Make your own free website on Tripod.com

Bardhyl Xhama

Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

INTERVISTĖ ME B.XHAMĖN

Albert Zholi INTERVISTA/ Flet shkrimtari i librave pėr fėmijė “Mėsues i Merituar” Bardhyl Xhama

( Intervistė botuar  me shkurtime ne gazetėn “Telegraf”, datė 16 mars 2010)
Shkrimtar
Gazetar
Publicist
“Mėsues i Merituar”
Isha nė rrethin letrar nė gjimnazin “Asim Zeneli”, bashkė me Dritėro Agollin dhe Ismail Kadarenė


Shkurt pėr jetėn e veprimtarinė
e Mėsuesit tė Merituar, gazetarit dhe
shkrimtarit

Bardhyl Xhama
Ditėlindja me dokument: 30 qershor 1934

Jetėshkrim

-Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, nė Fterrė dhe klasėn e pestė nė Sarandė. Shtatėvjeēaren dhe tė mesmen pedagogjike, si degė e gjimnazit “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, i mbaroi me rezultate tė shkėlqyera.
-Nė gjimnazin “Asim Zeneli”, nė vitet 1949-1953, ishte pjesėtar aktiv i rrethit letrar tė shkollės, njė nga mė tė dalluarit nė vend, ku merrnin pjesė dhe Dritėro Agolli, Ismail Kadare e shumė tė tjerė. Poezitė e para i botoi nė organet e shtypit qendror qysh kur ishte nė shtatėvjeēare. Ėshtė aktivizuar gjerėsisht ne veprimtaritė jashtėshollore.
-Pėr rezultate tė shkėlqyera nė marrjen e maturės pedagogjike, nė vitin shkollor 1953-54, nė moshėn njėzetėvjeēare, Ministria e Arsimit e emėron “profesor matematike” nė gjimnazin “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr.
- Nė vijimėsi, qė nga viti 1954 e deri sa doli nė pension nė vitin 1989 ka punuar nė Sarandė e Delvinė, si mėsues, inspektor arsimi e drejtor gjimnazi, nė Tiranė ka punuar si redaktor e sekretar Kolegjiumi nė gazetėn “Mėsuesi”, zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe shef i sektorit tė gjuhės dhe letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike.
-Arsimin e lartė me korrespondencė nė Universitetin e Tiranės, Dega Gjuhė – Letėrsi Shqipe, e pėrfundoi me mbi dy tė tretat e notave “shumė mirė”.
-Pėr punė shembullore si mėsues, drejtues shkolle, gazetar e studiues ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punės, Urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit III, Urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit II, si dhe me titullin e lartė “Mėsues i Merituar”

Si shkrimtar:
Me rastin e 70-vjetorit tė lindjes, ėshtė nderuar me “Ēmimin e Karrierės” pėr kontribut nė letėrsinė pėr fėmijė dhe nė drejtimin e Shoqatės Mbarėkonbėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj.
Nė vitin 2006 ėshtė nderuar me diplomėm “Mirėnjohje” nga Qendra Kombetare Kulturore e Femijėve.
Me rastin e 75-vjetorit tė lindjes i ėshtė dhėnė “Diploma e Mirėnjohjes” nga Shoqata e Shkrimtarėve pėr Fėmije e tė Rinj dhe Shtėpia Botuese “Toena”

-Ka botuar trembėdhjetė libra artistikė pėr fėmijė e tė rinj :
1. Pėrrallat e detit, 1975 (vėllim me pėrralla). Nderuar me ēmim .
2. Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive,1977 (novelė).Nderuar me ēmim.
3. Ekspedita e Kaltėr, l980 (roman fantastiko-shkencor ). Nderuar me ēmim.
4. Zjarrfikėsi i pyllit, 1987 (vėllim me pėrralla). Nderuar me ēmim.
5. Tėrfili me katėr fletė, 1989 ( novelė e pėrralla).
6. Pse qau delfini ?, 1996 ( 50 rrėfenja). Nderuar me ēmimin “Mitrush Kuteli”
7. Nė kthetrat e Piratit, 1997 (roman). Nderuar me ēmimin “Tasim Gjokutaj”
8. Lejleku me akullore, 1998 (vėllim me pėrralla).Nderuar me ēmimin “La Fonten”.
9. Djaloshi qė kapte rrufetė, 2000 (60 rrėfenja).Nderuar me ēmimin “Bekim Harxhi”.
10. Djali me tre brirė, 2002 (Vėllim me pėrralla).
11. Tre vėllezėrit (novele pėr filloren), 2003
12. Arratisje nga kafazi (pėrralla e rrėfenja), 2007
13. Pėllumbi me fjongo tė kuqe ( 60 rrėfenja) 2007
Pra, nga 13 libra tė botuar, 8 janė nderuar me ēmime tė ndryshme kombėtare, ndėrsa 3 libra janė pėrfshirė nga Ministria e Arsimit nė listėn e librave pėr leximet jashtėklase tė nxėnėsve.

-Cila ėshtė origjina juaj?
Ku i keni kryer vitet e shkollimit?

Kam lindur nė Fterrė tė rrethit tė Sarandės, sipas dokumenteve, mė 30 qershor 1934. Babai im ishte mėsues, me Normalen e Elbasanit, dhe mban titullin “Mėsues i Popullit”. Nėna ishte shtėpiake, por njė pėrralltare e shquar, qė mė nxiti fantazinė qysh kur isha fėmijė i vogėl.
Shkollėn fillore e kam kryer nė fshat dhe ne Sarandė, ku punonte babai. Shtatėvjeēaren dhe te mesmen pedagogjike i kam mbaruar si konviktor me burse shteti nė Gjirokastėr nė vitin 1953. Me qė mbarova me rezultate tė shkėlqyera, po atė vit Ministria e Arsimit mė emėroi “profesor” pėr lėndėn e matematikės nė gjimnazin “Asim Zeneli”, po nė atė shkollė qė mbarova maturėn, mbasi gjimnazi e pedagogjikja ishin tė bashkuara ne njė godinė e me njė drejtori e kuadėr arsimor. Mė rastisi qė shokėt e mi gati moshatarė t’i bėja nxėnės, ndėrsa mėsuesit kolegė. Ishte njė pėrvojė shumė e vėshtirė, por me vullnet e ndihmėn e ish-mėsuesve tė mi arrita ta pėrballoj me sukses.
Pėr katėr vjetėt e tjerė nė detyrėn e arsimtarit nė Delvinė e Sarandė, vazhdova me ngulm arsimin e lartė pa shkėputje nga puna dhe pėrfundova UT tė Tiranės ne Fakultetin e Gjuhės e tė Letėrsisė shqipe ne vitin 1960 me rezultate tė larta.

-Kur keni shkruar pėr herė tė parė dhe ēfarė keni shkruar, poezi apo prozė?
Si shumica e tė rinjve, edhe unė e kam nisur me poezi. Fillimet e krijimtarisė i kam qysh nė fillore e shtatėvjeēare, duke thurur vjersha tė thjeshta. Por krijimtarinė e mirėfilltė letrare e nisa nė shkollėn e mesme nė Gjirokastėr. Kėtu kishim njė rreth letrar , tė njohur nė tė gjithė vendin, sepse pikėrisht nga ky rreth letrar nisėn karrierėn e tyre tė shkėlqyer shkrimtarėt tanė tė mirėnjohur Dritėro Agolli e Ismail Kadare. Po nė kėtė rreth letrar kanė qenė sė bashku me ne edhe Agim Shehu, Bekim Harxhi, Gaqo Veshi e shumė tė tjerė, qė kanė bėrė emėr nė letėrsi. Disa nga vjershat e kėsaj kohe unė i kam botuar nė organet qendrore tė shtypit letrar, apo pėr fėmijė.

-Kush ju ka zbuluar si talent nė fushėn e letėrsisė?-

Profesori i nderuar Vehbi Bala. Sapo ishte kthyer nga studimet jashtė shtetit, filloi punėn si profesor ne gjimnazin e Gjirokastrės. Na e shpjegonte letėrsinė me njė pason tė veēantė, se jo vetėm kishte horizont tė gjerė, por ishte dhe poet. Hartimet e mia i pėlqyen dhe mė nxiti tė shkruaja. Pastaj ai qe themeluesi i atij rrethi letrar pėr tė cilin folėm mė lart. Ka meritė tė       veēantė pėr tė gjithė ata shkrimtarė qė dolėn nga shkolla e mesme e Gjirokastrės. Pastaj, nxitje pėr mua kanė qenė dhe Dritėro Agolli e Gaqo Veshi, me tė cilėt ishim konviktorė. Organizonim mbrėmje letrare, gazeta muri letrare, madje dhe shfaqje teatrale, herė me pjesė tė njohura, herė i thurnim vetė me poezi, qė i quanim “Ora gazmore”. Kanė qenė vėrtet njė nxitje e madhe pėr tė gjithė ne nė atė moshė tė re.

-A ishte e vėshtirė tė shkruaje nė sistemin komunist, pasi ideologjizmat e pengonin lirinė e fjalės..?
Nė sistemin komunist arti dhe letėrsia bazohej nė metodėn e realizmit socialist. Pėrgjithėsisht nuk mund tė dilje dot jashtė tij. Unė i jam kushtuar letėrsisė pėr fėmijė dhe duhet tė pohojmė se kjo lloj letėrsie ka qenė mė pak e ndikuar nga ideologjizimi. Veprat e shkruara pėr fėmijė nė atė kohė, nė shumicėn dėrmuese tė rasteve, i kanė rezistuar kohės dhe janė ribotuar edhe ne kohėn e sotme. Kėshtu ka ndodhur edhe me veprat e mia. Tė gjitha janė ribotuar pas vitit 1990, ndonjėra me ndonjė ripunim tė vogėl, mbasi qind pėr qind nuk mund t’i shpėtoje “partishmėrisė” qė kėrkohej, deri dhe nė vjersha, tregime a pėrralla tė veēanta. Por, lirinė e fjalės nuk ka mundur tė na e pengojė kush. Sepse nė veprat tona kemi shprehur problemet kryesore morale dhe edukative jo vetėm me karakter kombėtar, por shumica kanė pasur e kanė vlera universale edukative. Sepse dihet qė parimet morale
tė njerėzimit janė tė pėrafėrta. Dhe shkrimtari shqiptar, pavarėsisht kufizimeve tė kohės, ka ditur qė tė japė kontributin e vet nė letėrsinė bashkėkohore. Kaq pėr kėtė ēėshtje, se ėshtė shumė e gjerė dhe meriton njė trajtim tė veēantė.

-Jeni takuar ndonjėherė me ish udhėheqėsit e PPSH dhe mendimi juaj pėr Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun….

Nuk jam takuar asnjė herė me udhėheqėsit e PPSH, sepse nuk mė ėshtė dhėnė rasti. Nuk kam ndonjė mendim tė veēantė, tė ndryshėm nga shumica dėrmuese e njerėzve pėr ta. Ēdo figurė gjykohet nga koha qė ka jetuar e vepruar dhe nga pasojat pozitive apo negative qė ka sjellė pėr popullin e vet. Nuk kam qenė dhe as qė jam edhe sot nė ndonjė parti politike. Por, nė gjykimin tim sistemi komunist solli pasoja tė rėnda pėr vendin tonė, qė nuk po riparohen plotėsisht as sot pas rreth 20 vjetėsh. Lufta e klasave, mbyllja ndaj botės sė qytetėruar, kolektivizimi ekstrem i ekonomisė dhe shumė tė tjera kanė qenė nga bėmat mė tė kėqija tė kohės, pra dhe pėrgjegjėsia e drejtpėrdrejtė e udhėheqjes sė PPSH.

-Libri juaj i parė dhe emocionet qė keni ndjerė?
Librin e parė unė e kam botuar kur isha nė moshė tė pjekur, nė vitin 1975, kur punoja si redaktor nė gazetėn “Mėsuesi”. Natyrisht, akumulova shumė ndėr vite, fillova tė shkruaj prozė, zakonisht pėrralla e tregime. Pėr njė kohė tė gjatė iu kushtova sportit, nė aktivitete kombėtare nė basketboll, volejboll, hendboll, atletikė e deri nė not. Por le ta pranojmė se kur mosha bėri tė vetėn dhe fuqitė nisėn tė mė lėnė, iu ktheva “dashurisė sė vjetėr, tė rinisė, letėrsisė. Libri i parė titullohej “Pėrrallat e detit”. Emocionet, kuptohet, ishin tė natyrshme, aq mė tepėr se libri u pėlqye dhe ėshtė ribotuar disa herė i pėrmirėsuar dhe me ngjyra edhe vitet e fundit. Pėr botimin e kėtij libri mė ka nxitur e ndihmuar shkrimtari i mirėnjohur Bedri Dedja, i cili pati rastin ta lexonte nė dorėshkrim nė Sarandė kur ishim sė bashku me pushime.

-Cili ėshtė libri juaj qė ėshtė mirėpritur mė shumė nga kritika?
Qė tė flasim hapur, kritika letrare, si pėr tė gjithė letėrsinė, ėshtė disi mė e varfėr pėr letėrsinė pėr fėmijė. E, megjithatė, nuk mungon. Kam botuar deri tani 13 libra artistikė pėr fėmijė, romane, novela, vėllime me pėrralla e tregime dhe vėllime me rrėfenja. Nė botimet para viteve 90, por dhe tani, si mė i vlerėsuar ėshtė romani fantastiko-shkencor ” Ekspedita e Kaltėr”, botuar nė vitin 1980 e nderuar me ēmim. Pa folur vetė pėr tė, po shkruaj njė nga vlerėsimet e studimit pėr krijimtarinė time tė pedagogut e shkrimtarit Xhahid Bushati: “Vepra Ekspedita e Kaltėr plotėson mė tej portretin e shkrimtarit. ..Vepra pėrmendet jo vetėm si arritje e autorit, por dhe si arritje e vetė zhanrit, ēel njė rrugė tė re shikimi nė zbulimin e mistereve tė detit, sjell informacion tė ri e tė pa njohur shkencor...Kė to janė skenat mė tė bukura, mė mahnitėse, mė poetike, sa reale aq dhe
fantastike, qė vetėm Bardhyl Xhama i njeh me shpirt dhe me talentin e tij prej prozatori i pikturoi si njė artist i vėrtetė, gjė qė veprės i dhanė vlera tė veēanta, me njė poetikė tė papėrsėritshme, gjė qė dhe sot tė jep kėnaqėsi pėr ta lexuar”. Dhe mė tej mund tė shtoj se njė pjesė e madhe nga pėrmbajtja e kėtij romani bazohet nė njohjen time personale pėr detin, si zhytės e peshkatar me pėrvojė, qė kam eksploruar gjithė brigjet e Sarandės ku marrin fill ngjarjet, por dhe mė gjerė, nė gjithė brigjet tona detare.
Pas viteve 90, pa lėnė pas dore pėrrallat e tregimet, iu kushtova tėrėsisht rrėfenjave. Dhe mund tė them se kėtu e kam gjetur mė mirė veten. Pra, pėr mua personalisht, por dhe pėr fėmijėt e kritikėn, tre librat e veēantė ( pa pėrmendur rrėfenjat nė libra tė tjerė, apo tė botuar nė organe tė ndryshme) me 170 rrėfenja tė botuara deri tani, janė mė tė vlerėsuarat. Kjo duket edhe nga disa ribotime qė u janė bėrė. Dhe kritika shėnon se rrėfenjat pėrbėjnė njė libėr shumėfaqėsh, ku urtėsia dhe menēuria popullore, ku mesazhet e virtytshme shėtisin nga jeta nė libėr e nga libri nė jetė; vepra mbart njė kod etik, shpėrfaq njė vlerė qė ka peshėn e urtėsisė popullore, qė zbėrthehet pėrmes njė bashkėbisedimi tė ngrohtė me lexuesin e vogėl; dhe mė tej ‘kjo tregon qė autori ia ka dalė aq mbanė, sa mik i rrėfenjės nuk ėshtė vetėm lexuesi i vogėl, por edhe prindi i tij, njė fatlumėsi qė nuk e ka ēdo libėr.
Janė vlerėsuar mirė dhe novela-pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė”, botuar sė pari nė vitin 1987 dhe ribotuar disa herė nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit, dhe vėllimi me pėrralla “Lejleku me akullore”, tė pėrfshira ende nė listėn e librave pėr lexime jashtė klase pėr nxėnėsit e nėntėvjeēares.
Pėr “Tėrfilin me katėr fletė” i ndjeri Prof.Doktor dhe kritiku letrar Jakup Mato, midis tė tjerash, ka shkruar: “... Si kritik e studiues them se kjo ėshtė njė novelė shumė interesante, shkruar mjaft bukur, nga njė penė e talentuar. Ajo lexohet me dėshirė jo vetėm nga tė vegjlit, por dhe nga tė rriturit... Sė pari, tė bėn pėr vete aftėsia e rrallė pėr tė shfrytėzuar me shkathtėsi e talent tė vėrtetė mjetet shprehėse tė folklorit, sidomos tė pėrrallės...Mė mirė duhet tė themi se autori ka ditur tė thithė si bleta nektarin e krijimtarisė popullore...”

-Pėrse u dhatė pėrfundimisht pas letėrsisė pėr fėmijė?
E tėrė jeta dhe puna ime ka qenė e lidhur me shkollėn, pra dhe me fėmijėt e tė rinjtė. E njoh mirė botėn e psikologjinė e tyre. Pastaj erdhėn dhe tre fėmijėt e mi qė donin pėrralla e tregime. Mjedisi i fshatit tonė, Fterrės, nė afėrsi tė Jonit, me njė bukuri pėrrallore, me ujėra tė kristalta, kodra e male tė gjelbėruar ku kalova fėmijėrinė, gjithashtu, mė kanė dhėnė lėndė e tema me vlerė pėr krijimet e mia. Gjatė shkollimit jam marrė gjallėrisht me fizkulturė e sport, me teatėr, me kor e balet. Nė Sarande, ku punova njė kohė tė gjatė, u mora edhe me not e sidomos me zhytje e peshkim. Pra, njė pėrvoje me vlerė pėr tė shkruar, shtuar kėtu dhe leximin e ēdo libri qė dilte, veēanėrisht ata shkencorė e me kuriozitete. Jo mė kot tre librat e mi tė parė janė me temė nga deti, madje edhe nga pėrvoja personale e zhytjeve. I tillė, pėr shembull, ėshtė sidomos novela
“Zhytėsit e vegjėl”, botuar sė pari mė 1977 dhe ribotuar vitet e fundit i ilustruar me ngjyra. Qysh nė fillimet e mia letrare shfaqa shenja pėr t’u marrė me letėrsinė pėr fėmijė dhe ndihmesa e Odhise Grillos, Bedri Dedes e tė tjerė kanė qenė shtysė e fuqishme qė tė mos i ndahem as sot nė moshėn 76 vjeēare kėsaj letėrsie.
Kėnaqėsinė me tė madhe dhe vlerėsimin mė tė madh dhe emocionues e ndjej nė takimet qė bėj nė shkolla me nxėnės. Ata mė rrethojnė me dashuri, flasin pėr librat e personazhet e tyre me superlativa, mė bėjnė pyetje tė ēuditshme, qė mė futin ne mendime, kėrkojnė tė shkruaj edhe libra tė tjerė. Kjo ėshtė lumturi, ky ėshtė vlerėsimi real.
Kam marrė tetė ēmime nė konkurset letrare pėr fėmijė, nė 13 vepra qė kam botuar, jam nderuar me Ēmimin e Karrierės dhe me Diplomėn e Mirėnjohjes nga Shtėpia Botuese Toena dhe Shoqata e Shkrimtarėve pėr Fėmijė. Por, ju them sinqerisht, mė emocionon teksti i shkruar nga fėmijėt e Qendrės Kombėtare Kulturore tė Fėmijėve nė Tiranė gjatė diskutimit tė krijimtarisė time, ku, midis tė tjerash, thuhet: “Mirėnjohje pėr jetė pėr veprat tuaja tė mrekullueshme letrare, nėpėrmjet tė cilave janė edukuar breza tė tėrė nė Shqipėri. Mirėnjohje pėr kontributin tuaj tė shquar pėr edukimin e fėmijėve me ndjenjėn e dashurisė pėr Njeriun, Atdheun, pėr shkencėn e diturinė, pėr ēdo gjė tė bukur qė fisnikėron shpirtin e njeriut”. E shikoni? Besoj kam tė drejtė tė emocionohem.

-Deri mė tashmė indiferentizmi ndaj librit, vinte si rezultat i varfėrisė, apo tendencės qė kanė sot njerėzit pėr t’ju pėrshtatur tregut tė lirė tė punės sipas prirjeve dhe aftėsive individuale duke menduar se libri nuk ka atė forcė qė tė ndikoj nė ekonominė individuale (pra mbarimi i shkollės nuk ka atė rėndėsi pėr punėsim pėrpara aftėsive praktike pėr profesione teknike)?

Sė pari, mendimi im ėshtė se nuk ka, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, indiferentizėm ndaj librit. Kam thėnė njė shprehje qė ėshtė kuptuar drejtė e ma kanė pėlqyer. Po e citoj: “Libri ėshtė njė gur xhevahiri nė gjerdanin e artė tė kulturės botėrore. Lumė ai qė di tė pėrfitojė prej tij”. Njerėzit lexojnė e duan tė lexojnė, por mundėsitė i pengojnė. Jo se libri ėshtė shumė i shtrenjtė, kjo nuk duhet pranuar, por se mjaft nga familjet e sigurojnė me shumė vėshtirėsi jetesėn. Ama nxėnėsit, tė rinjtė, por dhe mė tė moshuarit, lexojnė mė shumė. Fakti qė librat e mirė, tė shkrimtarėve tė vendit apo tė huaj ribotohen disa herė, tregon se libri shkon te lexuesi.
Leximi, natyrisht, bėhet me pėrzgjedhje, sipas dėshirave dhe interesave, shoqėrore, kulturore apo ekonomike. Por lexohet. As kompjuteri, as interneti, me gjithė se kanė ndikim tė fuqishėm, nuk mund dhe nuk do ta zėvendėsojnė tani pėr tani librin. Ai qėndron nė raft, mbetet nė shekuj, e lexojnė mė tė rinjtė, por do ta lexojnė tė gjithė brezat qė do tė vijnė. Ai ėshtė thesar, dhe prapė po citoj njė shprehje popullore: “Shtėpia pa libra, ėshtė si trupi pa shpirt”.

-Libri dhe shteti. Kultura dhe njerėzit e kulturės. Cili ėshtė mendimi juaj pėr Ministrinė e Kulturės, sa ju ka mbėshtetur ju si shkrimtar? A i ka ndihmuar ajo krijuesit? Roli i saj a ka qenė me njė strategji tė caktuar nė interes tė kulturės kombėtare dhe tė artistėve, shkrimtarėve? Cili ėshtė vizioni juaj pėr kėtė Ministri, duke pasur parasysh se vetėm njė popull me kulturė, mund tė zhvillohet shpejt, mund tė ruaj traditat e trashėguara nė shekuj ?

Njė shtet demokratik, siē e kemi kėto 20 vjet, e ka pėr detyrė tė merret me librin, me shkrimtarėt. Libri ėshtė kulturė, ėshtė qytetėrim, ruan e pėrēon thesarin kulturor tė brezave tė tėrė, tė kombit e tė botės. Tė gjitha qeveritė qė kanė ardhur nė pushtet mbas viteve 1990 kanė bėrė diēka pėr librin dhe shkrimtarėt. Por, pėr mendimin tim dhe tė shumė shkrimtarėve e botuesve, ende nuk po bėhet sa duhet pėr tė mbėshtetur shkrimtarėt dhe botimin e librit. Mė shumė bėjnė shtėpitė botuese, natyrisht, duke e quajtur edhe si biznes. Edhe ligjet pėr librin e botimet, pėr tė drejtat e autorit, nuk janė tė nivelit evropian. Madje ligji i pėrmirėsuar pėr botimet, me sa di unė, pret akoma miratimin nė Parlament.
Sa pėr vizionin tim pėr Ministrinė e Turizmit, tė Kulturės Rinisė e Sportit e kam tė vėshtirė tė jap njė mendim profesional. Veē mendoj se qė nga emri dhe grumbullimi nė tė i katėr funksioneve, kjo ministri e zbeh se tepėrmi emrin si ministri kulture. Janė tė shumtė shokėt e mi shkrimtarė, por dhe mė gjerė, qė mendojnė qe Ministria e Kulturės tė jetė mė vete, tė merret vetėm me kulturėn. Kjo do tė ndikojė fuqishėm qė arti e kultura jonė, qė shkrimtarėt, piktorėt, artistėt e gjithė krijuesit tė kishin njė mbėshtetje mė tė fuqishme nga qeveria. Jemi dėshmitarė qė “ambasadorėt” qė e kanė prezantuar mė mirė Shqipėrinė nė botė, janė njerėzit e kulturės e tė artit, talentet e spikatura, qė kanė bėrė e bėjnė emėr nė shumė shtete tė botės. Dhe, pa i pėrmendur, tė tillė janė shumė, shkrimtarė, kėngėtarė, instrumentistė , balerinė, aktorė, piktorė e tė tjerė.

-A ishte i drejtė vendimi i qeverisė pėr marrjen e godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe kthimin e saj nė Ministri ? A nuk e meritojnė shkrimtarėt njė godinė pėr t’u mbledhur dhe diskutuar?
Ėshtė njė padrejtėsi e pa konceptueshme. Tė marrėsh “shtėpinė” e familjes sė shkrimtarėve, ėshtė faj. Ka qenė njė vendim, por dhe zbatim, qė i ka indinjuar shkrimtarėt, madje dhe njerėzit e kulturės, intelektualėt, deri te njerėzit e thjeshtė.
Ne kemi njė shoqatė tė shkrimtarėve pėr fėmijė e tė rinj, krijuar qė mė 1991, qė u nda nga Lidhja e asaj kohe. Ėshtė shoqatė aktive. Nė ish godinėn e lidhjes kemi bėrė dhjetėra veprimtari, diskutime krijuese, pėrkujtim tė figurave tė shquara tė letėrsisė, promovim librash, festim pėrvjetorėsh etj. Po tani? Ėshtė e trishtueshme ta themi, por jemi kthyer nė lypės pėr tė gjetur njė sallė, njė mjedis pėr t’u takuar. Madje dhe mbledhjet e kryesisė sė shoqatės i bėjmė nėpėr kafenetė e Tiranės, qė pėr fatin tonė janė me shumicė.

-Ju vazhdoni tė aktivizoheni nė aktivitete shoqėrore, vazhdoni tė shkruani me qindra faqe, apo tė bėni libra. Cili ka qenė dhe ėshtė motivi kryesor i jetės suaj?
Jam aktivizuar shumė me Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, qė me themelimin e saj e nė vazhdim. Kam qenė dhe nė drejtim tė kėsaj shoqate pėr vite me radhė. Nė parti e shoqata tė tjera nuk kam marrė pjesė. Si shkrimtar, e kam ndjerė kurdoherė si detyrė qė tė jap diēka qė tė mbetet pėr brezat e ardhshėm. Punoj nga pak ēdo ditė, kompjuteri mė ėshtė bėrė tani si njė gjymtyrė e trupit tim dhe shkruaj kryesisht rrėfenja e pėrralla. Kam ndihmuar e ndihmoj dhe shkrimtarėt e rinj, jo thjesht me kėshilla, por u kam redaktuar edhe libra qė i kanė botuar.
Po jam dhe amator fotografish. Kam bėrė mijėra foto nė takimet me fėmijė nė sholla tė ndryshme tė vendit e me shokėt shkrimtarė. Mendoj se kam njė arkiv goxha tė pasur, qė mund tė vlejė nė tė ardhmen pėr shoqatėn tonė tė shkrimtarėve. Aty janė tė gjithė, tė vdekur e tė gjallė. Shpesh i shikoj dhe i kujtoj me respekt shokėt e mi tė ngushtė qe s’janė mė, si Bedri Dedja, Odhise Grillo, Dionis Bubani, Thanas Qerama, e tė tjerė.
Doni dhe motivin kryesor tė jetės? Vėshtirė ta shprehėsh, por shkurt mund tė them: Ta jetoj jetėn, tė punoj e tė krijoj deri nė ēastet e fundit.

-Cilat janė problemet e shoqėrisė shqiptare sot nė kėndvėshtrimin tuaj?
Ėshtė pyetje qė kėrkon gjerėsi e thellėsi, por unė nuk kam ndėr mend t’ķ pėrgjigjem gjatė. Sė pari, se nuk i kam aftėsitė t’i pėrmbledh dhe, sė dyti, mė mungon dėshira pėr tė folur pėr probleme tė tilla.
Mendoj se problemi mė themelor sot nė kėtė tranzicion tė gjatė ėshtė qė tė merret vesh shqiptari me shqiptarin. Sė paku kur ėshtė ēėshtja pėr ardhmėrinė e vendit. Tė sheshojmė llogoret armiqėsore, qė na kanė ndarė, na kanė pėrēarė, na kanė sfilitur e varfėruar gjithė kohėn. Po tė ndodhė kėshtu, dhe unė besoj se “Pėr Shqipėrinė, ditė tė mira paskėtaj vijnė”.

-Mendimi juaj pėr debatin Qose-Kadare?
Ėshtė ca i ashpėr. Mundet e duhej njė gjuhė mė e zbutur dhe jo shteruese pėr dy figura tė shquara nė fushat pėrkatėse.

-Mendimi juaj pėr bashkėjetesėn dhe familjen e sotme shqiptare, pasi ka shumė divorce...?
Nė shumė vende tė botės sot po shtrohet me tė madhe forcimi dhe kohezioni i familjes. Tek ne familja po shkėrmoqet. Nuk ėshtė mirė. Arsyet janė tė shumta, ekonomike, shoqėrore, psikologjike, hapja ndaj botės etj. Por tė mos harrojmė traditat e mira tė familjes shqiptare. Ato duhen ruajtur, madje ato mė tė vyerat tė ēohen dhe mė pėrpara.
Sa pėr bashkėjetesėn, unė nuk jam kundėr. Teprimet janė tė dėmshme. Dhe divorcet e shumta nuk vijnė nga bashkėjetesa ose mungesa e saj, por nga shkaqe tė tjera, qe shkurt i pėrmenda.

-Kriza ekonomike botėrore a ndihet aktualisht dhe tek libri?
Natyrisht qė ndihet. Xhepat e njerėzve janė mė tė zbrazur. Por dhe botuesit janė mė tė kursyer, u ėshtė rritur kostoja e prodhimit dhe botojnė mė pak.

-Mendimi juaj pėr politikėn e sotme shqiptare?
Ėshtė shumė agresive, konfliktuale, siē thonė. Politika e sotme po na zgjat edhe mė tej tranzicionin, po na e venit tė ardhmen. U bėmė gazi i botės. Por dhe problem i saj. Kaq mjafton, se unė nuk jam marrė kurrė me politikė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės.

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA