Make your own free website on Tripod.com

Bardhyl Xhama

Zhytesit e vegjel te thellesive

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

"Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive"  novelė -, botuar nė vitin 1977.

0999zhytesit.jpg
Kopertina e librit

                               Novela “Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive” e shkrimtarit Bardhyl Xhama ėshtė botuar sė pari nė vitin 1977. Nė Konkursin Kombėtar tė Letėrsisė pėr Fėmijė tė atyre viteve ka fituar ēmim pėr tematikė tė veēantė.

                                Lexuesi nxėnės e merr pėrsėri nė dorė kėtė novelė, tashmė me titullin “Zhytėsit e vegjėl”, tė ripunuar e tė pasuruar, si dhe me ilustrime me ngjyra e kopertinė tė re tė piktorit Llazar Taēi, botuar nga Shtėpia Botuese “Ekxtra”.

                                Tema qė trajtohet nė kėtė libėr ėshtė mjaft tėrheqėse pėr fėmijėt. Zhytėsit e vegjėl tė brigjeve tė Jonit na jepen nė kėtė novelė jo vetėm si gjurmues tė florės e tė faunės sė larmishme, por dhe si peshkatarė tė aftė nė gjuetinė me pushkė sportive  thellėsive tė detit.

                                 Pėrmes leximit tė novelės nxėnėsit do tė mėsojnė pėr shoqėrinė e miqėsinė e fėmijėve, pėr guximin e tyre nė aventurat e zhytjes e tė peshkimit nėn ujė, pėr pėrleshjet me kafshė tė rrezikshme tė detit, pėr dukuri interesante e mistere tė thellėsive, pėr llojet e bimėve e tė peshqve tė brigjeve tė Jonit etj.

                                Shumica e ndodhive tė pėrshkruara nė novelė janė tė vėrteta. Ato bazohen nė pėrvojėn e vet autorit dhe tė shokėve tė tij si zhytės e peshkatarė amatorė, tė cilėt futeshin nė thellėsitė e detit me pajime tė sajuara vetė e pa bombola oksigjeni. Kjo i bėn ngjarjet mė tė besueshme,  mė tėrheqėse dhe mė tė kuptueshme pėr lexuesit e vegjėl.

                                 Novela, nė krahasim me atė tė shkruar gati 30 vjet mė parė, ėshtė pasuruar jo vetėm me lėndė tė re, dukuri e kuriozitete pėr botėn e detit, por ėshtė ngritur mė lart edhe nė nivelin artistik e gjuhėsor.

                                 Bota e madhėrishme dhe misterioze e detit vjen nė kėtė novelė pėrmes zhytėsve tė vegjėl sarandjotė. Ata, hap pas hapi, me shkathtėsi e guxim, zbulojnė tė fshehtat e botės sė gjallė tė thellėsive, duke i bėrė tė njohura pėr lexuesit nxėnės pėrmes ngjarjeve tėrheqėse , ndonjėherė edhe tė rrezikshme apo zbavitėse, siē janė, pėr shembull, pėrleshja me oktapodin apo peshkun e gurit,  “peshkimi” i helmetės etj.

                                  Libri ėshtė pajisur me aparat pedagogjik  ndihmės nga autori, njohės i mirė i psikologjisė sė moshės sė fėmijėve. Kjo ndihmon nxėnėsit dhe mėsuesit pėr tė zbėrthyer vlerat artistike,  njohėse dhe edukative tė novelės,  nė pėrshtatje me programin shkollor.

                                   Parathėnia, e hartuar nga shkrimtari Skėnder Hasko, gjithashtu, bėn paraqitjen dhe evidenton vlerat e librit.

                                  Kemi bindjen se novela do tė pėlqehet nga fėmijėt e tė gjitha moshave. Ata qė jetojnė larg bregdetit, shpresojmė se do tė mėsojnė shumė tė fshehta tė thellėsive pėrmes aventurave tė zhytėsve tė vegjėl, ndėrsa bregdetarėt do tė freskojnė njohuritė qė kanė dhe, ndofta, do tė ecin nė gjurmėt e moshatarėve tė tyre guximtarė.

 

         Tiranė, korrik 2006                              

              

 

 

 

Enter supporting content here

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA