Bardhyl Xhama

Terfili me 4 flete

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

099terfili.jpg

“Tėrfili me katėr fletė”

- Novelė - pėrrallė -

Autori: Bardhyl Xhama                     

Shtėpia Botuese “Neraida”

                                                   R e c e n s ė

 

                              Novela  - pėrrallė “Tėrfili me katėr fletė” ėshtė botuar sė pari nė vitin 1989. Shtėpia Botuese “Neraida” e ribotoi tė pėrmirėsuar dhe me kopertinė tė re nė vitin 2002 dhe deri tani ėshtė ribotuar disa herė.

                                       Autori, si njohės i thellė i psikologjisė dhe moshės sė tyre, ka arritur tė na japė njė novelė tė arrirė, me tė papritura e aventura sa reale aq dhe fantastike. Ngjarjet shtjellohen nė dhjetė kapituj me tituj e ilustrime tė veēanta. Kjo e bėn novelėn mė tė kapshme pėr fėmijėt. Nė rrugėn e mundimshme pėr tė kėrkuar lumturinė (tėrfilin me katėr fletė), personazhet ndeshen me vėshtirėsi e tė papritura, qė i kapėrcejnė me durim, me guxim e dituri, tre elemente kėto qė pėrshkojnė fund e krye novelėn.

                                        Siē e ka vlerėsuar dhe kritika,  nė kėtė  novelė autori ka shfrytėzuar me aftėsi tė rrallė, me  shkathtėsi e talent tė vėrtetė  mjetet shprehėse tė folklorit, ka gėrshetuar realen me fantastiken, konkreten me figurativen, idealen me realen, logjiken me emocionalen. Rrėfimi rrjedh lirshėm, ėshtė dinamik e konciz, sepse autori pėrzgjedh frazat, dukuritė, detajet, faktet mė tė rėndėsishme emocionale, qė kanė ndikim  tė ndjeshėm te nxėnėsit pėr tė mėsuar prej kėtij stili.

                                        Bukuritė e novelės nuk qėndrojnė vetėm nė ngjarjet fantastike e tėrheqėse, nė gėrshetimin e tė zakonshmes me mbinjerėzoren, tė dramės me lirizmin, por sidomos vlerė tė veēantė kanė idetė, mėsimet qė burojnė natyrshėm pėrmes indit tė rrėfimit dhe jo si shtojca moralizuese.

                                        Pėrfundimisht, e mira  triumfon mbi tė keqen dhe personazhet rikthehen nė vendlindje pėr ta ndėrtuar kėtu lumturinė.

                                       Profesor Doktor Jakup Mato, kritik letrar, jep edhe kėto vlerėsime pėr vlerat ideoartistike tė novelės, botuar nė vend tė parathėnies:

                                       “…si kritik e studiues them se kjo ėshtė njė novelė shumė interesante, shkruar mjaft bukur nga njė penė e talentuar. Ajo lexohet me dėshirė jo vetėm nga tė vegjlit, por dhe nga tė rriturit…Autori ka ditur tė thithė si bleta nektarin e krijimtarisė popullore…”

                                       Novela me rreth 60 faqe e 10 kapituj, e ilustruar bardhė e zi me mjeshtėri nga piktori Llazar Taēi, lexohet e kuptohet   nga tė gjitha moshat e klasave tė larta tė shkollės nėntėvjeēare.

                                       Nė fillim tė librit ka njė vėshtrim pėr vlerat ideoartistike tė novelės shkruar nga Profesor Doktor Jakup Mato.

                                       Aparati i plotė pedagogjik nė fund tė librit pėrbėn njė risi tė  vyer pėr tė zbėrthyer vlerat ideoartistike e gjuhėsore tė novelės, ēka ėshtė vlerėsuar shumė nga mėsuesit.

                                      Libri ėshtė ribotuar disa here dhe ėshtė pėlqyer nga mėsuesit e letėrsisė dhe fėmijėt pėr vlerat e larta artistike, gjuhėsore dhe edukative qė mbart.

                                      

Tiranė, 30 maj 2006                                                   

                                                                                            

 

Enter supporting content here

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA