Bardhyl Xhama

Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

Bardhyl Xhama, Mėsuesi i Merituar, sportist i gjithanshėm

Botuar nė gazetėn “Republika”, mė 21 janar 2009

 

                      Me Bardhyl Xhamėn u takuam nė kafen e lulishtes sė “Dajtit”. Mbeta qė nė fillim e befasuar nga ato qė dėgjova nga biseda qė bėra me tė. E dija qė Bardhyli mbante titullin Mėsues i Merituar, e dija dhe qė ishte shkrimtar pėr fėmijė e qe nderuar dhe me “Ēmimin e Karrierės”. Por disa anė tė tjera tė jetės sė tij mė joshėn sė tepėrmi dhe mė hapėn njė dritare tė re pėr kėtė njeri disi tė jashtėzakonshėm e tė gjithanshėm. Duke qenė shembull frymėzues dhe tejet i nderuar nė tė gjitha detyrat qė ka kryer, Bardhyl Xhama ka ditur ta shfrytėzojė me veprimtari  aktive edhe kohėn e lirė, duke u marrė me art( teatėr, kor, balet); me sport ( basketboll, volejboll, futboll, hendboll, atletikė, pingpong etj.); me letėrsi ( ka shkruar poezi, pėrralla, tregime e rrėfenja, novela, romane, pjesė pėr teatrin e kukullave, skenarė televizivė, etj), me zhytje e peshkim  nė shumė dete e oqeane. Kjo ka pasur ndikim tė veēantė nė krijimtarinė e tij letrare, ndaj quhet dhe “shkrimtar  detit”. Por, njėkohėsisht, kėto veprimtari e kanė mbajtur atė tė fortė, tė freskėt, tė gjallė e buzagaz me tė gjithė, edhe pse nė qershor tė kėtij viti  mbushi 75 vjeē.                                 

Pikėrisht pėr Bardhylin si sportist  do tė shkruaj kėto radhė. Por, fillimisht, le ta njohim shkurt:

1. Kush ėshtė Bardhyl Xhama

Siē thamė, sapo ka mbushur tė 75 vitet.  Ka lindur nė Fterrė tė rrethit tė Sarandės mė 13 qershor  1933. I pėrfundoi me rezultate shumė tė mira tė gjitha vitet e shkollimit, filloren nė vendlindje, shtatėvjeēaren e tė mesmen nė Gjirokastėr. Nė vitin 1953, sa mbaroi maturėn me dėftesėn “shkėlqyer”, Ministria e Arsimit e emėron “profesor” nė gjimnazin e Gjirokastrės, po aty ku njė vit mė parė ishte nxėnės. Vazhdon pastaj karriera e tij mėsues e drejtor shkolle nė Delvinė, inspektor arsimi e drejtor gjimnazi nė Sarandė. Gjatė kėsaj kohe, nė vitin 1960,mbaron UT pėr gjuhė letėrsi me korrespondencė me rezultate tė larta. Nė vitin 1969 transferohet nė Tiranė e punon pėr gati 20 vjet si

redaktor e sekretar kolegjiumi nė gazetėn “Mėsuesi”,  zėvendėsdrejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė nė fund Shef i Sektorit tė Gjuhės e tė Letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, nga ku doli nė pension nė vitin 1989.

Puna e tij si mėsues e drejtues shkollash, si redaktor dhe drejtues gazete, si studiues e drejtues  i punės shkencore pedagogjike nė arsim, ėshtė ēmuar nga kolegėt, mėsuesit e nxėnėsit, por dhe nga organet e pushtetit tė kohės. Ndaj, veē medaljeve e nderimeve tė tjera, ai mban dy Urdhra “Naim Frashėri”, tė klasit tė Dytė dhe tė Tretė, si dhe titullin ‘Mėsues i Merituar”.

2. Sportist i gjithanshėm i kategorisė sė parė

Qė nė fėmijėri dallonte ndėr moshatarėt nė lodrat e ndryshme qė organizonin nė fshat. I shpejtė nė vrapime, i shkathėt nė futboll, i zhdėrvjellėt nė lodra, ai rreshtohej gjithmonė midis shokėve fitues.

Por talenti i tij sportiv shpėrtheu nė shkollėn shtatėvjeēare e sidomos nė shkollėn e mesme nė Gjirokastėr. Dhe jo vetėm nė njė lloj sporti, por nė disa.

Bardhyli kujton: “Kam qenė pjesėtar i skuadrave tė volejbollit, tė basketbollit dhe tė futbollit tė gjimnazit “Asim Zeneli”. Ishte fillimi i viteve 50 dhe nė atė kohė duhet tė ishe sportist i gjithanshėm. Mbaj mend se njė herė shkuam me ekipin e futbollit nė Pėrmet dhe luajtėm me skuadrėn vendase. Qenė mbledhur nė fushė gjithė pėrmetarėt. Ndeshjen e fituam ne 2-1. Ruaj dhe njė foto qė kemi dalė tė dy skuadrat bashkė.

Nė vitin 1951 mbahet mend dhe njė ndeshje miqėsore volejbolli ndėrmjet shoqėrisė sportive “Puna” tė Sarandės dhe skuadrės sė gjimnazit “Asim Zeneli”. Skuadra jonė u tregua nė nivel shumė mė tė lartė dhe fitoi 3-0. Nė lajmin qė botoi pėr  kėtė ndeshje gazeta “Sporti” e kohės, ndėr tre tė dalluarit, figuronte dhe emri im.

Po emėr tė mirė nė gjithė vendin morėm kur nė Gjirokastėr erdhi njė skuadėr basketbolli nga njė gjimnaz i Tiranės, i drejtuar nga i mirėnjohuri Feti Borova. Vlerėsohej si skuadra yll e gjimnazeve tė Shqipėrisė. Por edhe ne kishim ekip  tė mirė. Ndeshja u zhvillua me shumė rivalitet nė fushėn e basketbollit te kėndi sportiv i Bahēes sė Teqesė. Pjesėmarrje mė tė gjerė nuk ka pasur as nė kampionatet kombėtare. Entuziazmi arriti kulmin, kur nė minutat e fundit skuadra jonė doli fituese. Por nė volejboll fituan tiranasit”

Nė atė kohė  sporti nė qytetin e Gjirokastrės, si nė shumicėn e rretheve,   organizohej  kryesisht nga shoqėritė sportive .Bardhyli ishte pjesėtar i ekipeve tė shoqėrisė “Spartak”, nė volejboll, nė futboll, nė basketboll dhe nė atletikė.

Nė kujtesėn e tij ka mbetur i shėnuar kampionati kombėtar i volejbollit tė shoqėrive “Spartak” tė gjithė Shqipėrisė, qė u zhvillua nė Tiranė me grumbullim, nė njė fushė sportive, qė ka qenė aty ku sot ėshtė parku “Rinia”. Mbas disa ndeshjeve tė suksesshme, Gjirokastra doli kampione. Po ashtu, Bardhyli kujton kampionatin kombėtar tė atletikės, zhvilluar nė Stadiumin “Qemal Stafa”. Ai pėrfaqėsonte Gjirokastrėn dhe mori pjesė nė vrapimin 400 metra, ku nuk pati ndonjė rezultat pėr t’u shėnuar, por nė kėrcimin sė gjati zuri vendin e gjashtė nė Republikė dhe arriti normėn e sportistit tė kategorisė sė parė.

Po nė Stadiumin “Qemal Stafa” ka pėrfaqėsuar Gjirokastrėn nė kampionatin kombėtar tė Hendbollit, qė organizohej pėr herė tė parė nė Shqipėri. Mbresėlėnės pėr Bardhylin ka qenė ndeshja me Durrėsin, ku ai i shėnoi njė gol tė bukur portierit Ramazan Ngjala, sportist e artist me emėr nė gjithė vendin.

Bardhyli ka qenė pėr disa vite dhe anėtar i ekipit tė basketbollit  tė Gjirokastrės, qė merrte pjesė nė kategorinė e parė. Edhe kur u transferua nė Delvinė, ai  shkonte nė ndeshjet qė zhvillonte ekipi i Gjirokastrės nė gjithė vendin, sepse ishte mjeshtėr nė lojė dhe ia kishin nevojėn

Pastaj vijnė vitet e Delvinės. Bardhyli kujton:

“Pėr rreth 7 vjet si mėsues e drejtues shkolle nė Delvinė, nuk hoqa dorė pėr asnjė ēast nga veprimtaritė sportive, edhe pse i martuar e me ngarkesė tė lartė si arsimtar. Sė pari, u kujdesa dhe ndihmova qė fizkultura e sporti nė shkollat ku punoja tė ecnin nė shkallė ngjitjeje.

Me gjithė sė Delvina njihej si qytet i futbollit, volejbolli pėrdorej rrallė, ndėrsa basketbolli pothuajse nuk njihej, madje nuk kishte as fushė tė posaēme. Kėshtu, gjeta pėrkrahjen e disa tė rinjve dhe ndėrtuam njė fushė basketbolli nė qendėr tė qytetit. Aty bėnim

ēdo ditė stėrvitje dhe krijuam edhe skuadėr tė rinjsh. Kjo fushė u bė “fidanishte” e talenteve tė reja tė basketbollit nė Delvinė, sepse pastaj u ndėrtuan edhe fusha tė tjera dhe skuadra e vajzave tė Delvinės arriti mė vonė tė luante dhe nė kampionatin kombėtar e fituan emėr tė mirė.

Aktivizohesha gjerėsisht nė basketboll, nė volejboll e futboll, por dhe nė pingpong, qė sapo filloi tė praktikohej nė njė sallė tė shtėpisė sė kulturės.

Kur u transferova 50 vjet  mė parė nė Sarandė, fillimisht inspektor arsimi e mė pas drejtor i gjimnazit, aktiviteti im sportiv shėnoi rritje. Tė mos harrojmė se nė Sarandė shkova nė moshėn 25 vjeē. E ndjeja veten tė ri, tėrė energji dhe nė Gjirokastėr e nė Delvinė kisha fituar goxha pėrvojė sportive. Nuk i pėrfilla “kėshillat” e disa njerėzve, qė mė thoshin tė hiqja dorė nga sporti, se isha goxha inspektor arsimi apo drejtor gjimnazi.

Mora pjesė edhe me skuadrėn pėrfaqėsuese tė Sarandės nė volejboll, kur nė vitin 1958 ajo u pranua nė kategorinė e dytė. Mbaj mend se kampionati i kategorisė sė dytė u zhvillua nė Vlorė me pjesėmarrjen e 11 skuadrave. Skuadra jonė la pėrshtypje shumė tė mira dhe zuri vendin e katėrt. Nga ky takim ruaj dhe njė fotografi 50-vjeēare.

Nė gjimnaz jeta sportive vlonte. Nė kampionatet midis klasave nė volejboll, basketboll, pingpong,  not etj. mėsuesit kishin skuadrat e tyre. Unė, edhe pse drejtor, ishte gjithmonė pjesėmarrės.

Noti ishte njė nga sportet mė tė dashur pėr nxėnėsit. Veē garave qė ishin tė shpeshta, ne organizuam pėr herė tė parė dhe Maratonėn e Notit, ku me njė ceremoni madhėshtore, nė prani tė gjithė  qytetit,  u kalua deti nga bregu perėndimor nė atė lindor tė Sarandės, duke notuar qindra nxėnės e nxėnėse.

Gjithashtu, ne praktikonim notin dhe nė dimėr, shpesh jemi futur nė det dhe  nė janar, ndėrsa ēeljen e sezonit e bėnim  mė 24 prill, nė “ditėn e kufitarit”. Nuk kishte asnjė aktivitet noti ku unė tė mos isha pjesėmarrės direkt.

Kemi praktikuar nė atė kohė gjerėsisht edhe marshimet  e ekskursionet. Tė paharruara mbeten marshimi nė Malin e Sopotit  tė mbushur me dėborė, marshimi pėrmes vijės bregdetare nga Saranda nė Kakome dhe kthimi po nė kėmbė nga rruga automobilistike. Ekskursionet me kėmbė nė Butrint, nė Ksamil, nė Manastirin e Mesopatamit etj., pa pėrmendur pikat arkeologjike rreth Sarandės, ishin nga ngjarjet sportive mė tė zakonshmet. Tė gjitha aktivitet janė tė dokumentuara edhe me fotografi.

 

                                                                           Sejdo Harka

 

 

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA