Bardhyl Xhama

Pse qau delfini

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

delfini.gif
Delfini tashti nuk qan por hidhet valle

Pse qau delfini?"
- vėllim me 50 rrėfenja  botuar nė vitin 1996.
Fitues i ēmimit "Mitrush Kuteli"

09pseqaudelfini.jpg

 
 

 

“ Pse qau delfini?”

- Rrėfenja -

Autori: Bardhyl  Xhama

Shtėpia Botuese “TOENA”

R e c e n s ė

 

                      Libri pėr fėmijė “Pse qau delfini?”, i shkrimtarit Bardhyl Xhama, ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Toena” nė vitin 1996. Vėllimi ka 50 rrėfenja tė ilustruara nė 100 faqe

                                    Nė Konkursin Kombėtar tė Letėrsisė pėr Fėmijė e tė Rinj, ėshtė vlerėsuar  pėr merita tė veēanta ideoartitke me ēmimin “Mitrush Kuteli” pėr librat e botuar nė vitin 1966.

                                    Nė 50 rrėfenjat e kėtij vėllimi, autori, Mėsues i Merituar, duke njohur mirė psikologjinė e moshės, nė shumicėn e rrėfenjave sintetizon menēurinė e popullit nė fjalėt e urta..

                                    Rrėfenjat shquhen pėr vlera artistike, gjuhėsore e morale. Janė shkruar me njė gjuhė tė pasur , tė thjeshtė e tė kuptueshme, me fraza tė shkurtra e fabula tė goditura e tėrheqėse pėr fėmijėt. Secila rrėfenjė ėshtė shtrirė nė njė deri dy faqe, bashkė me ilustrimin.

                                    Nė disa rrėfenja trajtohen probleme tė edukimit patriotik e atdhetar nė trojet shqiptare, tė ruajtjes sė gjuhės amtare, tė trimėrisė e guximit, tė qėndresės  e burrėrisė. Tė tilla janė rrėfenjat: “Humbe gjuhėn, je i humbur”, “Fati i trimit”, “Barut nė vend tė bukės”, etj.

                                     Njė grup rrėfenjash trajtojnė probleme morale , dėnojnė vese tė kėqija, si mendjemadhėsinė, mendjelehtėsinė, mashtrimin, vjedhjen, tė qenit frikacak etj., vlerėsojnė  faljen e gjakut, dashurinė prindėrore, mikpritjen etj. Pėrmendim rrėfenjat : “Mjaltė nga mjalti”, “Tri frikėt”, “Degėt bėjnė faj, trungjet qajnė”,”Falja e gjakut” etj.

                                      Rrėfenjat pėr vlerėn e diturisė, pėr mėsimin e librin, pėr pėrvojėn e mirė jetėsore etj., pėrbejnė grupin e tretė. Tė tilla pėrmendim : “Ē’ke nė tru s’ti marrin dot”, :Djali me tre brirė”, “Sytė e mendjes”, “Provė e vėshtirė”, “Qorr me sytė ēelė” etj.

                                     Nė grupin e katėrt futen rrėfenjat pėr vlerėn e punės, pėr tė mirat qė sjell ajo dhe pėr respektin ndaj punės sė ndershme. Rrėfenja tė tilla janė : “Vreshtari”,”Sa shatin dhe copėn”, “Syri frikacak e krahu trim”, “Dembeli dhe hieja”, “Sekreti i pemėtarit” etj.                         

                                    Njė grup tjetėr  rrėfenjash trajtojnė jetėn intime tė fėmijėve, siē kuptohet dhe nga titujt e disa prej tyre, si: “Gishti i lidhur”, “Jeta qan pėr gaforren”, “Kėta lajmėron urgjencėn”, “Qengji qė s’hante pastėrmanė”, “Valbona me mustaqe”, “Pse qau delfini?” etj.

                                     Karakteristikė pozitive ėshtė se mjaft nga rrėfenjat janė shkruar me humor tė kėndshėm e tė kapshėm nga fėmijėt. Ato jo vetėm tė mėsojnė e tė edukojnė , por tė bėjnė edhe tė  mendosh duke qeshur. Pėrmendim midis tyre “Dembeli e hieja”, “I padituri”, “Pse u bė mali pis”, “Mullisi nė hall”, “Bishti i kaut”, “Provė e vėshtirė”, “Valbona me mustaqe” e shumė tė tjera.

                                     Libri ėshtė ilustruar bukur bardhė e zi nga piktori Llazar Taēi, ėshtė botuar e ribotuar disa herė me cilėsi dhe ka qenė i suksesshėm nė tregun e librit.

 

Tiranė, qershor 2006                                                                                                  

 

Enter supporting content here

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA