorėve tė menēur e punėtorė, me tė cilėt gėzon frytet e punės sė tyre tė vėshtirė, madje bėhet edhe njė luftėtar trim pėr mbrojtjen e trojeve tė atdheut nga sulmi i armiqve, sepse “fati i atdheut ėshtė fati im”, - thotė ai, - dhe e gjen lumturinė. Ajo qė spikat nė kėtė novelė-pėrrallė ėshtė fakti qė autori ka shfrytėzuar me mjeshtėri edhe elementet e folklorit, sidomos tė pėrrallės, ka ditur tė mbledhė si bleta nektarin e krijimtarisė popullore, si dhe tė gėrshetojė natyrshėm realen me fantastiken, njerėzoren me mbinjerėzoren. Me aftėsi e fantazi krijuese ka bėrė gjetjet e duhura dhe ka mundur tė pėrzgjedhė detaje, dukuri e fakte tė tilla interesante, qė pėrēojnė emocione dhe kanė ndikim tė ndjeshėm te lexuesit e vegjėl. “Nuk mund tė saktėsoj nėse kjo vepėr ėshtė krijimi mė i mirė i tij, -  shprehet studiuesi dhe kritiku Jakup Mato nė hyrje tė saj, - por them se ėshtė njė novelė shumė interesante, shkruar mjaft bukur nga njė penė e talentuar. Ajo bart vlera tė veēanta ideoartistike dhe mėsime tė ēmuara, qė burojnė natyrshėm pėrmes indit tė rrėfimit dhe gėrshetimit tė dramės me lirizmin.” 

Pas viteve ’90, ndryshe nga disa autorė tė letėrsisė pėr fėmijė qė pushuan sė krijuari apo u morėn vetėm me ribotimin e thjeshtė tė ndonjė libri tė tyre, Bardhyl Xhama jo vetėm qė do tė shquhet nė fushėn e ribotimit,  duke i pėrpunuar e pasuruar me elemente tė reja botimet e paravitit ’90, si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė formė, madje duke i “ēliruar” ato edhe nga ndonjė  ndikim i skemave kufizuese tė atyre viteve, duke u dhėnė frymėmarrje dhe hapėsira tė reja, por nuk do tė reshtėte sė shkruari e botuari edhe libra tė rinj me pėrralla, tregime, novela e romane. Kėshtu, duke filluar nga viti 1996 e deri nė ditėt e sotme, ai shfaqet herė pas here para lexuesve tė vegjėl me libra tė rinj, duke na befasuar me motivet dhe tematikėn e re qė trajton apo me risitė qė sjell nė krijimtarinė e tij. Kėshtu, pėrveē vėllimit me pėrralla “Lejleku me akullore” (botuar mė 1998), ku trajtohen tema interesante nga bota e kafshėve dhe e shpendėve dhe ku fėmijėt lexojnė me ėndje e dėshirė bėmat e maēokut me dorashka, tė grerėzės e bretkosės, tė breshkės qė hip nė lis, tė papagallit llafazan, tė elefantit zjarrfikės, tė lejlekut me akullore etj., apo vėllimit tjetėr me pėrralla “Djali me tre brirė” (botuar mė 2002), ku pėrmes gjetjeve intriguese ndėrthuren bukur personazhet kafshė, si: bleta, pelikani, ujku, sorkadhja, dallėndyshja, trumcaku etj., me personazhet njerėz (fėmijė apo tė rritur), qė tė befasojnė me bėmat e tyre, autori, tashmė me njė pėrvojė krijuese tė madhe, i kthehet pėrsėri romanit me librin “Nė kthetrat e piratit” (botuar mė 1997), njė vepėr me njė subjekt mjaft intrigues, pėr njė dukuri tė mprehtė, siē ėshtė ajo e braktisjes sė shkollės nga fėmijė me probleme dhe rrėshqitja  e tyre nė rrugėn e krimit. Ėshtė njė vepėr, ku trilli krijues i autorit ndėrthuret natyrshėm me realen, duke na dhėnė njė krijim tė arrirė artistik, me tingėllim aktual.            

