Make your own free website on Tripod.com

Bardhyl Xhama

Hapa dhe vite, pune dhe libra

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

 

Nga Bujar Ferhati

 

Hapa dhe vite, punė dhe libra!...

-Intervistė me Bardhyl Xhamėn -

-Mėsues i merituar, shkrimtar e gazetar-

 

Botuar ne Revistėn “Obelisk”, Nr 120, tetor 2010

 

1.Bardhyl Xhama, njė emėr i njohur ndėr vite pėr fėmijėt sidomos. Diēka mė konkretisht?

               Ėshtė e vėrtetė se jeta ime u ėshtė pėrkushtuar fėmijėve. Sė pari, tre fėmijėve tė mi, qė i rritėm, i shkolluam, i martuam dhe tani jetojnė tė lumtur. Dhe ky pėrkushtim vazhdoi e po vazhdon me shtatė nipėrit e mbesat , qė i kemi si dritėn e syve, tashmė tė gjithė mbi 20-vjeēar.

Sė dyti, si mėsues dhe drejtues shkollash, iu pėrkushtova fėmijėve e tė rinjve nxėnės pėr 16 vjet me radhė. Punova me pasion e dashuri me ta, i desha e mė deshėn, i respektova e mė respektojnė edhe sot qė janė moshatarė e rritin fėmijėt e tyre.

Dhe, sė fundi, kam mbi dyzetė vjet, por dhe mė parė, qė iu kushtova letėrsisė pėr fėmijė. Pėrvoja e fituar nga mirėrritja dhe edukimi i fėmijėve tė mi, por sidomos  njohja e thellė e psikologjisė sė nxėnėsve dhe e jetės reale, mė dhanė mundėsinė tė shkruaj libra artistikė, nė qendėr tė tė cilėve janė bėmat e fėmijėve, jeta e tyre nė familje, nė shkollė e jashtė saj.

2. Bota fėmijėrore e madhe si deti. Ky det madhėshtor ku e ka ėmbėlsinė e tij qė tė kėnaq zemrėn e dorėn kur shkruan?!

Bota e fėmijėve ėshtė me tė vėrtetė e pafund. E madhe si deti, siē thoni ju. Jam pėrpjekur tė futem nė kėtė botė, nė tė fshehtat e saj, deri nė skutat mė tė thella. Deri diku ia kam arritur. Them deri diku, se “bota-det” e fėmijėve ėshtė e thellė, e gjerė, pa anė e pa fund. Por ky “det” madhėshtor ka dhe bukurinė e tij, kaltėrsinė tejembanė, thellėsinė e pamat, dallgė e furtunė. Po e njohe, po i ndenje afėr, nuk e ke tė vėshtirė tė ngjyesh penėn e tė fillosh tė shkruash, natyrisht duke pasur dhe njė farė prirje, a dhuntie, si tė thuash.

3. Hapa dhe vite. Punė dhe libra.

Kam lindur nė njė fshat piktoresk dhjetė kilometra larg brigjeve tė Jonit, nė Fterrė. I ngritur nė kodra krejtėsisht tė gjelbėruara, me burime tė kulluara qė rrjedhin nga malet e pyllėzuar qė rrokin qiellin, me njerėz tė mirė e tė shkolluar, ky fshat u bė burim e veēantė frymėzimi nė krijimtarinė time qysh nė fėmijėri. Shto pastaj nėnėn time pėrrallėtarė tė njohur e babanė  mėsues normalist qė ka dhėnė nė shkolla tė ndryshme gjuhėn e letėrsinė shqipe ( Mban titullin Mėsues i Popullit), trefishohet pasioni im pėr t’u marrė me krijimtari letrare.

I kam kaluar tė gjitha hallkat e shkollimit, filloren nė vendlindje e Sarandė, shtatėvjeēaren e tė mesmen pedagogjike nė Gjirokastėr, si konviktor, tė lartėn nė UT pėr gjuhė letėrsi.

Pėr 37 vjet rresht kam punuar nė sektorin e arsimit, mėsues e drejtor gjimnazi nė Gjirokastėr, Delvinė e Sarandė, redaktor e sekretar kolegjiumi nė gazetėn “Mėsuesi”, zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, shef i sektorit tė gjuhės e letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike nė Tiranė.

Nga viti 1989 e kėtej jam “pensionist”. E vura nė thonjėza “pensionist”, sepse  pėr ata qė e vazhdojnė punėn krijuese, tė tillė mund tė quhen vetėm kur shkojnė tė marrin pensionin nė Arkėn e Kursimit.

Krijimtaria ime shtrihet nė tri fusha: nė gazetari, ku kam botuar qindra artikuj pėr shkollat; nė studimet pedagogjike, ku kam botuar dhjetėra artikuj e studime pėr mėsimdhėnien e drejtimin e shkollės; nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė, ku kam botuar deri mė sot 13 libra artistikė : me pėrralla, tregime, rrėfenja, novela, romane. Tetė nga librat janė nderuar me ēmime nė konkurset tona kombėtare dhe tė gjitha janė ribotuar disa herė. Shto, pastaj, dy pjesė pėr teatrot e kukullave, shumė tele tregime, telenovela e dokumentarė pėr radion e televizionin shqiptar...

4. Letėrsia pėr fėmijė nė monizėm, si e gjykoni nė vlerė dhe arritje?

Letėrsia pėr fėmijė nė monizėm duhet gjykuar me realizėm, jo bardhė e zi. Ishte e pamundur t’i shpėtonte ideologjisė sė kohės, ishte vetėvrasje tė dilje hapur kundėr kornizave tė realizmit socialist. Por, ajo qė dua tė pohoj me bindje dhe si njohės i kėsaj letėrsie, ėshtė: Letėrsia pėr fėmijė e asaj kohe, me pėrjashtime tė rralla,  ka qenė e mbetet njė letėrsi dinjitoze, me vlera tė spikatura edukative, artistike e gjuhėsore. Vetė fakti qė shumica dėrmuese e librave janė ribotuar edhe pas viteve ‘90 e nė vazhdim, janė pėrzgjedhur nga Ministria e Arsimit pėr t’u  futur nė programet e nė bibliotekat e shkollave, e tregon kėtė mė sė miri. Tė tilla janė veprat e autorėve tė mirėnjohur si Bedri Dedja, Odhise Grillo, Gaqo Bushaka, Skėnder Hasko, Naum Prifti, Adelina Mamaqi,  Dionis Bubani, Tasim Gjokutaj e dhjetėra tė tjerėve ( tė mė falin qė nuk po ua pėrmend dot emrat tė gjithėve) sot i gjen tė ribotuara ashtu siē ishin, apo me pėrmirėsime tė vogla.

Kjo ka ndodhur se nė letėrsinė pėr fėmijė autorėt kanė trajtuar tema me karakter universal, vlerėsimin e moralit tė shėndoshė, tė virtyteve, tė sė mirės mbi tė keqen, tė dashurisė mbi urrejtjen, tė trimėrisė e patriotizmit mbi frikėn e tradhtinė, tė ēiltėrsisė sė fėmijėve nė familje, nė shkollė e nė jetė. Ėshtė kjo arsyeja qė veprat mė tė mira pėr fėmijė tė asaj periudhe i kanė qėndruar e do t’i qėndrojnė kohės.

5. Po sot nė 20 vite demokraci?

Ka arritje tė mėdha sasiore e cilėsore. Janė dhjetėra Shtėpi Botuese qė i kanė hapur dyert edhe letėrsisė pėr fėmijė e tė rinj. Shkrimtarėt e sotėm, qoftė ata mė tė vjetrit, qoftė dhe mė tė rinjtė, janė tė ēliruar nga prangat ideologjike tė sė kaluarės, shkruajnė lirshėm, atė qė ndjejnė e mendojnė.

Por mė duhet tė pohoj se kėrkohet mė shumė cilėsi. Vėrtet librat nuk kalojnė mė si mė parė nė “filtrin ideologjike”, por ama Shtėpitė Botuese duhet tė jenė mė “tė shtrėnguara”, t’i kalojnė librat pėr fėmijė nė filtrat e recensentėve, tė redaktorėve pėr tė parė dritėn e botimit ato vepra qė janė nė nivel sa mė tė lartė artistik e jo ndonjėherė tė nisen nga “kush paguan boton”.

6. Si punė plot gjurmė, e pėrvojė, ē’sugjeroni sot pėr kohėn?

Atė qė shpreha mė lart. Tė ngremė nivelin cilėsor tė veprave, tė afrohen e tė ndihmohen edhe pena tė reja, talente tė rinj, qė ka me shumicė edhe nga brezi i shkollarėve.

7. Miq, shokė e kolegė. Gėzime e shqetėsime. Me kė “noton”shpirti yt?!

Kam shumė miq e shokė. Tė vjetrit, domosdo, janė si ajo vera shumėvjeēare, qė tė shijon kėndshėm. Por dhe tė rinjtė, jo thjesht nė moshė, por njohjet e reja, mė janė bėrė tė domosdoshėm dhe mė sjellin kėnaqėsi, sa herė takohemi. Ēdo ditė mblidhemi njė orė me bashkėfshatarėt e mi te Taverna e Hotel Dajtit, ku veē kafes e nga njė teke raki, bisedojmė pėr hallet e vendlindjes, Fterrės sonė. Aty diskutojmė edhe pėr Gazetėn “Fterra jonė’, qė botohet ēdo dy muaj.

Takime tė shpeshta bėj me shokėt e mi shkrimtarė, mė tė dendura me Skėndr Haskon, qė e kam protomik, pastaj me Pandeli Koēin, Gaqo Veshin, Petraq Zoton, Vangjush Saron, Vasil Premēin, e shumė tė tjerė. Nga shokėt e “Mėsuesit” nuk ndahem. Shpesh mė thėrrasin e mė presin me bujari Viron Kona e Andon Andoni. Po dhe Murat Gecaj e Sejdo Harka. Me botuesit e librave tė mi, gjithashtu, takohem shpesh. Nuk jam pishman qė njė pjesė tė mirė tė kohės e kaloj nė shoqėrinė e njerėzve qė dua dhe mė duan. Ata mė sjellin kėnaqėsi, shkėmbejmė mendime, kryesisht pėr letėrsinė, por edhe hallet tona tė pėrditshme. Njeriu qė mbetet pa shokė, ėshtė si pema nė shkretėtirė. Pra, shpirti im noton tek miqtė e shokėt, sepse vitet po na ikin dhe... ( Po ju kujtoj se i kalova tė shtatėdhjetė e shtatat). E, megjithatė, kam kohė tė mjaftueshme qė tė merrem edhe me pasionin tim, letėrsinė pėr fėmijė. Shkruaj, shkruaj vazhdimisht. Kompjuteri, tashmė, mė ėshtė bėrė si njė gjymtyrė e tretė.

8. Fėmijėt dhe shkrimtarėt e tyre, sa pranė ose larg janė sot?

Janė edhe pranė, edhe larg. Kur shkojmė nėpėr shkolla e takohemi me fėmijėt, na shtohet jeta. Na mbysin me pyetje, aq sa na vėnė edhe nė vėshtirėsi. Tė befasojnė me njohuritė dhe interesimin e tyre pėr librin. Nė kėto raste, themi se jemi pranė. Por nė shumicė (kjo ėshtė fatkeqėsi) nuk janė lexues tė rregullt, tė paktė kanė biblioteka. Televizori e kompjuteri, shpikjet e mėdha tė njerėzimit, qė tė japin edhe shumė dije e kulturė, sikur e kanė zbehur ca leximin e librit edhe tek fėmijėt, qė rrinė orė tė tėra duke luajtur mbi kompjuter. Pra, jemi dhe larg asaj qė kėrkohet. Dhe kėtu rol tė veēantė ka edhe familja e sholla. Se dhe bibliotekat e shkollave, me gjithė nismat e kohėve tė fundit, janė ende tė varfra. Ndėrsa bibliotekat familjare janė shumė tė rralla. Dhe tė mos harrojmė se “shtėpia pa libra, ėshtė si trupi pa shpirt”.

9. P pėr letėrsinė e sotme, ē’thonė mediat, radiot, televizionet, gazetat. Po ēan talenti, apo thjeshte mediokriteti, pra vetėm leku?

Mjetet e informimit publik, nė tėrėsi, bėjnė pak pėr letėrsinė pėr fėmijė. Ato i ka “mbytur” politika dhe harrojnė  se fėmijėt janė e ardhmja e vendit. Dhe, natyrshėm, kur nuk evidentohen vlerat mė tė mira tė kėsaj letėrsie, kur nuk propagandohen nė televizione, radio apo gazeta, kuptohet qė krahas vlerave e talenteve, do tė ēajė nė fushėn e botimeve edhe mediokriteti, kur “luan leku”.

10. Pyetja e fundit: Tani njė moshė tė ndjeshme, ē’thotė e ē’ndjen zemra jote pėr kėtė fushė kaq delikate, por kaq tė madhe pėr brezin e ri qė do tė trashėgojė Shqipėrinė?!

Siē thashė dhe mė lart, unė vazhdoj tė punoj, vazhdoj tė shkruaj, se kėshtu ma thotė mendja e ma ndjen zemra pėr kėtė fushė kaq delikate, siē ėshtė ajo e edukimit tė fėmijėve, se letėrsia ėshtė dhe art, dhe ndjenjė, por ėshtė dhe edukim. Madje tė gjitha bashkė duhet t’i shėrbejnė pėrgatitjes sė brezit mė tė ri, qė atdheun tonė tė shtrenjtė ta ēojė nė njė stad tė pėrparuar zhvillimi, krahas kombeve tė tjerė tė qytetėruar. E, pėr kėtė, ndikim tė veēantė ka dhe letėrsia.

                            

                                                                                                         Intervistoi Bujar Ferhati

 

Tiranė, 18 tetor 2010

    

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA