Bardhyl Xhama

Ekspedita e kalter

Home
Biografi
Dekorata
Diploma-certifikata
Si te kontaktoni
Fotografi familjare
Fotografi familjare 2
Foto me botues, shkrimtar e femije
Krijimtara-permbledhse
Perrallat e detit
Zhytesit e vegjel te thellesive
Ekspedita e kalter
Zjarfikesi i pyllit
Terfili me 4 flete
Pse qau delfini
Ne kthetrat e Piratit
Lejleku me akullore
Djaloshi qe kapte rrufete
Djali me tre brire
Tre vellezerit
Arratisje nga kafazi
Teksti i lexuar nė dokumentarin e TVSH-sė pėr 70-vjetorin e lindjes
Promovimi i krijmtarisė letrare ne 72 vjetorin e lindjes
Interviste ne 75-vjetorin e lindjes
Shkrimtari i detit
Bardhyl Xhama - shkrimtari qe sfidon moshen
Bardhyl Xhama - mesues i merituar, sportist i gjithanshem
Hapa dhe vite, pune dhe libra
Interviste botuar ne gazeten "Telegraf"
Shkrimtari i detit, zhytės e peshkatar nė tre kontinente - Reportazh

05ekspeditakalter.jpg
Kopertina e librit

“EKSPEDITA  E  KALTĖR”

- Roman fantastik - shkencor-

Autor:  Bardhyl  Xhama                  

Shtėpia Botuese “EXTRA”

 

R e c e n s ė

                                     Romani fantastik - shkencor “Ekspedita e Kaltėr” ėshtė shkruar nga shkrimtari Bardhyl Xhama. Ėshtė botuar sė pari nė vitin 1980 dhe ka fituar ēmimin e dytė nė Konkursin Kombėtar tė Letėrsisė pėr Fėmijė.

                                    Nė vitin 2004 u ribotua nga Shtėpia Botuese “EXTRA” i ripunuar dhe i shkurtuar, me kopertinė tė re, format dhe faqosje mė tė mire, i ndarė nė 24 kapituj nė 127 faqe. Ky ribotim ėshtė i nivelit mė tė lartė cilėsor nė tė gjithė komponentėt.

                                   Romani ka vlera tė mirėfillta  artistike, gjuhėsore  e shkencore dhe nxit sė tepėrmi fantazinė e fėmijėve .

                                   Ngjarjet e romanit vendosen nė Sarandė, ku njė grup fėmijėsh nisin njė ekspedite  fantastik0-shkencore nė detet Jon dhe Adriatik me synimin pėr tė ndėrtuar maketin e njė hidrocentrali nė Kanalin e Otrantos, qė do tė punojė me energjinė e “Lumenjve pa brigje”  e qė pėrshkojnė faktikisht kėto dy dete. Pėr kėtė ata zhyten me mjetet e tė ardhmes nė detet Jon dhe Adriatik,  zbulojnė tė fshehtat e tyre, vizitojnė laboratorė nė taban tė detit e uzina lundruese qė nxjerrin minerale tė rralla e te dobishme, ndeshen me vėshtirėsitė e natyrės, me kafshėt e detit, sulmohen nga  anijet pirate, fluturojnė, lundrojnė e zhyten  me mjete moderne fantastike, kryejnė prova e eksperimente tė shumta, gjer sa arrijnė tė ndėrtojnė maketin e hidrocentralit tė ėndėrruar, qė do t’i japė dritė elektrike mbarė vendit.

                                   Romani shpalos zgjuarsinė e aftėsinė e fėmijėve, guximin e trimėrinė, shoqėrinė e miqėsinė, shpirtin kėrkues e krijues, vendosmėrinė pėr tė realizuar detyrėn. Nė gjithė veprimtarinė qė zhvillojnė, personazhet kanė edhe ndihmėn e tė rriturve, por nisma e vetėveprimi ėshtė tipari i tyre themelor.

                                  Romani ėshtė i ngjeshur me tė dhėna shkencore pėr detet Jon e Adriatik dhe pėr bregdetin tonė, aq sa mund tė quhet edhe si njė enciklopedi e vogėl.  Me vlerė ėshtė fakti qė disa nga parashikimet fantastike nė romanin e botuar 26 vjet mė parė, sot  janė bėrė realitet, ose janė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes.  

                                Pra, fėmijėt jo vetėm zgjerojnė horizontin gjuhėsor, letrar e shkencor, por u ndizet dėshira e kureshtja  qė tė parashikojnė e , pse jo, tė pėrgatiten pėr tė ardhmen e vendit.    Romani u adresohet nxėnėsve tė klasave tė shtata e tė teta,  i kuptojnė mė mire  dukuritė qė pėrshkruhen, mbi bazėn e programeve mėsimore. Po libri lexohet me ėndje edhe nga nxėnėsit e klasave tė tjera.

                                   Aparati pedagogjik nė fund tė tekstit,, pėrbėn njė risi nė botimet pėr fėmijė dhe gjatė kėtyre tre vjetėve ėshtė mirėpritur nga shkollat

.

Tiranė, gusht 2006

                                                                        

Enter supporting content here

line01.gif

Bardhyl XHAMA
Rruga Vangjel Capo pallati 7 shk. 2 ap. 27
Tel: +355 4 2365340 dhe Cel: 068 2633665
E mail: bardhyl75@yahoo.com -  Web site: http://bardhyl1.tripod.com
Tirana, ALBANIA