Fabula e romanit ėshtė e thjeshtė: njė “pirat” i ditėve tona, qė ka braktisur shkollėn dhe shfaqet si njė “kapo” me bėmat e tij tė , tėrheq nė rrugėn e krimit nxėnėsin mbetės e problematik, Besnikun. qė gjithashtu braktis shkollėn e bėhet kontigjent i krimit. Por brenda kėsaj fabule ngėrthehen natyrshėn skena dhe episode tepėr tė mprehta, qė e mbajnė nė ankth lexuesin deri nė fundin e librit. Romani tė tėrheq jo vetėm nė kėtė aspekt, por edhe pėr rrėfimin e rrjedhshėm, pėr ritmin e veprimit qė vjen gjithnjė duke u ngritur, derisa arrin kulmin me arratisjen e Piratit. Ai tė tėrheq, gjithashtu, pėr gjuhėn letrare tė pasur me frazeologji, me fjalė tė urta e tė rralla tė popullit, si dhe pėr pėrshkrimet e gjalla e me kolorit tė natyrės, sidomos tė bregdetit, ku zhvillohen ngjarjet:

“Bregu ishte i pėrthyer, tėrė zgavra e shpella. Labirintet qė formoheshin, ngushticat e strehimet natyrore sikur ishin krijuar enkas pėr fshehjen dhe kullotjen e gjallesave tė detit. Pak mė tej fillonte “qilimi” i leshterikėve, me ndonjė shkėmb tė veēuar midis tyre, qė dukej sikur kishte rėnė nga qielli… Leshterikėt e gjelbėr, si njė tantelė e qėndisur pėrfund “fustanit” tė detit, formonin njė kontrast ngjyrash midis kaltėrsisė dhe pllakave tė bardha. Natyra pėrreth merrte kėshtu pamjen e njė pikture.” 

Njėkohėsisht, romani shquhet pėr portretizimin fizik e moral tė personazheve, pėr pasqyrimin me vėrtetėsi e realizėm tė botės dhe psikologjisė sė tyre, pėr dialogjet e zhdėrvjellėta e, mbi tė gjitha, pėr konceptimin origjinal tė kompozicionit tė veprės dhe shtjellimin e ngjarjeve. Pėr tė gjitha kėto, ai ėshtė pritur mirė nga lexuesit dhe opinioni letrar, ėshtė vlerėsuar me ēmim nė konkursin kombėtar tė letėrsisė pėr fėmijė dhe ka qenė i suksesshėm nė tregun e librit pėr fėmijė e tė rinj. 

Por ajo qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės ėshtė fakti se gjatė kėtyre viteve shkrimtari Bardhyl Xhama ka spikatur me lėvrimin e njė zhanri tė shkurtėr prozaik, atė tė rrefenjave, ku do tė thoshim se ka gjetur veten dhe, madje, ka parė edhe suksesin, pasi ato janė mirėpritur nga lexuesit, aq sa nuk kanė munguar zėra kolegėsh ta quajnė “mjeshtėr tė rrėfenjave” apo edhe “babai i rrėfenjave”. Kjo jo vetėm pėr faktin se ai ka botuar disa vėllime me rrėfenja, mė shumė se ēdo autor tjetėr, konkretisht pėrmbledhjet me tituj figurativė dhe impresionues: “Pse qau delfini” (1996), “Djaloshi qė kapte rrufetė” (2000), “Djali me tre brirė” (pėrralla dhe rrėfenja, 2002), “Arratisja nga kafazi” (rrėfenja dhe pėrralla, 2007), “Pėllumbi me fjongo tė kuqe” (rrėfenja, 2008), porse ato shquhen pėr origjinalitetin dhe tė veēantėn e tyre, pėr motivet dhe gjetjet e goditura, pėr finesėn nė tė konceptuarit dhe tė shkruarit e tyre, pėr moralin e shėndoshė qė bartin dhe mesazhet edukuese qė pėrcjellin. Janė copėza tė shkurtra letrare, nė thelbin e tė cilave qėndrojnė fjalė tė urta tė popullit tonė ose fjalė tė menēura tė njerėzve tė mėdhenj tė botės.

Njė pjesė e rrėfenjave rrezatojnė edhe njė humor tė lehtė e tė kėndshėm, qė buron nga fabula e tyre humoristike, nga batutat, dialogjet dhe sjelljet e personazheve tė tyre. Kėto jo vetėm qė u mėsojnė fėmijėve pėrvojėn shekullore, urtėsinė e menēurinė e popullit tonė dhe i edukojnė me moralin e tyre tė shėndoshė, por i bėjnė edhe pėr tė qeshur. Kurse disa spikatin edhe pėr intonacionin dhe tingėllimin poetik qė marrin gjatė leximit ekspresiv, veēanėrisht nė gojėn e aktorėve, duke u paraqitur hera-herės si njė prozė e mėrėfilltė poetike. Kėtė ndjesi tė veēantė qė pėrēojnė ato, e pėrjeton me emocion ēdo fėmijė gjatė leximit tė tyre.

Nga karakteri dhe natyra e tyre, pėrgjithėsisht rrėfenjat, nė dallim nga tregimi apo zhanret e tjera tė prozės, janė tė shkurtra dhe zbavitėse, si tė tilla nuk tė lodhin e as tė mėrzitin, pra lexohen me kėnaqėsi, por janė paksa “tė thata”, nuk kanė ato pėrshkrime, tablo peizazhi dhe atė ngarkesė emocionale qė kanė zhanret e tjera. Gjithsesi, te rrėfenjat e Bardhyl Xhamės vėmė re qė ky boshllėk ėshtė kompensuar me fabulat interesante dhe tėrheqėse qė ai ka gjetur, gjithnjė nė funksion tė fjalės sė urtė apo shprehjes popullore qė ato kanė nė esencė, si dhe duke i thurur bukur e rrjedhshėm, me njė gjuhė letrare tė pasur e me mjete shprehėse tė goditura, duke i bėrė kėsisoj tė pėlqyeshme e mbresėlėnėse pėr lexuesit e vegjėl. Pikėrisht kėtu qėndron edhe e veēanta e tyre.

Tematika e rrėfenjave tė kėtij autori ėshtė shumė e gjerė dhe e larmishme, sepse tė shumta janė edhe nė numėr, tė cilat trajtojnė probleme, mbresa e motive nga mė tė ndryshmet. Nė morinė e tyre do tė veēonim, sė pari, ato qė trajtojnė probleme tė edukimit atdhetar, tė trimėrisė e guximit, tė qėndresės burrėrore,  tė gjuhės amtare etj., si: “Humbe gjuhėn, je i humbur”, “Fati i trimit”, “Barut nė vend tė bukės”, “Ē’bėni ju pėr vendin”, “Fati dhe guximi”, “Mos ki frikė nga vdekja, por nga turpi” e shumė tė tjera, por midis tyre kemi veēuar atė me titull “Pushka nuk varroset”, njė nga mė tė mirat e kėtij grupi:

“Boraku ra nė ballė tė betejės. I pėrgjakur, me fytyrė nga armiku, dukej si njė lis i rrėzar nga rrufeja. Pushkėn nuk e kishte lėshuar nga dora. Qytėn ia pat zbukuruar me kapsolla gėzhojash, ku shquhej shqiponja dykrerėshe. Me tė kishte dalė faqebardhė nė sa e sa beteja. E sollėn nė fshat ta varrosnin. Komandanti i ēetės foli pėr trimėrinė e tij dhe u betua pėr hakmarrje.

- Ta varrosim me gjithė pushkė,- tha dikush nga turma, - Nuk e ka ndarė kurrė nga vetja. Le tė rrinė pėrjetė pranė e pranė.                          \

- Pushka nuk varroset, - ndėrhyri njė luftėtar i moshuar. Armikun e kemi ende nėpėr kėmbė.

Jetnori, i biri pesėmbėdhjetėvjeēar, iu shkėput sė ėmės dhe doli nė ballė tė turmės.             

- Pusha mė pėrket mua, - foli si burrė i  pjekur e i rrahur nga jeta. Bardha, e shoqja, deri nė ato ēaste disi e pėrhumbur, e hidhėruar deri nė palcė nga dhimbja, e puthi tė birin nė ballė e tha: Jetnori ėshtė ende i vogėl. Do t’i duhen edhe dy-tre vjet qė tė marrė armėn. Pushka e Borakut ėshtė edhe pushka ime. Unė do ta zė vendin e tij nė ēetė.”

Mė tej dallojmė rrėfenja qė ngėrthejnė probleme tė edukimit moral e qytetar tė fėmijėve, qė dėnojnė vese e zakone tė kėqija, si: mashtrimin, vjedhjen, mėndjemadhėsinė, tė qenit frikacak etj., dhe vlerėsojnė virtyte e cilėsi tė larta, si: mikpritja, falja e gjakut, dashuria prindėrore, miqėsia e sinqertė, durimi, sinqeriteti i fėmijėve etj. Tė tilla janė: “Mjaltė nga mjalti”, “Tri frikėt”, “Degėt bėjnė faj, trungjet qajnė”, “Durimi - nėna e sė mirės”, “E shara - arma e tė dobtit”, “Kush flet shumė, nuk ka kohė tė mendojė”, “E vėrteta ekziston, gėnjeshtra shpiket”, “Ndershmėria shpėrblehet”, “Mendjeshkurtri”, Lavdėrimi i vetes, fillimi i turpit” etj. Por mendojmė se mė tepėr mbresėlėnėse nė kėtė cikėl rrėfenjash ėshtė ajo me titull “Lotėt e fėmijės”:

Agroni nxitoi edhe mė shumė hapat dhe u gjend te rajoni i policisė. I dorėzoi oficerit tė rojės portofolin dhe i tregoi ku e kishte gjetur. Dhe pikėrisht kėtu ndodhi e papritura. Oficeri hapi portofolin, pa ē’kishte nė tė dhe, nė vend qė ta falėnderonte, e thirri nė zyrė.                               

- Po paratė, djalosh, ē’i bėre? – e pyeti me njė ton tė ashpėr…

Agroni u hutua, u skuq dhe, duke iu marrė goja, iu pėrgjigj: 

- Nė portofol nuk kishte para, zotėri! 

- Paratė, djalosh, ndryshe do tė flesh sonte nė birucė, - bėrtiti polici.

Agronit iu mbushėn sytė me lot.

- Pėr kokė tė mamit e tė babit nė kishte para! - tha me sinqeritet. U betua e u stėrbetua, po fjalėt e tij binin nė vsh tė shurdhėt. 

           … Nė kėtė ēast hyri nė zyrė shefi i madh, njė goxha burrė i thinjur e babaxhan. Kur pa Agronin tė mbytur nė lot dhe mėsoi tė vėrtetėn e ngjarjes, iu kthye oficerit tė rojės:

         - Po si nuk u gdhende, ore! Nuk tė mjaftuan lotėt e kėtij fėmije? Qan kėshtu njė vjedhės portofolesh?!…

             Nuk mungojnė nė pėrmbledhjet me rrėfenja edhe ato qė pėrēojnė vlerėn e diturisė, tė librit, mėsimit, pėrvojės jetėsore etj., si: “Sytė e mendjes”, “Atė qė dimė, njė pikė ujė”, “Provė e vėshtirė”, “Qorr me sy ēelė”, “Kam frikė nga ai qė ka lexuar vetėm njė libėr”, “Kush mban shėnime, lexon dy herė”, “Jo bosh nga mendja” etj., apo rrėfenja qė bartin vlerėn e punės sė ndershme dhe respektin ndaj saj, si: “Vreshtari”, “Dembeli dhe hija”, “Sekreti i pemėtarit”, “Mendja dhe duart tė nxjerrin faqebardhė”  etj. Pėr ilustrim po sjellim njė pasazh nga njėra prej tyre e pikėrisht nga ajo me titull “Merri ca orė borxh natės, o bir, e puno!”:

“Mjeshtėr Saraēi ngriti njė punishte poēerie nė oborrin e shtėpisė. Ishte zanatēi i vjetėr e me pėrvojė tė gjatė. Puna po i ecte mbarė dhe, pėr tė rritur mė tepėr fitimin, mori si ndihmės njė nga djemtė. Prodhimet e poēerisė sė tij filluan tė tregtohen anembanė vendit. Erdhi njė ditė qė njė firmė e huaj porositi njė sasi tė madhe vazosh. Pagesa ishte goxha e mirė. Por shansi nuk u eci  Mjeshtrin e kapi njė ngėrē i fortė nė kyēin e dorės sė djathtė dhe humbi aftėsinė pėr punė. Tani barra e punės binte mė tepėr mbi djalin. Por… djali si djali, shpesh e ndėrpriste punėn nė mes e dilte me shokėt.Njė ditė i ati nuk duroi dot dhe i tha: 

- Shtroju punės, more bir, se po vjen dita tė dorėzojmė mallin! 

- Ta shtyjmė afatin, baba! Nuk na mjafton koha pėr tė bėrė aq vazo sa na kėrkohen. A nuk po punoj tėrė ditėn e ditės? 

- Po nata? Merri borxh disa orė natės, o bir, e puno! Kape kohėn! Tani je i ri e i fuqishėm dhe mund tė punosh edhe mė shumė.”     

Po ashtu, njė pjesė e tyre trajtojnė tema aktuale tė ditėve tona, si emigrimin jashtė vendit (“Durimi, nėna e sė mirės”), jetėn e pėrditshme tė fėmijėve nė shkollė, shėtitje, lojėra, dashuria dhe kujdesi i tyre pėr kafshėt, zogjtė e shpendėt. Tė tilla janė rrėfenjat: ”Pse qau delfini”, “Valbona me mustaqe”, “Kush edukon fėmijė”, “Djali i mirė”, “Mos kėrko shokė pa tė meta” etj. Por do tė ndaleshim paksa te rrėfenja me titull “Pėllumbi me fjongo tė kuqe”, sepse na duket mė interesante dhe emocionuese:

“…Nė anė tė pishinės rrinte pa lėvizur, i ngrirė kallkan, njė pėllumb. Sqepi dhe kėmbėt i qenė ngurosur nė akull. Dukej fatkeq. Vetėm nga lėvizja e lehtė e krahėve, mė shumė si njė pėrpėlitje, kuptohej qė nuk kishte ngordhur. Vajzave u erdhi shumė keq pėr pėllumbin e ngrirė dhe iu mbushėn sytė me lot. Duhej shpėtuar patjetėr nga kthetrat e akullit. Dea u var poshtė shkallėve tė pishinės, ndėrsa Jona dhe gjysh Bardhi e mbanin fort prej krahu. Rreziku qe me tė vėrtetė i madh. Njė pakujdesi dhe mund tė pėrfundonin nė ujė. Me shkathtėsi e guxim, vajza arriti qė me majėn e kėpucės ta thyente akullin. Rrėmbeu pastaj pėllumbin me dorėn e saj tė vogėl, e shqiti me kujdes nga akulli dhe u ngjit lart. “Fituam, fituam! - britėn njėzėri vajzat…”               

Siē shihet, ato janė tė shumta e tė larmishme, burojnė qetė e kėndshėm njėra pas tjetrės, shtohen e rriten artistikisht nga njėri libėr tek tejtri, tė gjitha shquhen pėr vlera artistike, morale dhe edukative, janė tėrheqėse dhe lexohen me kėnaqėsi jo vetėm nga tė vegjlit, por edhe nga tė rriturit, sepse, pėrveē efekteve emocionante dhe zbavitjes qė tė krijojnė, ke ēfarė mėson prej tyre, pra kanė edhe vlera didaktike. Nė kėtė mėnyrė, ashtu siē shprehet edhe redaktori i njėrit prej kėtyre librave, shkrimtari i njohur, Skėnder Hasko, “mund tė themi se Bardhyl Xhama ėshtė nė njė vazhdimėsi krijuese nė gjininė e bukur dhe tė shkurtėr tė rrėfenjave, ēdo libėr ėshtė si vazhdim i tė mėparshmit, duke i qėmtuar temat kryesisht nga gurra e pashtershme popullore”.  

Shkrimtari Bardhyl Xhama ka shkruar e botuar gjithsej 13 libra pėr fėmijė. Parė nė njė kėndvėshtrim thjesht sasior, duke pasur parasysh periudhėn e gjatė krijuese tė tij, por edhe faktin qė librat e tij janė mirėpritur, lexuesit mbase do tė dėshironin tė kishte edhe mė shumė. Por, duke vėrejtur se ata janė botuar nė intervale kohore relativisht tė gjata, qė shkojnė nga dy deri nė 5 dhe 7 vjet, kuptojmė merakun dhe dėshirėn e tij pėr tė mos nxjerrė krijime tė papėrpunuara si duhet nė laboratorin e tij krijues, pėr “t’i qėndisur” bukur, siē kėshillonte shkrimtari i paharruar pėr fėmijė, Bekim Harxhi, pėr tė qenė cilėsore e pėrfaqėsuese tė denja tė krijimtarisė sė tij dhe pėr tė tėrhequr sakaq edhe shijet e lexuesve. Dhe kėtij synimi mendojmė se Bardhyli ia ka arritur. Pėr kėtė flet edhe fakti qė nga 13 librat e botuar deri tani, mė shumė se gjysma kanė fituar ēmime tė ndryshme nė konkurset kombėtare tė letėrsisė pėr fėmijė e tė rinj, ndėrsa njė pjesė e mirė janė ribotuar mė shumė se njė herė. Dhe nuk janė ribotime tė thjeshta, por tė ripunuara, tė ilustruara bukur nga piktori i njohur Llazar Taēi dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja e qė, pa dyshim, pėrbėn risi nė letėrsinė tonė pėr fėmijė, ato shoqėrohen nga njė aparat i shkoqitur pedagogjik, i hartuar nga vetė autori, si njohės i mirė i kėsaj fushe, pėr t’u ardhur nė ndihmė mėsuesve dhe nxėnėsve tė shkollave 9-vjeēare; gjithashtu, shumica e tyre janė pėrfshirė nė listėn e leximeve jashtė klase tė nxėnėsve nė shkolla. Tė gjitha kėto u kanė dhėnė atyre vlera tė shumanshme, i kanė bėrė mė tėrheqėse, mė tė lexueshme dhe tė kuptueshme pėr fėmijėt.     

Krijimet e shkrimtarit Bardhyl Xhama pėlqehen nga fėmijėt dhe kanė qenė kurdoherė tė mirėpritura, qoftė pėr fabulat e goditura qė ngėrthejnė ato, qoftė pėr subjektet interesante qė shtjellojnė, qoftė pėr rrjedhshmėrinė e rrėfimit, pėrmes njė gjuhe tė pastėr letrare, bazuar nė standardet e saj, qoftė pėr figuracionin letrar tė pėrshtatshėm pėr moshėn e tyre. qoftė pėr kopertinat dhe ilustrimet tėrheqėse, tė cilat, tė marra sė bashku, krijojnė njė performancė tė kėndshme dhe u japin atyre vlera tė veēanta artistike, estetike, morale dhe edukative. Pėr tė gjitha kėto, ashtu siē ėshtė shprehur edhe shkrimtari ynė i madh, Dritėro Agolli, “Bardhyl Xhama ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė lėmin e letėrsisė pėr fėmijė, qė nga libri i parė “Pėrrallat e detit” e deri te libri i fundit, dhe me librat e tij ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ndezjen e fantazisė sė fėmijėve”.               

Megjithėse i ka kaluar tė 75-at, shkrimtari Bardhyl Xhama, me gjallėrinė, optimizmin pėr jetėn dhe shpirtin krijues, e sfidon ēdo ditė moshėn, ėshtė gjithnjė nė aktivitet dhe vazhdon tė shkruajė e tė botojė herė pas here libra tė rinj pėr lexuesit e vegjėl. Krijimtaria e tij tashmė ėshtė bėrė e njohur jo vetėm brenda vendit, por edhe nė trevat dhe hapėsirat shqiptare jashtė kufijve tė vendit. Ajo pasurohet e rritet vazhdimisht dhe zė vendin e merituar nė fondin e letėrsisė sonė pėr fėmijė e tė rinj. Njerėz tė mirė dhe shkrimtarė cilėsorė si Bardhyl Xhama i bėjnė nder kėsaj letėrsie.                   

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA