Bardhyl Xhama

Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente

Bisedė me Mėsuesin e Merituar Bardhyl Xhama –

-Botuar ne gazetėn “Ndryshe”,  8 janar 2009-

 

Me  Bardhyl Xhamėn e kishim  lėnė tė takoheshim  nė kafen e lulishtes sė “Dajtit”, ku ai kalon ēdo ditė njė orė tė kohės sė lirė me bashkėfshtarėt e tij tė nderuar nė tė vetėquajturin “Parlamenti i Fterrės”.

U ulėm nė njė tavolinė tė veēantė para Laptopit qė Bardhyli e kishte marrė me vete, si dhe fotografi e dukumente tė shumta tė kohės sė shkuar, qė duheshin pėr temėn qė do tė trajtoja.

Mbeta qė nė fillim i befasuar nga ato qė pashė nė kompjutėr  e dėgjova nga biseda qė bėra me tė. E dija qė Bardhyli mbante titullin Mėsues i Merituar, e dija dhe qė ishte shkrimtar pėr fėmijė e qe nderuar dhe me “Ēmimin e Karrierės”. Por disa anė tė tjera tė jetės sė tij mė joshėn sė tepėrmi dhe mė hapėn njė dritare tė re pėr kėtė njeri disi tė jashtėzakonshėm e tė gjithanshėm. Duke qenė shembull frymėzues dhe tejet i nderuar nė tė gjitha detyrat qė ka kryer, Bardhyl Xhama ka ditur ta shfrytėzojė me veprimtari  aktive edhe kohėn e lirė, duke u marrė me art( teatėr, kor, balet); me sport ( basketboll, voleiboll, futboll, hendboll, atletikė, pingpong; me letėrsi ( ka shkruar poezi, pėrralla, tregime e rrėfenja, novela, romane, pjesė pėr teatrin e kukullave, skenarė televizivė, etj), me zhytje e peshkim  nė shumė dete e oqeane. Kjo ka patur ndikim tė veēantė nė krijimtarinė e tij letrare, ndaj quhet dhe “shkrimtar  detit”. Por, njėkohėsisht, kėto veprimtari e kanė mbajtur atė tė fortė, tė freskėt, tė gjallė e buzėgaz me tė gjithė, edhe pse nė qershor tė vitit qė shkoi  mbushi 75 vjeē. Por pėr kėtė gjendje tė mirė shpirtėrore e fizike ai thotė me bindje se meritė tė veēantė ka gruaja, Feraseti, me tė cilėn para dy muajsh festoi 55 vjetorin e  martesės.

Pikėrisht pėr kėtė jetė tė veēantė, jashtė kohės sė punės,  do ta zhvillojmė kėtė bisedė. Por, fillimisht, le ta njohim shkurt:

 

1. Kush ėshtė Bardhyl Xhama

 

Siē thamė, i ka kaluar  tė 75 vitet.  Ka lindur nė Fterrė tė rrethit tė Sarandės mė 13 qershor  1933. I pėrfundoi me rezultate tė larta tė gjitha vitet e shkollimt, filloren nė vendlindje, shtatėvjeēaren e tė mesmen nė Gjirokastėr. Nė vitin 1953, sa mbaroi maturėn me deftesėn “shkėlqyer”, Ministria e Arsimit e emėron “profesor” nė gjimnazin e Gjirokastrės, po aty ku njė vit mė parė ishte nxėnės. Vazhdon pastaj karriera e tij mėsues e drejtor shkolle nė Delvinė, inspektor arsimi e drejtor gjimnazi nė Sarandė. Gjatė kėsaj kohe, nė vitin 1960,mbaron UT pėr gjuhė letėrsi me korrespondencė. Nė vitin 1969 transferohet nė Tiranė e punon pėr gati 20 vjet si redaktor e sekretar kolegjiumi nė gazetėn “Mėsuesi”, zevendėsdrjtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė nė fund Shef i Sektorit tė Gjuhės e tė Letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, nga ku doli nė pension nė vitin 1989.

Puna e tij si mėsues e drejtues shkoillash, si redaktor dhe drejtues gazete, si studiues e drejtues  i punės shkencore pedagogjike nė arsim, ėshtė ēmuar nga kolegėt, mėsuesit e nxėnėsit, por dhe nga organet e pushtetit tė kohės. Ndaj, veē medaljeve e nderimeve tė tjera, ai mban dy Urdhėra “Naim Frashėri”, tė klasit tė Dytė dhe tė Tretė, si dhe titullin ‘Mėsues i Merituar”.

                    

2.  Peshkatar, notar e zhytės nė tre kontinente 

 

Duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė. Bardhyl Xhama ka notuar dhe ėshtė zhytur nė detet Jon e Adriatik, nė detin e Zi, nė detin Egje dhe Marmara, nė oqeanin Atlantik nė brigjet e Amerikės. Por dhe nė disa liqene, si nė tė Butrintit, tė Ohrit, tė Shkodrės e nė shumė liqene tė vegjėl tė Amerikės. Thotė se i ka mbetur merak qė nuk ka patur mundėsi tė notojė e tė zhytet edhe nė liqenin e Prespės.

Bardhyli na shpjegon:

“Pasionin pėr detin e kam qė nga fėmijėria. Klasėn e pestė fillore e kreva nė Sarandė, ku babai im ishte mėsues. Atėhere vetėm sa dija tė qėndroja mbi ujė, nga noti qė kisha mėsuar nė pellgjet e lumenjve tė fshatit, apo nga ndonjė rast notimi nė bregdetin e Borshit, qė e kishim pranė fshatit. Por dalngadalė deti dhe noti u bėnė pasioni im i veēantė, qė mė shoqėruan tėrė jetėn, deri dhe sot qė jam i moshuar.

Por, po e them me plot gojėn se asnjėherė nuk kam qenė notar i dalluar, edhe pse notoj nė tė gjitha stilet, edhe pse nė Sarandė nė vitet 60 jam marrė vullnetarisht edhe me stėrvitjen e fėmijėve tė vegjėl, disa prej tė cilėve u bėnė dhe kampionė kombėtarė, edhe pse disa herė kam shoqėruar ekipe noti nėpėr kampionate.

Zhytja erdhė mė vonė. Peshkimi me grep, duke ndenjur orė tė tėra brigjeve tė detit apo nė liqene, filloi tė mė mėrzitej. Jo vetėm se gjuetia nuk ecte dhe aq mbarė, por mbi tė gjitha unė isha tip i lėvizshėm e nuk mė pėlqente qėndrimi nė vend, plogėshtia.

Nė Sarandė kishte tė rinj zhytės e peshkatarė tė talentuar, qė mė afruan dhe mua nė grupin e tyre e mė ndihmuan si tė zhytesha me pistoletė gjuetie dhe tė  qėlloja nė shenjė. Ky lloj sporti  ishte i mrekullueshėm nė ēdo pikėpamje, mė joshi, mė frymėzoi, prandaj i vura vetes detyrė tė bėhesha dhe unė njė zhytės e peshkatar i zoti.

Dhe them se ia arrita. Pastaj ne mėsuesit krijuam grup mė vete, me nė krye Vangjel Dhimėn, ku bėnte pjesė dhe Gėzim Dusha. Fillimisht, mjetet e gjuetisė i pėrgatisnim nė Sarandė, ku kishte mjeshtėr duarartė, kryesisht pistoletat metalike me shigjeta teke e treshe, qė tėrhiqeshin e lėshoheshin me llastika. Maska e lopatėze notimi kishim. Zhyteshim me trup tė lirė, duke mbajtur sa mė shumė frymėn nėn ujė. Nuk bėhej fjalė pėr bombola oksigjeni, askush nė Sarandė nuk kishte tė tilla. S’kemi lėnė vend brigjeve tė Sarandės, qė nga Kepi i Stillos e deri nė Borsh, pa u zhytyr me mijėra herė. E njihnim detin me pėllėmbė, ēdo shpellė, ēdo skutė, ēdo tė ēarė ku mund tė gjenim peshq. Ndersa  liqenin e Butrinit e kishim si rezervat, kur me njė tė shkuar gjuanim me zhytje deri nė 10 - 15 kilogramė koca, qefuj, ngjala, levrekė,etj”.

E pyes nėse kishte rreziqe nė kėtė lloj gjuetie, se deti ėshtė i bukur nga larg, por i frikshėm kur zhytej nė tė.

Bardhyli mė thotė se nė vitet 60 e 70 fundeti i Jonit, veēanėrisht pranė brigjeve shkėmbore rreth Sarandės, ishte njė mrekulli mė vete. Kishte njė larmi fantastike tė botės sė gjallė, tė dukej vetja si nė njė kopsht me ngjyra, ku gėlonin lloj-lloj peshqish me madhėsi e ngjyra tė ndryshme. Tė mos harrojmė se nė atė kohė nuk guxonte kush tė pėrdorte dinamit e tė shkatėrronte florėn e faunėn e detit. Ndaj dhe kishte peshk me bollėk. Dhe vazhdon:

- Eh, tani gjithēka ėshtė shkatėrruar. Dinamiti dhe gjuetia pa kriter kanė masakruar brigjet e detit. Para pesė e gjashtė vjetėsh provova njė herė tė zhytesha nė brigjet e Manastirit tė Sarandės, ku mė parė kishim lėnė nam...Poshtė detit shkretėtirė! Rrallė tė shihte syri ndonjė peshk tė vogėl.

Le tė kthehemi tani tė rreziqet. Bardhyli thotė se ato janė tė pranishme nė thellėsitė e detit. Rėndėsi ka t’i parashikosh, t’u shmangesh, por kur i has, duhet tė dish si tė shpėtosh jetėn. Dhe vazhdon:

“Kam dhe unė ndonjė histori rreziku. Njė herė, i zhytur nė katėr-pesė metra  thellėsi, qėllova me pistoletė njė kocė tė madhe nė njė zgavėrr shumė tė ngushtė. Tėrhoqa shigjetėn qė ta nxirrja bashkė me peshkun, por koca e plagosur hapi flatrat me gjėmba, gati u dyfishua, dhe nuk kishte burrė nėne ta shkulte. U zhyta pak mė thellė, zgjata dorėn e djathtė dhe e mbėrtheva mirė, por kur u orvata ta tėrheq, mė ngeli dhe dora brenda nė zgavėrr, se e futa tė sheshtė dhe doja ta nxirrja grusht, me gjithė kocė. Fryma po mė mbaronte. Po dhe peshkun nuk doja ta lėshoja. Atėhere mbėshteta dorėn e majtė pėr shkėmbi, pėrdora gjithė forcėn dhe e shkėputa peshkun nga zgavra. Kur dola mbi ujė, pashė gjakun qė po mė rrithte ēurkė, ndėrsa njė copė lėkure mė mungonte nga dora.

Njė herė tjetėr po gjuanim oktapodė. Qėllova me pistoletė me majėn katėrshe njėrin prej tyre, goxha tė madh, tė strukur nė njė shpellė tė errėt. Nuk e kuptova nė e godita, se ai lėshoi atė bojėn e zezė maskuese dhe u rras mė thellė. Dola lart, mora frymė dhe u zhyta drejt e mbi oktapodin. Futa dorėn, e kapa e po e tėrhiqja. Ai manovroi, mė mbėrtheu mua me dy kėmbė nė llėrėn e krahut dhe me tė tjerat u ngjit pas njė shkėmbi. Se tetė kėmbėt e tij janė me venduza thithėse, qė po tė mbėrthyen, nuk shqiten lehtė. Pra, nė vend qė ta kapja unė oktapodin, mė kishte kapur ai mua dhe po mė mbante tė lidhur pėr shkėmbi. U turbullova. Ēėshtje sekondash. Por falė pėrvojės,  mbėshteta nė ēast kėmbėt nė taban tė detit, u dhashė fuqi ngritėse dhe arrita ta shkėpus oktapodin nga shkėmbi, por jo nga dora ime. Isha fare pranė bregut dhe kur dola mbi shrepa dhe shqita kėmbėt e oktapodit nga krahu, pashė se mbi lėkurė tė llėrės mė ishin bėrė shumė njolla tė kuqe, mbushur me gjak, nga thithkat e oktapodit.

Shembujt janė tė shumtė, ndaj mendoj qė tė mos zgjatemi. Se shpesh kėto histori duken si tė stisura e ne gjetarėt kemi marrė nam si gėnjeshtarė”, pėrfundon rrėfimin me buzėqeshje.

Bardhyli i ka gjurmuar me pasion vendet dhe detet pėr tė ushtruar notin, zhytjen e peshkimin, por ka patur edhe fat, herė nga detyra si gazetar qė ka bredhur shumė, e herė duke shkuar te pjesėtarė tė familjes qė jetojnė nė shtete tė ndryshme. Kėshtu, ai ka shoqėruar si gazetar ansamblin e Dibrės nė Festivalin Ndėrkonbėtar qė u zhvillua nė qytetin e Samsunit tė Turqisė. Ishte muaji gusht i vitit 1982. Samsuni ndodhet nė brigjet turke tė Detit tė Zi dhe Bardhyli e shfrytėzoi vapėn e gushtit jo vetėm pėr tė shetitur me varka, por edhe tė kridhje nė  det nė plazhin e bukur tė atij qyteti. Po nė kėtė kohė, ansmbli qėndroi dy ditė e dha  shfaqje  nė Ēanakala. Bardhyli  e shfrytėzoi prap rastin dhe u zhyt nė Dardanele. Nė Turqi ka tė afėrm dhe ka qėndruar me muaj, kėshtu qė nuk mund tė rrinte pa gjuajtur me grep dhjetėra herė nė qendėr tė Stambollit, mbi urėn e Gallatės. Po ka notuar edhe nė  gjiret e bukur rreth Stambollit dhe nė ngushticėn e Bosforit. Nė Greqi, gjithashtu, ka provuar disa plazhe pranė Athėnės e nė brigjet e ishujve piktoreskė rreth saj.

Nė vitet e fillimit tė kėtij shekulli, edhe pse tashmė nė moshė tė thyer, Bardhyli ka lėnė nam si peshkatar edhe nė Amerikė, ku ka banuar te djali nė Boston pėr gati tre vjet. Tregimi vazhdon:

“Nė Boston “ekipin” e peshkimit e gjeta tė ngritur me shqiptarė. Ndėr kryesorėt qenė djali im, Edi, ish-ēiklisti tiranas Agron Bega dhe ish-futbollisti Sokol Resmja. Ata i kishin tė gjitha pajisjet, deri te varka me motor. Po gjuanin vetėm me kallama e grepa. Iu bashkova  grupit me shumė kėnaqėsi dhe mė emėruan “komandant”. Gjuetinė e bėnim nė brigjet detare  tė oqeanit Atlantik rreth Bostonit dhe vetėm muajt e verės. Ligjet amerikane pėr peshkimin me grepa ishin sa tė lira, aq dhe tė shtrėnguara. Tė lira, sepse mund tė gjuaje ku tė doje nė birigjet e detit, pa patur nevojė pėr leje. Tė shtrėnguara, se koha e gjuetisė pėrcaktohej saktėsisht pėr ēdo lloj peshku, po ashtu madhėsia qė lejohej tė kapej dhe sasinė qė mund tė merrje. Kur isha unė herėn e fundit nė Amerikė, nė vitin 2006, pėr shembull, koca gjuhej nga qershori deri nė tetor dhe duhet tė kishte madhėsinė rreth 22 cm dhe lejohej tė merrje 50 copė pėr person. Levreku  ishte mė i shtrėnguar, se duhet tė qe 75 cm dhe jo mė shumė se njė pėr person. Po tė kapnin grepat jashė kėtyre pėrmasave, i lėshinim prapė nė det, se po tė tė gjenin kundravajtje, tė gjobisnin aq rėndė, sa tė mos tė tė vinte mė mendja jo vetėm tė zije peshk, por as tė bleje nė dyqan. Nuk thonė kot qė frika i ruan vreshtat.

Nė muajt qershor dhe  deri nė tetor, kur lejohej gjuetia e kėtyre llojeve ( kishte dhe lloje tė tjera qė mund tė gjuheshin gjithė vititn), ne shkonim pėr peshkim nė breg tė Oqeanit Atlantik, nė Kep Kod, rreth 150 km larg nga Bostoni. Gadishulli qe njė vend shumė piktoresk, pronė e familjes presidenciale Kenedi. Aty kocat vinin nga shtegtimi nė tufa dhe ne  i peshkonim pėr njė kohė tė shkurtėr tė 50 copėt qė lejoheshin tė merrnim me vete. Kur kapnim mė tė vegjėl, i lėshonim pėrsėri nė det. Aty kemi lėnė nam edhe me levrekė tė mėdhenj, me peshk Ton e sidomos me  Blufish, siē i thoshin nė Amerikė. Ishte njė lloj peshku shumė i ngjashėm nė Levrekun, por qe mė i egėr dhe lejohej ta peshkoje nė ēdo kohė dhe pa limit nė madhėsi e nė sasinė qė merrje. Kam patur fatin qė nė Kep Kod tė kap me grep njė Blufish mbi 8 kile, qė u cilėsua nga grupi e peshkatarėve si kampion i vitit. E kam nė fotografi, bashkė me dhjetra foto tė tjera peshkimi.

Dhe qė tė mos e zgjat mė tepėr, ne siguronim peshkun e cilėsisė sė parė pėr gjithė vitin, duke e mbajtur nė frigoriferė tė posaēėm. Ka ndodhur qė unė jam kthyer nė Tiranė pėr 10 muaj e kur shkova pėrsėri nė Amerikė kam gjetė nė frigorifer pėrsėri kocat qė kisha zėnė vetė njė vit mė parė.   Por dua tė pėrmend se nga gjuetia jonė kanė pėrfituar peshk tė freskėt gratis shumė familje shqiptare, me tė cilat kishim miqėsi.

U krijuan dhe disa grupe tė tjerė peshkimi me shqiptarė, qė  gjuanin peshk nė zonėn e Bostonit. Me ta patėm marrėdhėnie tė mira e bashkėpunim. Unė bėra njė foto- reportazh pėr grupin tonė tė peshkimit, qė u botua nė njė faqe mė vete nė gazetėn pėr shqiptarėt “Ylliria” tė Njujorkut, qė na bėri tė njohur nė gjithė diasporėn dhe morėm shumė telefonata pėrgėzuese.   

Eh, historitė e zhytjeve e tė peshkimt nuk kanė fund”. 

3. Bardhyli, shkrimtari i detit

 

E pyesim pse e quajnė shkrimtar i detit. Ai mendohet njė ēast, hedh mendimin nė tė kaluarėn e thotė:

“Kaq i lidhur sa kam qenė unė me sportin dhe me detin, shtoi kėsaj dhe njė fije talenti qysh nė bankat e shkollės kur botova poezitė e para nė shtypin qendror, formimi qė mora nė Fakultetin e Gjuhės e tė Letėrisė Shqipe, por dhe pėrrallat qė me tregonte nėna mjeshtėrisht, nuk mund tė mos mė ēonin drejt lėvrimit tė letėrisė artistike. Ē’ėshtė e vėrteta, vepra letrare fillova tė shkruaj me vonesė, nga qė sporti mė ka marrė shumė kohė. Kur filluan tė mė lėnė fuqitė dalengadalė, mbas moshės 40 vjeē, e gjeta veten te pasioni i hershėm, letėrsia.

Nuk ėshtė rastėsi  qė tre librat e parė qė shkrova pėr fėmijė e kanė tematikėn njėqind pėr qind tė lidhur me detin. Ato janė “Pėrrallat e detit” mė 1975, novela “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive” mė 1977 (ribotimi i kėtij viti, i ilustuar me ngjyra, mban titullin “Zhytėsit e vegjėl”) dhe  romani fantastiko-shkencor “Ekspedita e kaltėr” mė 1980. Dola pastaj, nga deti nė tokė dhe shkrova ca libra tė tjerė pėr fėmijė, si pėrmbledhjen me pėrralla “Zjarrfikėsi i Pyllit”, novelėn pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė” dhe vėllimin me 60 rrėfenja “Pse qau delfini?” . Mė 2001 iu ktheva pėrsėri detit dhe botova romanin “Nė kthetrat e Piratit”. Edhe nė librat e tjerė qė botova nė vitet e mėvonshme , kryesisht me pėrralla apo rrėfenja, nuk mungon tematika e detit”.

E pyesim nėse veprat pėr detin janė thjeshtė nga pėrvoja e tij vetiake, apo ka dhe diēka tjetėr qė e ka ndihnuar nė kėtė krijimtari.

Na thotė se kryesore ka qenė pasioni i tij pėr detin dhe njohja konkretisht e botės sė nunujshme, duke kryer mijėra e mijėra zhytje. Por kėto kanė qenė tė pamjaftueshme. Bardhyli ka studiuar shumė libra  shkencorė pėr detin, pėr botėn e larmishme dhe disi tė panjohur tė thellėsive, pėr faunėn e florėn, pėr peshqit e kafshėt e rrezikshme, pėr misteret e detit, pėr ngjyrėn, kripshmėrinė, pėr lėvizjet e rrymave detare e shumė e shumė kuriozitete tė tjera qė janė bėrė pjesė e librave tė tij. Aq njohės i thellė i detit ėshtė bėrė Bardhyli, sa shumėkush  e ka ditur se ai ka mbaruar pėr biologji apo pėr fizikė, e jo pėr letėrsi.

Qė ta kemi mė tė qartė se si pasqyrohet bota e detit nė librat e Bardhylit, le tė pėrmendim shkurt disa tė dhėna pėr librat me kėtė tematikė.

Nė librin e parė, “Pėrrallat e detit”, pėrdoren fabula tėrheqėse  qė marrin shkas nga karaketeristikat shkencore tė peshqve apo tė kafshėve qė rriten kryesisht nė detet  Jon dhe Adriatik. Veē anės edukuese, fėmijėt njihen shkencėrisht me botėn e nunujit dhe sidomos me peshq e kafshė tė tilla, si  levreku, koca, sargoi, oktapodi, peshku shpatė, peshku dhelpėr, peshkaqeni, pina e shumė e shumė tė tjerė, qė duken  sikur janė me emra tė shpikur, por janė emėrtime shkencore, si peshku hėnė, peshku shigjetė, peshku sharrė, peshku elektrik, peshku kovaē, kali i detit, peshku dallėndyshe e dhjetėra tė tjerė.            

Te  novela“Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive” nė tėrėsi pėrshkruhen aventurat e peshkimit  e tė zhytjeve tė vet autorit me shokėt e tij. Fėmijėt zbulojnė botėn e mistershme tė nėnujit nė brigjet e Sarandės e tė Ksamilit, befasohen nga peshku helmues, futin nė grackė dinamitsit qė shfarosin peshqit, ndeshen me oktapodė “gjigandė”, pėrleshen me peshkun e gurit etj.

Ilustrimi mjeshtėrisht me ngjyra nga piktori Llazar Taēi i bėn kėto dy libra tė pėlqyeshme jo vetėm nga fėmijėt, por  dhe nga tė rinjtė e deri tė rriturit.

Libėr mjaft  interesant dhe me vlera tė veēanta njohėse dhe edukative ėshtė romani fantastiko-shkencor “Ekspedita e kaltėr”, botuar sė pari mė 1980 dhe ribotuar i pėrmirėsuar disa herė vitet e fundit. Ky roman nxit sė tepėrmi fantazinė e fėmijėve nė botėn e shpikjeve dhe tė realizimeve shkencore, kryesisht pėr detin,  Edhe pse romani ėshtė shkruar 28 vjet mė parė, fantazia shkencore qė pasqyrohet nė tė, ėshtė bėrė realitet nė shumė fusha qė nė ditėt e sotme. Po e ilustrojmė me pak shembuj.

Nė roman Saranda paraqitet si njė qytet madhėshtor, me pallate shumėkatėshe, me vila nė gjithė kodrat pėr rreth, me hotele turistike, Universitet, me portin e jahteve, me sigurimin e energjisė nga panelet diellore etj.

Bregdeti i Jonit dhe i Adriatikut, qė nga Butrinti deri nė Durrės, ėshtė mbushur me hotele turistike e vila moderne, nė Ksamil, Kakome, Bunec, Qeparo, Jal, Himarė, Dhėrmi, etj. janė ndėrtuar fshatra turitike. Gjithė vijėn bregdetare e pėrshkon njė autostradė qė pėrfundon deri nė kufirin grek. Madje nė Karaburun ėshtė hapur njė tunel i madh, qė  autostrada tė shkurtojė e tė kalojė sa mė pranė bregdetit. Nė Llogora ėshtė ngritur pikė turistike botėrore, ku pushuesit zbresin me teleferikė deri nė Orikum, qė ėshtė bėrė qytet  turistik.

Le pastaj ndėrtimi i maketit tė njė hidrocentrali gjigand nė kanalin e Otrantos, qė shfytėzon dy rryma tė fuqishme ujore qė pėrshkojnė detet Jon e Adriatik, ngritja e plantacioneve me bimė detare me vlera tė larta ushqimore e farmaceutike, pėrdorimi i helikopterėve qė jo vetėm fluturojnė nė lartėsi, por edhe lundrojnė nė ujė e zhyten si batiskafė nė thellėsi, ndėrtimi i njė uzine lundruese qė pėrpunon mineralet e ujit tė detit dhe tė sedimenteve detare, ndėrtimi i laboratorit nė taban tė detit, i uzinės pėr shkripėzimin e ujit tė detit dhe pėrdorjen e tij pėr vaditjen e plantacioneve tė agrumeve dhe ullinjve dhe pėr ujė tė pijshėm pėr gjithė bregdetin. Butrinti, gjithashtu, qė nė vitin 1980 na paraqitet si pikė muzeale botėrore, ku, veē tė tjerash, aty organizohet dhe konferenca shkencore ndėrkombėtare “ E kaluara, e sotmja dhe e ardhmja e Butrintitt”.

Dhe gjithė sa shkruam pėr “Ekspeditėn e kaltėr” janė shumė pak nė krahasim me atė qė na jepet nė roman. Autori, pėrmes njohurive shkencore qė ka dhe fantazisė, na fut nė njė botė tejet interesnte dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, shumė nga parshikimet e tij sot janė bėrė realitet nė brigjet e deteve tona.

Libri tjetėr “Nė kthetrat e Piratit”, botuar sė pari mė 2001, edhe pse tėrėsisht i lidhutr me detitn, ka mė tė theksuar qėllimin edukativ. Ngjarjet zhvillohen nė Sarandė dhe nė brigjet e Ksamilit. Heronjtė kryesorė dhe kėtu janė fėmijė e tė rinj zhytės e peshkatarė, por shikohen  nė bėmat e tyre, ne veset dhe vyrtitet. Pirati i kėtij libri nuk u ngjason atyre tė kohėve tė shkuara. Ai ėshtė pirat i kohėve tė sotme, gjithnjė aktual, qė shfrytėzon braktisjen e shkollės nga njė djalosh i ri dhe e fut nė kthetrat e tij, deri nė vjedhje e vrasje. E, megjithatė, nė roman jepen skena mjaft interesante tė zhytjeve e tė peshkimi, aventura tė kėndshme e tė rrezikshme fėmijėsh etj.

Unė mbeta e kėnaqur nga biseda a gjatė qė bėmė me kėtė moshatar me njė veprimtari tė gjithnshme, qė edhe tani vazhdon tė shkruaj libra pėr fėmijė, pa u shkėputur nga tematika e detit. Para se tė ndaheshim, mė tha me buzėqeshje: “Doni mė pėr Belulin?”. Qesha dhe unė me shakanė e tij dhe iu pėrgjigja:

- Faleminderit qė u tregove i gatshėm qė tė mė ndihmoje. Shpresoj qė lexuesit ta mirėpresin, sepse nuk do ta njohin mė Bardhylin vetėm si Mėsues i Merituar,  si gazetar dhe punonjės shkencor, si drejtues i arsimit me veprimtari tė shquar pedagogjike e oraganizative, por edhe si shkrimtar tė detit, si zhytės e peshkatar tė zotin.

Paē pleqėri tė bardhė, shėndet, mendje tė freskėt dhe krijimtari tė pashtershme pėr fėmijė!

                                                                                               Faik Islamaj

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA